Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-02-10, 14:47   #1
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim Rona, mes muzikės e gazetarisė ...

Ka spikatur si vajzė “tip” qė nė daljet e saj tė parė nė skenė. Jo vetėm pėr performancat e veēanta, por edhe pėr pamjen dhe flokėt tėrėsisht tė pakrahasueshme brenda territorit shqiptar. Ndėrsa zėri, qė ėshtė armė mė e fort pėr njė kėngėtare, ajo e ka dhuratė tė natyrės.

Rona Nishliu ėshtė cilėsuar si njė ndėr zėrat mė tė mirė tė tė rinjve. Pothuajse tė gjitha prurjet e saj muzikore, kanė edhe dorėn e saj qė nė ngjizje tė materialit. Por, vajza kosovare nuk ėshtė vetėm kėngėtare.
Ajo pėr shumė kohė ka bėrė edhe gazetaren e terrenit. Madje, kujton me krenari intervistėn e realizuar nė moshėn 16 vjeē me ish-zėdhėnėsin e Shtėpisė sė Bardhė, James Rubin.
Ndėrsa tani i ėshtė pėrkushtuar vetėm muzikės dhe radios, dy nga pasionet e saj mė tė mėdha. Nishliu ėshtė bėrė e njohur nė spektaklin e "Etheve'... ku spikati si talent, sė bashku me disa vajza dhe djem tė tjerė qė sot janė po aq tė suksesshėm.
Por, ajo vazhdon me tej, duke pretenduar qė shumė shpejt tė quhet edhe kantautore, pasi pjesa me e madhe e kėngėve qė ajo kėndon mbajnė vulėn e saj. Kur e pyesim pėr fillimet e veta, kujton me nostalgji vitet e "ethshme" nė Tiranė, ku ka edhe shumė kujtime tė bukura.
Vazhdon tė ruajė shoqėrinė me miqtė e saj tė hershėm dhe i takon ata sa herė qė ka ecejake Prishtinė-Tiranė. Ndėrsa tani, koha nuk i premton fort. Ka pas edhe nga ato ftesa ku Rona ka thėnė "jo", kjo jo pėr shkak tė mosdėshirės, por tė pamundėsisė pėr t'i pėrballuar tė gjithė.
Por, nė festivalin e fundvitit nė kryeqytet diēka ndodhi pėr tė. E regjistruar si njė ndėr pjesėmarrėset nė kėtė festival, ajo duket se ndėrroi mendje nė momentet e fundit, dhe kėngėn me autor Pirro Ēakon, e kėndoi vetė Pirroja. E pyetur pėr kėtė fakt, Rona, nuk e pohon diēka tė tillė. Nė njė intervistė pėr Sh2-in, ajo tregon pėr jetėn e momentit, nostalgjitė pėr tė shkuarėn dhe ēfarė e pret nė tė ardhmen.
Rona, pjesėmarrja juaj e fundit nė festivalet shqiptare ka qenė "Kėnga Magjike", e kėnaqur, si u ndjeve nė kėtė festival?
E arrirė plotėsisht nė qėllimin tim.
Titulli i kėngės; "Zonja vdekje" pse ky tekst, kishte njė mesazh tė caktuar kėnga?
Ketė tekst e shkrova pėr tė shėruar shpirtin tim dhe tė gjithė atyre qė pėsuan humbje tė tė dashurve!
Ju vetė keni frikė nga vdekja, apo ju ka ndodhur ndonjėherė t'i keni kėrkuar asaj njė, Pse?
Nuk kam frikė nga vdekja, por kjo s'do tė thotė qė pėr tu treguar trimėreshė e ftoj nė dyluftim atė! Me pėlqen ta jetoj jetėn dhe shpresoj qė tė kem edhe shumė e shumė vite para vetes nė kėtė botė.
Karakterizoheni nga njė performancė dhe pamje e veēantė, ēfarė tė frymėzon pėr tė qenė e tillė?
Jeta dhe ēdo gjė qė karakterizon atė! Pra, shumė gjėra mė frymėzojnė pėr performancat e mia, duke filluar nga ato mė tė zakonshmet dhe mė tė parėndėsishmet, deri tek ato tė komplikuarat dhe me qenėsoret.
E ndjen veten ndryshe nga tė tjerėt?
Nuk e di se si mund ta ndjejnė tė tjerėt veten, pėr tė bėrė krahasimin pėr tė cilin mė pyesni!
Nė festivalin e Radio-Televizionit nė Tiranė, ju hoqėt dorė nga konkurrimi ditėt e fundit, pse?
Nuk me kujtohet tė kem dhėnė njė prononcim pėr pjesėmarrje nė Festivalin e Madh!
U pėrfol sikur patėt kontradikta me Pirro Ēakon, si janė marrėdhėniet tuaja me atė tani?
Me kantautorin Pirro Ēako kam raporte shumė tė mira dhe besoj ato do tė mbeten tė tilla gjithmonė.
Dimė qė tashmė jo vetėm kėndoni por shkruani, diku edhe kompozoni, na tregoni pak pėr veten tuaj nė kėtė pikė?
Mė pėlqen tė jap gjithmonė mė shumė se vetėm interpretimin tim nė kėngėt e mia, prandaj nė disa kėngė kam shkruar tekstet, si pėr shembull tek kėnga e parė "Tė lash", "Eja", "A ka arsye", dhe "Zonja Vdekje", gjithashtu e kam pjesė tė pamundur ndėrhyrjen nė disa pjesė tė caktuara tė tė gjitha kėngėve tė mia nė mėnyrė qė ato tė jenė sa mė origjinale.
Nė tė ardhmen, e shihni veten si kantautore?
Patjetėr, dhe shpresoj qė kjo tė ndodhė nė njė tė ardhme shumė tė afėrt.
Nė pamje tė parė duket sikur rinia kosovare ėshtė mė e fokusuar nga muzika rok, pse vjen kjo?
Nuk do tė pėrgjithėsoj nė kėtė mėnyrė, ndoshta nė raport me rininė e Shqipėrisė edhe mund tė vėrehet njė tendencė mė e madhe e tė rinjve tė Kosovės ndaj rrymės muzikore rock, por kam pėrshtypjen qė rinia kosovare ėshtė mjaft e hapur dhe e informuar pėr shumė rryma muzikore, qoftė tė sė kaluarės, qoftė nga kėto me aktuale, tė cilat nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr mund tė jenė edhe influencė e mėnyrės sė tyre tė tė jetuarit.
Pėrveēse kėndoni, jeni edhe prezantuese nė njė radio apo jo, ēfarė tė bėn ta duash kaq shumė radion?
Dėgjuesit dhe komunikimi me ta janė gjėja mė e bukur dhe mė e vlefshme, madje do tė thoja shtytės kryesor pėr tė vazhduar me kėtė punė.
Ēfarė trajton nė radio, sa mirė e ndjen veten para mikrofonit?
Gjithmonė showbiz botėror, si dhe tema tė ndryshme me tė ftuarit nė studio, si dhe me dėgjuesit pėrmes mesazheve porosive. Mė pėlqen qė edhe mikrofoni i radios mė bėn tė ndjehem vetvetja.
E ke menduar ndonjėherė veten gazetare terreni dhe a do ta bėje?
Unė kam mbaruar studimet pėr Administrim Biznesi - Menaxhment pranė Universitetit Amerikan nė Kosovė, dhe gazetaria e moderimi janė zanate qė mi ka mėsuar jeta nė periudha tė caktuara kohore. E kam bėrė dikur punėn e gazetares sė terrenit dhe ka qenė njėra nga eksperiencat mė tė bukura tė jetės sime, edhe pse nė njė moshė shumė tė re (pa mbushur 16). Kujtoj intervistėn e shkurtėr me ish-zėdhėnėsin e Shtėpisė sė Bardhe, James Rubin, me pėrfaqėsues tė rėndėsishėm tė institucioneve tė vendit dhe atyre internacionale, tė cilat ndihmonin Kosovėn e pas luftės nė vitet e para tė rimėkėmbjes. Kam punuar edhe gazetari hulumtuese dhe kjo ka qenė sfera qė mė ka pėlqyer dhe pėrmbushur mė shumė. Do tė doja ta bėja nė tė ardhmen me shumė kėnaqėsi!
Cila ėshtė ajo gjė tjetėr qė ka pasion apo hobi dhe qė bėn Rona qė ne tė tjerėt nuk e dimė?
Zhytja nė bukuritė e thellėsive tė kaltra! Kėtė e kam bėrė vetėm njė herė nė jetė, por pavarėsisht nga kjo, zhytja u bė njė dashuri shumė e madhe pėr mua.
Fama juaj ka lindur nė "Ethe"... ēfarė mban mend nga ajo kohė, kė nostalgji pėr konkurrimin, miqtė...?
Eksperienca ishte shumė e bukur, pėrjetim i papėrsėritshėm! Shpesh me nostalgji tė jashtėzakonshme kujtoj ditėt e para tė famės sime, miqėsitė e krijuara, njerėzit me tė cilėt punoja, dashurinė qė njerėzit mė falnin nė rrugė e shumė e shumė gjėra tė tjera.
Ke shumė miq nė Shqipėri?
Shumė!
Shoqet e tua mė tė mira janė kėngėtare, apo jo?
Shoqet e mia mė tė afėrta nuk janė kėngėtare, pavarėsisht qė me shumė kėngėtare kam raporte shumė tė mira dhe tė ndėrsjella.
Flokėt e tu janė pėrgjithėsisht si vajzat afrikane, nuk tė prishen flokėt duke i trajtuar nė atė lloj forme?
Sigurisht qė nė kėtė trajte floku im i vėrtetė tanimė ėshtė i shkatėrruar, por pse ekzistojnė gėrshėrėt?
Cila ėshtė gjėja me e bukur me tė cilėn jeni pėrballur kėto ditė?
Ditėlindja e nenės sime (qesh).
Cilat janė angazhimet e tua tė momentit?
Radio dhe puna nė materiale tė reja muzikore.
Do t'ju shohim me ndonjė festival sė afėrmi si konkurruese?
Nuk kam vendosur akoma.
Ju keni njė zė pėr tu admiruar, kėndoni live nė lokale tė ndryshme nate?
Kohėt e fundit nuk kisha mundėsi t'i pėrgjigjesha pozitivisht ftesave tė shumta pėr koncerte, pėr shkaqe tė ndryshme personale, por tani e tutje do tė aktivizohem mė shumė dhe do tė jem mė e pranishme pėr ata qė pėlqejnė muzikėn time.
Ju sjell tė ardhura profesioni i kėngėtares?
Mė sjell kėnaqėsi! Muzika ėshtė pasioni im dhe kjo nuk mund tė paguhet me para.
Dimė qė Rona ėshtė e fejuar, na trego pak pėr djalin qė ke nė krah, ēfarė profesioni ka ai?
Nuk jam e fejuar akoma, por e lidhur me njė djalė artist, i cili me ndihmon dhe motivon sė bashku me familjen time pėr produktivitetin tim artistik. Madje, t'ju kujtoj qė videon e kėngės "Shko pastro pas saj" e bėri i dashuri im.
Ku lindi kjo dashuri?
Nė vendin dhe momentin e duhur!
Ishte njė pėlqim i ndėrsjellėt apo dikush vuajti mė shumė?
U pėlqyem pa kaluar nėpėr fazėn e vuajtjes.
Ēfarė ka tė veēantė ai djalė qė ėshtė me ty?
Ėshtė mė i veēanti pėr mua nė ēdo aspekt!
Grindeni shpesh, dhe mund tė na tregosh pėr ēfarė jeni grindur herėn e fundit?
Nuk jemi asnjeri pėr nga natyra grindavecė, natyrisht qė ndonjėherė edhe mund tė ndodhė, por kryesisht pėr ēdo gjė kuptohemi me dialog paqėsor (qesh).


__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante