Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-04-07, 04:27   #27
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kosova e lodhur nga zvarritjet

Prishtinė, 6 prill – Misioni faktmbledhės i Kėshillit tė Sigurimit, propozuar nga Rusia, pėr tė ardhur nė Kosovė dhe Serbi, nga pala kosovare konsiderohet si tentativė pėr ta zvarritur procesin e definimit tė statusit tė Kosovės.

Nga autoritetet politike nė Kosovė, ky mision, vlerėsohet si i panevojshėm dhe si marrje e kohės, pasi sipas tyre, ka pasur mjaft misione dhe atė nga vetė OKB-ja, raportet e tė cilave siē thanė ata, janė vlerėsuar pozitivisht.

Zėvendėskryeministri i Kosovės, Lutfi Haziri vlerėson se Kosova pėr kėto tetė vite ka kaluar njė milion misione faktmbledhėse dhe ka kaluar nėpėr shumė procese, sfida dhe siē tha ai, ka qenė e ngarkuar me shumė agjenda pėr plotėsimin e standardeve, nė ēdo lloj forme. Hairi shtoi se Kosova ka arritur t’i pėrmbush me afat dhe pėr kėtė ka marrė vlerėsime pozitive. “Edhe kėtė vizitė nė Kosovė, nuk e shoh si mision, nė kuptimin qė Kosova i ka pasur, por mė shumė si vizitė, e cila do tė dėshmon zhvillimet pozitive nė Kosovė”, u shpreh Haziri.

Ardhja e kėtij misioni, Haziri tha se ka qėllimin e njė tendence tė shtyrjes sė procesit, por sipas tij, ka shumė fakte, argumente dhe angazhime, pėrkundėr raportimit tremujor tė rregullt tė PSSP-sė, pėrkundėr raportimeve dhe miratimeve tė kėtyre raporteve nga KS i OKB-sė.

Mst: Haziri: Kėrkesa e Rusisė ka pėr qėllim marrjen e kohės
“Kėrkesa e Rusisė pėr ardhjen e atij misioni, ka pėr qėllim marrjen e kohės nė pjesėn e pėrfundimit tė statusit tė Kosovės. Nuk besoj se do tė jetė bindės, sa ka qenė misioni i Kai Aides, pastaj misioni i Ahtisait i cili e ka pėrfunduar me njė rekomandim final”, tha Haziri.

Numri dy i Ekzekutivit nė vend, u shpreh i bindur se ky mision, nuk do ta ndryshojė absolutisht planin e Ahtsairit. Procesi i Ahtisarit, ai tha se ėshtė njė mandat nga Sekretari Gjeneral, i cili ka mbėshtetjen e tij pozitive pro propozimit. “Dokumenti ėshtė i pėrfunduar dhe krejt ėshtė ēėshtje procedurale, se kur mund tė miratohet njė rezolutė pėr Kosovėn, e cila bazė kryesore do ta ketė pėrfundimin e misionit tė rezolutės 1244”, nėnvizoi zėvendėskryeministri Haziri.

Pėr dallim nga Haziri, kryetari i PDK-sė, Hashim Thaēi beson se ēdo vizitė e ndėrkombėtarėve nė Kosovė do tė jetė njė avantazh pėr pėrshpejtimin e procesit dhe assesi pėr vonesė.

“Prishtina pajtohet me prezencėn civile ndėrkombėtare nė Kosovė me prezencėn e NATO-sė nė Kosovėn e pavarur dhe sovrane”, tha Thaēi.
Ndėrkohė, pėr ndėrkombėtarėt, ky mision, assesi nuk do tė arsyetohet pėr shtyrje tė procesit. Edhe pėr vetė Ahtisarin, ky mision nuk ėshtė i pranueshėm.

Nga administrata ndėrkombėtare nė Kosovė, nuk u komentua se cili do tė jetė itinerari i kėtij misioni, pasi sipas tyre, kjo mbetet tė definohet nga KS i OKB-sė.

Mst: Pierce: Nuk do tė lejohen justifikime pėr shtyrje
Ndėrkaq, nga KS-ja bėhet e ditur se ky mision nuk do tė lejohet tė pėrdoret si justifikim pėr shtyrje tė procesit tė statusit tė Kosovės.
“Njė shtyrje e vogėl, nėse dikush ka njė shqetėsim tė drejtė pėr pjesėn teknike, qė ka tė bėjė p.sh me decentralizimin, ose mbrojtjen e objekteve fetare, pra njė shtyrje e vogėl disa javėsh ose pak muaj, pėr ta zgjidhur kėtė, ėshtė e menaxhueshme”, vlerėsoi, zėvendėsshefja e misionit tė Britanisė sė Madhe nė OKB, Karen Pierce.

Sipas saj, dėrgimi i njė misioni tė Kėshillit tė Sigurimit nė Kosovė dhe Beograd, nuk do tė lejohet tė pėrdoret si justifikim pėr shtyrje tė procesit tė zgjidhjes sė statusit. Ēfarėdo shtyrje e zgjidhjes sė statusit tė Kosovės, Pierce porosit se ėshtė destabilizuese dhe nuk do tė mund ta ndryshojė rezultatin pėrfundimtar.

“Presidenti Ahtisaari e bėri tė qartė dhe njė numėr delegacionesh u pajtuan dhe ne ishim njė nga to, se njė shtyrje e pajustifikuar do tė ishte e padobishme pėr stabilitetin rajonal. Prandaj unė u bėjė thirrje tė fuqishme qytetarėve nė Kosovė qė tė kenė durim dhe kushdo qė frikėson me dhunė duhet ta kuptojė se ėshtė e padobishme dhe nė kėtė rrafsh Kėshilli i Sigurimit dhe Grupi i Kontaktit nuk mund tė bėhen pengje tė deklaratave tė tilla”, theksoi Pierce.

Ajo tėrhoqi vėrejtjen pėr rritjen e tensioneve nė rajon gjė qė sipas saj, nuk ėshtė e shėndetshme pėr vendet nė Ballkan, por as pėr BE-nė.

Mst: Tė hėnėn e ardhshme, Ryker raporton nė KS tė OKB-sė
Ende pa arritur misioni faktmbledhės nė Kosovė, tė hėnėn, nė kuadėr tė raportimeve tė rregullta tremujore, kryeadministratori Joakim Rykes do tė raportojė nė KS tė OKB-sė. Paraqitja e kėtij raporti vlerėsohet nga diplomatėt nė Nju Jork si fillim i diskutimeve serioze pėr Kosovėn. Bashkė me Rykerin nė Nju Jork do tė udhėtojė edhe Kryeministri i Kosovės Agim Ēeku.

Siē mėsohet, vizita e misionit faktmbledhės nė Kosovė, e delegacionit tė anėtarėve tė KS tė OKB-sė, pritet tė bėhet nė fund tė muajit prill. Nga mediat e huaja, ky mision, ėshtė vlerėsuar mė tepėr lėshim ndaj Rusisė sesa paralajmėrim real tė negociatave tė reja. | Besnik RAMADANAJ
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė