Tema: Feminizmi
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-12-07, 21:04   #1
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Feminizmi

FEMINIZMI

Feminizmi si nje ideologji dhe levizje grashe qe luftojne per te mbrojtur dhe per te rritur te drejtat e grave , ka histori po aq te gjate sa dhe vete historia e neshtrimit te gruas – e gruaja siq na deshmon historia ka qene e nenshtruare gjithemon ne cdo fushe te jetes .
Feminizmi si ideologji filloj te paraqitet si nje forme e organizuare neper protesta te vogla qe nga viti 1600 dhe vazhdojne deri ne ditet e sotme … Levizjet feministe nuk kane pasur nje paraqitje konsistente , te vazhduare , pasiqe ato manifestoheshin ne forme te protestave te vogla kohe pas kohe , te cilat kane qene te penguara nga rendet patriarkale/mashkujt .

Ne civilizimin perendimore grupet e para te organizuara ne menyre active per te drejtat e grave fillojne qe nga periudha pas Revolucionit Francez te vitit 1789… Pas revolucionit, ne Paris dhe ne disa provinca franceze u krijuan organizata, klube, shoqata grashe te frymezuara nga idealet e lirise dhe barazise. Ato h artuan dhe projekte politike, projekt ligje per te drejta te barabarta ne edukim , punesim dhe qeveri …

"Marie Gouze udheheqese e nje shoqate hartoj Deklaraten per te drejtat e grave>. Pergjigja qe erdhi nga udheheqesit revolucionare meshkuj nuk ishte e pelqyeshme – ku sipasoje e se ciles u ekzekutua Marie Gouze , pas se ciles shoqatat , klubet u shperndane me dekret qeveritare.. Marei Gouze ka qene e vetmja feministe qe ka dhene jeten per seksin e saj ".
Me pastaj levizjet feministe me shume se kudotjeter maririne permasa ne SHBA.. Feministet amerikane ishin te lidhur ngushte me grupet qe luftonin per zhdukjen e skllaversise …

Levizjet feministe tani ne kohet e fundit kane perfshire nje spekter shume me te gjere problemesh se ne te kaluaren . Tani levizjet feministe bejne presione per barazi ekonmike, per te drejtat e abortit dhe ndryshime ne ligjet per divorcim.
Ekziston nje mendim i ushqyer per kohe te gjate se meshkujt kane aftesi dhe dhunti per disa pune , ne krahasim me femrat , te cilat nuk mund t’i kryejne sikurse mashkujt.
Mandej idejea e ndarjes se puneve te sferes private (e cila eshte e destinuar gruan) prej asaj publike( qe eshte e destinuar per burrin).

Pastaj pikepamje mbi inferioritetin e femres dhe varshmeria nga mashkulli .. Ide keto , qe kane sjelle ne kultivimin e shume paragjykimeve, stereotipeve , miteve sa i perkete statusit dhe roleve sociale , me ngjyrime gjinore .
Sipas ketyre pikepamjeve (stereotipeve ) pabarazia ne mes gjinive – eshte e natyrshme , dhe se inferioriteti i femres eshte nje gjendje e natyrshme e percaktuare nga natyra , biologjia .

Feministet mendojne se kjo eshte nje ide , bindje qe nuk eshte racionale , nuk eshte i veretete dhe se pabarazia eshte e padrejte. Nje vetedije e tille eshte krijuare nga opinione , ide qe jane ushqyer nga mite dhe paragjykime .
Ne kuader te feminizmit, jane zhvilluare tri rryma te mendimit feminist :
1)feminizmi Liberal , 2) Socialist, 3) Radikal

Feminizmi Liberal

Nga zhvillimet politike , ne lirite dhe te drejtat e njeriut historia na meson qe grate kane qene te diskriminuara dhe te perjashtuara nga reformat progressive qe sjellnin idete e liberalizmi, si nje pikepamje filozofike qe mbeshtetej ne barazine dhe lirine e individit .
Grate kane qene te diskriminuare ( te trajtuara jobarabarte) ne te gjitha fushat ; si ne drejtat politike, ekonomike , sociale , mundesite per edukim , punesim, raport diskriminues ne paga …

"Per me teper , trajtimi i ndryshem mund i ndryshem mund te ndodhe ne menyra te mbuluara : ne klase (uke drejtuar vemendje nga djemte) , ne pune (ku burrat vendosin burra ne vendet drejtuese) , ne politike ( ku grate mbahen jashte rrethit zyrtar) etj".
Ne keto raste ndodhe qe vleresimi grave nuk behet mbi baza te vlerave dhe cilesive individuale , por mbi baza gjinore ...Kjo bie ndesh me idealet e filozofise liberale.
"Kjo do te thote qe eshte e padrejte e padrejte , psh: qe te mos marresh ne pune njeriun me te kualifikuar per ate pune. Keshtu qe trajtimii ndryshem per shkak te gjiinise eshte i padrejte, ashtu siq eshte i padrejte diskriminimi i njerezve per shkak te ngjyres se lekures, perkatesise etnike, fese ose origjines shoqerore".

Zhdukja e pabarazive mbi baza gjinore (midis burrave dhe grave) eshte njera nder perkushtimet e feminizmit liberal , per t’ju siguruar trajtim dhe mundesi te barabarte ne shancet jetesore , sipas vlerave , cilesive dhe puneve individuale qe bejene .

Feminizmi Socialist

" Pabarazine midis grave dhe burrave filozofet socialist dhe markesist konsiderojne qe i kane prejardhjen ne mardheniet ekonomoike. Menyra kapitaliste e prodhimit mbeshtetet mbi punen e paguar dhe nje minimum mireqenie sociale . Ata qe nuk posedojne me kapitalin , te vetmen gje qe mund ta shesin per te siguruare jetesen eshte krahu punes .
Ne kapitalizem grate kane dy detyra : 1) e para te kujdesen per femijet e prinderit e moshuar dhe zevendesimin e fuqise punetore, ne fund te dites se punes . 2) e dyta, ato jane krah pune reserve , qe pronaret e kapitalit mund ta perdorin ne struktura te pershtatshme ekonomike.

Sipas feminizmit socialist – eshte e pamundur t’i jepet fund nenshtrimit dhe vartesise se grave, pa shmangur menyren e prodhimit kapitalist …. Mirepo, feministet socialiste , nuk pajtohen me rrugen si do vazhdohet : A ka nevoje qe te lahen llogarite me mbizoterimin mashkullor , perveq nenshtrimit ekonomik ??"


__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante