Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-01-07, 12:36   #7
Dea_A
A_dea
 
Anėtarėsuar: 26-04-06
Postime: 2,231
Dea_A e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Reana
Me fal J'adore qe nuk po e replikoj postimin tend si teresi, pasiqe nuk e kam lexuar te terin, por desha te komentoj ne lidhje me konstatimin tend per "perkatesine fetare" te shqiptareve, meqe me duket te jete nje konstatim i pasakte. Bazuar ne biseda me individe te rendomte, nga vise te ndryshme shqiptare-posaqerisht nga Kosova dhe Shqiperia, pjesa dermuese e tyre pergjigjen se jane laike dhe se nuk besojne ne asnjefare DOGME RELIGJIOZE. Ne mesin e tyre edhe nese ka te tille qe kultivojne fryme spirituale dhe te besimit ne Zot, megjithate nuk besojne ASPAK ne cilendo fe qofte, si dhe ne dogmat e marifetet religjioze!

Nese ke veshtiresi te besosh ne kete qe po te them, hape nje teme dhe kerko nga antaret qe publikisht te deklarohen , se kush ne cilen dogme fetare beson, dhe nese e konsiderojne veten per "pjese dermuese muslimane" !

Ndersa ajo qe thua se shqiptari asnjehere nuk ka luftuar per buken e gojes, me ben te mendoj se ndoshta nuk e njef realitetin ekonomik shqiptar sa duhet!

Begati e rehati ekonomike ne teresi, ne trojet shqiptare nuk ka pasur ndonjehere.
Mos mendo vetem prej kendit te qyteteve ku shumica kane qene te punesuar, duhet te mendosh edhe per fshataret edhe per malesoret edhe per papunesuarit qe kane qene te varur nga ndihmat sociale, e keshtu me rradhe! Ndersa para Luftes se dyte Boterore dhe para reformave agrare qe i kane bere komunistet, shumica e popullit nuk ka pasur toke as per te mbjellur e as per t'u ushqyer prej saj!
Gjate luftes se dyte Boterore e disa vite me rradhe me vone, njerezit kane vdekur me shume pa ngrene ushqime me nje meny te pasur me vitamina sesa nga luftimet...(pyete ndonje gjysh apo stergjysh diku qe mban mend realitetin, dhe te tregojne)!

Njeherit kerkoj falje nga autori i temes per kete debat , ne rradhe te pare duke u nisur nga kultura jone shqipetare sdo te duhej te polemizonim " rreth tryezes " .
Ajo qe me shtyri te vazhdoj me juve eshte vleresimi i konstatimit te Jador si i gabuar nga ana e Reanes !
Me statistika eshte e njoftur se ne Shqiperi 70% e shqipetareve i perkasin besimit Islam ,ne Kosove me shume se 80% e ne Maqedoni me shume se 90% ! Derisa dikush pyet dhe ka te drejte zgjedhjeje ,shqipetari i cili pergjigjet se feja e tij eshte Islami pa e shtyr dikush ,ai numerohet si mysliman nga statistikat dhe deshtet apo sdeshtet Ju e nderuar Reana ata nuk numerohen si ateist ne librat statistikor te seciles organizat ...thene me konkret ska ateist perderisa personi "beson " te jete "ateist " !
Te flasim per bisedat e rruges se si deklarohen shume "pakurrizor " vetem e vetem per te u duke bukur nen strehen ku e kan gjetur pak lemoshe ose per ta fituar simpatin e te huajve ,do te mjaftonte te ua kerkonim pasaporten e vendit perkates dhe te shofim se qfare perkatesie fetare e kan ...jane po ata, paqurka labile ,qe me lehte e kane nderruar kombin (quhen nenshtetas te huaj ) e ende ne ato pasaporta ju figuron " muslim " !
............Sa i perket kushteve ekonomike ,si ne tere boten edhe nder trojet tona aty ketu kishte varferi por pergjithesisht Shqipetari nuk vuajti asnjeher per buken e gojes ,ne vend te Jador une e pyeta shume me perpara gjyshin tim se nga cila arsye nuk eshte shperngul ateher ne ndonje vend Evrpian dhe e din se qfar pergjegjie e mora ..... (u ndie i ofenduar ) ........qobanet e Kosoves me tha kan gjetur shpetim ne vendet e huaja dhe me pagen qe e merrte ai ne kohen e tij ua siguronte femijeve te tij shume me mire ekzistencen ,mbante pese student ,qe don te thot nuk flitej asesi qe dikush te kete vdekur per buke ! Pas luftes dyte boterore edhe Evropa ishte e katandisur ne mjerim e varferi !

Mbes me shprese se nuk do te keqkuptohemi !
Pershendet Dea_A!
Dea_A Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė