Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-02-08, 19:33   #10
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: SHBA

Hilari Klinton pėrshėndeti shpalljen e pavarėsisė dhe e quajti historike

Uashington, 18 shkurt - Nė mes tė fushatės presidenciale nė Shtetet e Bashkuara, dy kandidatėt demokratė Hillari Klinton dhe Barak Obama nxorėn tė dielėn deklarata pėr pavarėsinė e Kosovės. Nė deklaratėn e saj, zonja Klinton pėrshėndeti shpalljen e pavarėsisė qė ajo e quajti "historike". "I inkurajoj miqtė dhe aleatėt tanė nė gjithė botėn qė sė bashku me Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Bashkimit Evropian tė njohin pavarėsinė e Kosovės menjėherė", shprehet zonja Klinton. Zonja Klinton shton nė deklaratėn e saj se ky ėshtė njė hap qė do t'i japė mundėsi popullit tė Kosovės qė mė nė fund tė jetojė nė shtetin e vet demokratik dhe do t'i lejojė Kosovėn dhe Serbinė qė mė nė fund tė lėnė pas njė kapitull tė vėshtirė tė historisė sė tyre dhe tė ecin pėrpara. Ka ardhur koha, tha ajo qė tė pėrqendrohemi tek e ardhmja dhe tek sfidat e ndėrtimit tė njė Kosove tė pavarur dhe tė mbėshtesim njė Serbi demokratike nė njė Evropė tė integruar.Ndėrsa senatori Barak Obama, nė deklaratėn e tij vė theksin tek fakti qė rasti i Kosovės ėshtė unik dhe nuk pėrbėn precedent. "Shpresoj qė qeveria e Kosovės dhe populli i saj tė veprojnė me urgjencė nė mėnyrė qė Kosova tė bėhet njė shembull pozitiv qeverisjeje demokratike dhe tė shtetit ligjor. E gjithė popullsia e Kosovės, qofshin shqiptarė, serbė ose tė pakicave tė tjera duhet tė jenė nė gjendje qė tė jetojnė nė njė shoqėri tė lirė, tolerante dhe tė begatshme, ku tė drejtat e pakicave dhe objektet fetare tė mbrohen plotėsisht dhe suksesi i secilit nga grupet e popullsisė varet nga tjetri". Ai bėri thirrje pėr integrimin e Serbisė nė komunitetin euro atlantik dhe tha se Shtetet e Bashkuara duhet tė vazhdojnė tė punojnė me aleatėt evropianė nė emėr tė sigurisė dhe begatisė sė gjithė rajonit. "Jam i bindur, pėrfundon ai se me mbėshtetjen tonė, Serbia dhe Kosova mund tė kthehen nė modele tė rritjes demokratike dhe ekonomike dhe popujt e tyre tė shohin njė tė ardhme tė ndritur".
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė