Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-09-05, 08:46   #44
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Brewster mendon se Krasniqi meriton qė sėrish tė boksojė pėr titullin e kapionit botėror

Luani do tė kthehet

Luan Krasniqi dėshmoi nė Hamburg se mund tė matet me boksierėt mė tė mirė dhe kampionėt. Deri nė fundin e raundit tė tetė, Luani ishte nė rrugėn mė tė mirė pėr t'i bėrė realitet ėndėrrat e tija dhe pėr tė realizuar premtimin e dhėnė legjendės gjermane tė boksit, Maks Shmeling, se titullin e kampionit do ta kthejė nė Gjermani.

Luani ishte nė epėrsi

Kundėrshtarit i jepte goditje tė sakta dhe tė forta. Rreth 15.000 shikues - shqiptarė, gjermanė dhe adhurues tjerė tė boksit - nė arenėn e Hamburgut krijonin njė atmosferė tė jashtėzakonshme. Nga tė gjitha anėt kėmbonte emri i Luanit.

Ishte kjo njė reklamė e boksit, njė mjeshtėri e vėrtetė ku kėnaqeshin shikuesit dhe e gjithė prominenca e mbledhur pranė ringut. Por njė moment pakujdesie bėri qė 32 vjeēari Bruster, ta plasojė njė goditje tė fuqishme, me tė cilėn hodhi pėr tokė Krasniqin e tronditur. Vetėm gongu e shpėtoi qė ndeshja tė mos pėrfundojė menjėherė. Megjithatė, kėtu filloi fundi i ėndėrrave tė Luanit dhe miliona adhuruesve tė tij. Por ai edhe njė herė mbledh fuqitė.

Nė raundin e nėntė

Nė raundin e nėntė, pason njė shkėmbim i jashtėzakonėshėm i grushtave tė fuqishėm. 34 vjeēari i lindur nė Junik tė Kosovės, i cili tani bokson nėn flamurin gjerman, mundohet me tė gjitha forcat tė kthehet nė duel. Por Bruster ishte i pamėshirėshėm. Luani ishte jashtėzakonisht i dėshpėruar.

"Unė jam pėrgatitur pėr kėtė duel shumė dhe nuk di ēfarė tė them. Kam dashur tė fitoj dhe qė mė nė fund ta kthej titullin e kampionit nė Gjermani. Nuk ia dola dhe pėr kėtė mė vjen shumė keq. Kam besuar se do tė bėhem kampion, por pas goditjes nė raundin e tetė nuk dija se ku isha", thotė ai.

Luan Krasniqi, megjithatė beson se me sukses do tė kthehet nė ring dhe nuk harron tė falėnderoj shikuesit dhe adhuruesit e tij.

"Ju faleminderit dhe mė vjen shumė keq pėr humbjen. Shpresoj se herėn tjetėr do t'ua dhuroj njė fitore."

Nė kėndin tjetėr, Bruster ngre duart lart. Por nė dalje nga ringu, dy vetė e mbajnė pėr krahė. Ecė ngadalė me hapa tė rėndė, por edhe me rripin e kampionit mbi supe. Pas duelit tė dėshpėruar ishin edhe shumė shqiptarė me tė cilėt bisedova. Megjithatė ata thonė se Luani ka boksuar si burrat dhe shprehen tė bindur se sėrish do tė ketė shansin ta marrė titullin e kampionit tė botės.

Luani do tė marrė njė shans tė ri tė bėhet kampion

Se Luani do tė ketė njė shans tė ri tė bėhet kampion beson edhe shefi i Boks Universum Promotion, Klaus Peter Kohl i cili mė thotė: "Po natyrisht, sepse Luani kohėt e fundit nga secili duel ka dalė mė i mirė." E bindur pėr kthimin e Luanit nė rrugėn e suksesit shprehet edhe kampionja botėrore nė boks Regina Halmig. "Pas asaj qė ka treguar sonte, me siguri qė me Luanin duhet llogaritur sėrish. Besoj se do ta ketė kėtė shans."

Me fjalė shumė tė zgjedhura pėr kundėrshtarin e tij shprehet edhe kampioni Bruster. Ai mendon se Luan Krasniqi mund tė matet edhe me shumė boksirė tė njohur nė Amerikė. Pas kėndelljes, diku nga ora dy e natės, zbret nė njė parti ku ishte mbledhur e gjithė prominenca e boksit gjerman dhe shumė sportistė tė tjerė. Mė shumė se njė orė fotografohet me adhurues boksi dhe jep autografe.

Nė diskotekėn e errėt nė sy mbanė syze dielli, pėr tė mos u parė "kujtimet" e marra nga Luani. Nė njė bisedė tė shkurtėr mė thotė se as vet nuk e ka pritur njė rezistencė kaq tė fortė tė Luanit. Ai mendon se Luani meriton qė sėrish tė boksojė pėr titullin e kapionit botėror.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė