Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-05-06, 21:00   #3
Reana
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Vendndodhja: Manhattan
Postime: 5,899
Reana e ka pezulluar reputacionin
Gabim

S. F.-Njė figurė historike


Duke vėnė nė dukje rėndėsinė e veēantė tė rolit tė inkoshiencės, duke zhvilluar teorinė e pulsioneve apo duke hartuar shkallėt e ndryshimit dhe klasifikimit tė neurozave, psikozave e perversioneve, Freud i dha njerėzimit njė vėshtrim tė ri mbi njeriun. Ai iu imponua historisė si njė eksplorues i vėrtetė i shpirtit tė tij. Filozofė, historianė, psikiatėr a sociologė mund ta kundėrshtojnė kėtė gjė, por ata s’mund tė venė nė dyshim vuajtjet e sfilitjet fizike, turbullimet e ndėrgjegjes, sėmundjet mendore dhe rolin e mjekėsisė psikosomatike. Problemet pėr tė cilat Freud pėrflitet ėshtė fakti qė teoritė e tij s’mund as tė hidhen poshtė, por as dhe tė pranohen. Sepse, vetėm me anė tė njė mrekullie tė shkencės, njeriu do tė mund tė hynte nė labirintet e inkoshiencės. Nėse shumė studiues bėjnė pyetje, hamendje, dyshojnė, disa herė me tė drejtė; ata nė punimet e tyre, megjithatė, marrin si bazė reflektimi pikėrisht teorinė frojdiane. Njė gjė ėshtė pra e sigurtė! Edhe nėse psikanaliza si praktikė mjekėsore, do tė zhdukej, Freud do mbijetonte...

Sepse, Freud i tregoi njeriut si tė dalė nga injoranca, duke i dhėnė atij mundėsinė e takimit me vetveten. E kjo gjė do zgjasė, pėr sa kohė njeriu do ketė pyetje rreth vetes. Parė nė kėtė drejtim, psikanaliza ka njė fat e vend tė veēante nė shoqėri. Ajo as mund tė katalogohet, as tė matet e ka tė gjithė shanset qė tė jetojė po aq gjatė, sa kohė njerėzit do tė kėrkojnė tė mėsojnė si tė jetojnė mė mirė me njeri-tjetrin e vetveten. Pėr Sophie de Mijolla-Mellor, psikoanaliste e themeluese e grupit tė kėrkimeve ndėrvepruese tė psikanalizės,” ajo qė Freud i solli kulturės e kurave psikike nuk janė pėr t’u hedhur poshtė. Ajo qė ėshtė mė interesante pėr to, ėshtė pyetja se kush ėshtė e ardhmja e tyre. Sepse, vepra e Freud ėshtė e pafund dhe e hapur. Ajo s’ėshtė dogmatike. Freud, ka lenė vazhdimisht shumė shtigje qė tė ēojnė drejt rrugėsh tė pazbuluara, tė cilat do flasin shumė po tė kemi parasysh progresin e madh tė biologjisė e shkencave tė tjera”.

A ardhmja e Freud, siē profetizonte edhe ai vetė s’ėshtė iluzion, sepse prej tij mbetet akoma pėr tė mėsuar shumė. Tani pėr tani, s’ėshtė akoma e mundur qė tė hyhet nė arkivat e tij qė do hapen vetėm nė vitin 2113 e ku, sipas tij (shėnimeve tė tij), ai i pat riparė, thelluar, pasuruar e rinterpretuar teoritė e tij. Parė nė kėtė vėshtrim, bie fjala, ėshtė vazhduar tė zhvillohet me tej teoria e tij e pulsioneve dhe kėrkohet gjithmonė te kuptohen mekanizmat e trurit, bėhen pėrpjekje pėr tė hyrė e deshifruar misterin e ėndrrave. Rezultatet e kėtyre studimeve, padyshim do ta ēojnė njerėzimin pėrtej kufijve tė kohės dhe do tė shkruhen nė fushėn e njohjes e dijes. Mė tepėr se kurrė ndonjėherė tjetėr, ne sot po kėrkojmė qė tė kuptojmė se si “funksionojmė”. Ėshtė kjo arsyeja, pėrtej debateve mbi tė vėrtetat e psikanalizės se, pėr njeriun e ardhmja s’mund tė marrė formė, pa njė kthim tė veēantė mbi veprėn e Freud-it ...
__________________
DUHET BERE MBULIMIN E MESHKUJVE POSAQERISHT FYTYRAVE TE TYRE, MEQE PA LAKMINE E TYRE PER DCO GJE QE I RRETHON, KJO BOTE DO TE ISHTE NE PAQE PERPETUALE!!!
Reana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė