Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-01-06, 22:00   #41
Gentiani
...
 
Avatari i Gentiani
 
Anėtarėsuar: 27-06-04
Vendndodhja: Luginen e dashurise !
Postime: 3,888
Gentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėmGentiani i pazėvėndėsueshėm
Gabim

E Merkure, 25 Janar 2006


SA EMIGRANTE SHQIPTARE JANE NE BOTE?

Nga Xhevat Mustafa

Kjo pyetje eshte bere shpesh teme diskutimesh ne media dhe ne rrethe te ngushta si ne Shqiperi, Kosove, ne Maqedoni e Mal te Zi, ashtu edhe ne gjirin e vete mergatave. Zgjidhja e kesaj enigme, edhe pse shume vone e shume me pas se shtetet e tjere me emigracion masiv, ka qene nje nder objektivat paresore te platformave te disa organizimeve te vete emigracionit tone, si p.sh. te Lidhjes se Shqiptareve ne Bote (LSHB), si dhe te Drejtorise se Diaspores prane Ministrise se Puneve te Jashtme, ne Tirane. Por deri me sot keto nisma, ose kane mbetur krejt ne letra e jane arkivuar pa filluar, ose kane mbetur ne mes te rruges. Kjo per disa arsye. Se pari, sepse eshte konceptuar jo si aksion mbarekombetar, por si problem i zgjidhshem edhe nga nje shoqate e nga nje mergate. Se dyti, ne kohen kur eshte shtruar per zgjidhje, nuk kane qene mundesite dhe mjetet e tanishme. Se treti, mbeshtetja shteterore nga Tirana nuk ka qene ne nivelin e kerkuar as per nje fillim te mire e jo me edhe per vazhdimin deri ne perfundimin e plote, ndersa ajo nga Prishtina, deri me 1999, ka munguar krejt. Se katerti, eshte konceptuar si aksion ngushtesisht shqiptar dhe jo i lidhur ngushte edhe me autoritetet qeveritare, te azilimit, te emigracionit, te policise dhe te drejtesise, me institucionet arsimore, fetare dhe me OJQ-te, ne cdo vend ku ka mergate shqiptare.

Nga ana tjeter, problemi eshte bere edhe me i veshtire nga shtresezimi kohor dhe demografik i mergatave tona ne disa vende, si Italia, Turqia, Greqia, SHBA-ja, etj. Ne tri vendet e para kemi bashkesite shume te mocme, qe e kane zanafillen qysh nga mesjeta e hershme dhe jane shtuar me prurje te reja, deri me 1945. Pas ketyre vijne ato te pas viteve '60 e '70 nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi dhe te pas 1990s sidomos nga Shqiperia dhe Kosova. Veshtiresia rritet edhe nga fakti se per bashkesite e mocme duhen marre parasysh edhe perqindja e larte e asimilimit jo vetem gjuhesor si dhe mungesa e deshires dhe e kurajos nga plot anetare te tyre, per te pranuar origjinen shqiptare. Keto dukuri jane shume masive ne Greqi, tek arvanitasit dhe ne Turqi, tek qytetaret turq me origjine shume te lashte apo te larget shqiptare. Mes tyre nuk jane te pakte ata, sidomos te rinj, qe e dine se kane origjine shqiptare, por edhe qe te deklarojne: "gjyshi apo baba im jane shqiptare, ndersa une jo..." Pervec kesaj, nuk mund te mos merret ne konsiderate dhe ne analize edhe mungesa e kenaqesise dhe e mbeshtetjes se autoriteteve zyrtare ne disa vende, per te pranuar zhvillimin e regjistrimit te emigranteve shqiptare dhe aq me pak, per te njohur shqiptarine e tyre.

Gjithsesi, tani keto veshtiresi e pengesa nuk jane as si 10 vjet me pare, sepse jane lehtesuar ndjeshem. Kjo ka ardhur sidomos nga rritja e ndergjegjesimit per identitetin kombetar dhe organizimin ne shoqata e forma te tjera tek vete shumica e emigranteve shqiptare, (kujtoni sidomos ndeshjet e ekipeve kombetare te futbollit apo turnete e grupeve artistike). Lehtesimi i aksionit te regjistrimit frymor te megatave shqiptare eshte mundesuar edhe nga zhvillimi i pershpejtuar i informatikes, i shoqeruar me futjen e kompjuterit ne shumicen e familjeve, zyrave, shkollave e te lokaleve. Por, eshte fakt pozitiv edhe ardhja e nje klime politike e shteterore me te ngrohte, me te favorsshme per krijimin e organizimeve te emigracionit shqiptar dhe te veprimtarive te tij, publike dhe ligjore. Pavaresisht fushates se panderprere per t'i detyruar sa me shume emigrante shqiptare te nderrojne emra e mbiemra, fe e kombesi si dhe rasteve te herepashershme te racizmit antishqiptar, zbutja e klimes politike ndaj emigranteve shqiptare ndihet edhe ne Greqi. Kjo me shume si rrjedhoje e rritjes se presionit nga vete emigrantet shqiptare dhe nga BE-ja se sa nga masivizimi i tolerances nderetnike tek helenet.

Regjistrimi i frymeve te mergatave shqiptare dhe te te gjithe diaspores sone te perbotshme mund te konceptohet si nje aksion shteteror per regjistrimin e popullsise shqiptare ne bote. Por, ndryshe nga regjistrimi i popullsise se Shqiperise, qe mund te kryhet edhe duke u kapur e mbeshtetur vetem tek zyrat e gjendjes civile, per regjistrimin e emigranteve, nga keto zyra mund te vilen apo jepen informacione vetem per kontigjentet me dokumente ligjore te plota e te perfunduara, pra pergjithesisht per ata qe jane integruar. Ne qofte se p.sh. do t'i referohemi Greqise, perben problem shqetesues dhe pengese te forte fakti, se edhe sot e kesaj dite nuk ka nje shifer te sakte te emigranteve shqiptare, te ligjshem e te paligjshem. Publikisht qarkullojne disa shifra, nga 400 000 - 600 000. Kjo edhe sepse ka prurje dhe largime te vullnetshme apo kthime te shpeshta e masive, pergjithesisht ilegale, te paidentifikuara e te paregjistruara nga autoritetet kufitare te dy shteteve. Burimet qeveritare greke kane tendence dhe interes shumeplanesh ta rrisin ndjeshem shifren e emigranteve shqiptare ne kete vend. Se pari, per te perfituar me shume fonde dhe mbeshtetje nga OKB-ja, BE-ja, etj., per azilimin, legalizimin dhe integrimin e emigranteve shqiptare. Se dyti, mbeshtetur edhe nga fshesat e herepashershme ndaj turmave te emigranteve shqiptare, per ta pasur si karte presioni politik ndaj qeverive shqiptare. Ndonje dite, kur ta mendoje te nevojshme, Athina zyrtare und te coje ndermend t'i thote Tiranes qeveritare: Mos e mbani hunden perpjete me ne se ua kthyem gjysme milioni emigrantet, qe ta bejne lesh e li Shqiperine, edhe me keq e me zi se me 1997!" Edhe ne Itali, tani per tani, nuk mund te flitet me shifra te sakta, sidomos per emigrantet e paligjshem.

Gjithsesi, pa u trembur dhe paralizuar nga veshtiresite e pengesat e njohura dhe te paparashikuara, ne rruge e siper, aksioni i regjistrimit te emigranteve shqiptare neper bote nuk duhet vonuar me. Se pari, lipset te hartohet nje strategji e te krijohet nje komision mbarekombetar, me dege ne cdo vend me mergata shqiptare dhe nendege ne cdo qytet. Se dyti, ne sherbim dhe dispozicion te ketij aksioni mund te angazhohen dhe japin shume perfaqesite diplomatike te Shqiperise. Se treti, ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni dhe Mal te Zi, jane shtuar se tepermi dhe kane ndjekshmeri masive mediat radiotelevizive, me transmetime satelitore dhe ne dixhital, si dhe ato te shkruara. Masivizimi i kompjuterit dhe i komunikimit me kanalet e internetit mundeson te dhena shume te shpejta dhe vjelje te informacioneve te sakta. Burime te tjera informacioni te shpejte jane edhe numeratoret telefonike. Keto gjenden edhe si botime, edhe ne internet. Informacione te bollshme mund te vilen edhe nga istitucionet e azilimit e te emigrimit, nga ato te policise, drejtesise, te burgjeve si dhe nga institucionet e administratave lokale. Po keshtu te dhena te vlefshme mund te merren apo konfirmohen edhe nga institucione arsimore, fetare, bankare, nga Dhomat e Tregtise, zyrat dhe agjencite e punesimit, te mbeshtetjes sociale, nga agjencite e udhetimeve ajrore dhe te trageteve, nga doganat ne aeroporte, porte dhe ne pika kufitare tokesore, etj.

Natyrisht ky regjistrim dhe shifra qe do dale prej tij nuk do te jene per nje here e pergjithmone. Lindshmeria shume e larte e kombit tone shprehet edhe ne mergata. Ajo po shprehet dhe vleresohet si faktor per uljen e nivelit te larte te moshes mesatare dhe te mplakjes se popullsise ne shumicen e vendeve te Evropes Perendimore, biles edhe ne Greqi dhe ne Itali. Pervec kesaj, do te vazhdojne valet e emigrimeve te ligjshme (duke perfshire bashkimet familjare, llotarine per ne SHBA, etj) dhe ato te paligjshme, me shume sidomos ne Greqi e me pak, drejt Italise. Njeherazi do te vazhdoje edhe procesi i kthimeve me deshire apo te detyruara per nje kontigjent te papercaktuar numerikisht emigrantesh. Por ata qe kane ikur ilegalisht dhe kthehen po keshtu nuk identifikohen dhe regjistrohen dot dhe si rrjedhoje shkaktojne ulje-ngritje te pakapshme nga statistikat apo regjistrat.

Por edhe nga shifra qe do te dale, perfitimet do te jene shumeplaneshe, shumeformeshe dhe kohegjata. Me ne fund do te kemi nje shifer te sakte apo me tolerance minimale te shqiptareve qe jetojne ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni e Mal te Zi, ne trojet e tyre etnike dhe ne mergata apo diaspore. Analiza e te dhenave do te ndihmoje per te zbuluar potencialet e shumanshme njerezore, financiare, kulturore, shkencore, politike, sportive te emigracionit tone. Njeherazi do te kemi evidenca te sakta per perberjen e tij demografike si dhe per formimin arsimor e profesional. Nga bankat, dhomat e tregtise, doganat, zyrat e tatim-taksave, etj., mund te identifikojme VIP-at e biznesit me origjine shqiptare dhe kontigjentin e tyre qe ka enderr apo deshire te kahershme te investojne ne vendlindjen e tyre apo te te pareve te tyre. Duke u futur me thelle mund te nxjerrim informacione me vlera temedha per femijet dhe te rinjte. Nje pjese e ketyre qe jane asimiluar plotesisht gjuhesisht, mund te kene deshire te ndihmohen qe te mesojne gjuhen amtare si gjuhe te dyte. Por nga rezultati i regjistrimit mund dhe duhet te merret edhe mesazhi se ka ardhur koha qe diaspora shqiptare te mos vleresohet vetem nga rreth 7-8 milione frymet qe ka, per rreth 1 miliard dollaret qe sjell cdo vit ne Shqiperi ne dore apo si investime, por edhe politikisht. Fjala eshte qe emigrantet tane, kudo ku jane, te gezojne te drejten e votes per zgjedhjet politike ne Shqiperi edhe qysh nga vendet ku jetojne e punojne e duke pasur me shume perfaqesues te tyre edhe ne parlamentet e Shqiperise, Kosoves, Maqedonise dhe te Malit te Zi. Pse jo, personalitetet me te shquar, edhe ne qeverira, me poste te larta shteterore dhe diplomatike.
Gentiani Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė