Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-02-12, 19:32   #7
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

Shikim nga Brukseli

Augustin Palokaj





Publikuar: 14.02.2012 - 20:16
Kemi pasur mė shumė shpresa pėr shtetin e Kosovės para 4 vjetėsh
Pakkush do tė mund ta ketė menduar shtetin e Kosovės qė 4-vjetori i Pavarėsisė do ta gjejė duke negociuar ēėshtjen e pėrdorimit tė emrit me Serbinė, qė nė javėn e Pavarėsisė nė njė pjesė tė territorit tė saj serbėt tė zhvillojnė referendum pėr tė mos pranuar Qeverinė qendrore tė Kosovės, qė nė skenėn ndėrkombėtare tė mos jetė e njohur nga asnjė organizatė e rėndėsishme ndėrqeveritare, tė mos ketė 100 njohje nga shtetet individuale, ndėrsa tė mos jetė nisur fare nė rrugėn formale tė integrimit nė BE

U gėzuam shumė atė ditė tė 17 shkurtit tė vitit 2008 kur Kosova shpalli Pavarėsinė dhe menduam se ajo shpallje shėnonte pėrmbylljen e njė procesi tė bėrjes sė Kosovės shtet dhe nisjen e rrugės sė zhvillimit ekonomik, ndėrtimin e subjektivitetit ndėrkombėtar dhe nisjen e realizimit tė aspiratave pėr integrimet euroatlantike tė Kosovės. Sot katėr vjet mė vonė, Kosova e mbuluar me borė dhe me njė tragjedi tė madhe tė shkaktuar nė bjeshkėt e Sharrit nga njė ortek bore, me emocione tė pėrziera shėnon katėrvjetorin e kėsaj Pavarėsie me njė ndjenjė se pak nga aspiratat e shprehura janė realizuar.

Kryeministri i atėhershėm, i cili ėshtė kryeministėr edhe sot, premtonte se brenda disa ditėve pas shpalljes sė Pavarėsisė hiē mė pak se 100 shtete do ta njohin Kosovėn. Jo qė nuk u arrit ai numėr brenda disa ditėve, por nuk u arrit as brenda disa muajve e nuk ėshtė arritur as sot pas katėr vjetėsh. Mungesa e njohjeve nga vendet tjera nuk ėshtė i vetmi dėshtim i shtetit tė ri tė Kosovės, sepse edhe ashtu ka qenė e ditur se do tė ketė aq njohje sa do tė sigurojnė sponsoruesit e Pavarėsisė sė Kosovės, para sė gjithash Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Britania e Madhe, Franca, Gjermania e deri diku edhe Turqia. Sot nė Kosovė ende bėhen gara se kush ka pasur merita pėr njohje, por pakkush e merr pėrsipėr pėrgjegjėsinė pėr dėshtimin e njohjeve. Jo rrallė dėgjohet nga zyrtarė tė Kosovės se „shtetet mike nuk i kanė siguruar njohjet qė i kishin premtuar“.

Kjo lojė e stilit „unė i kam meritat pėr tė gjitha sukseset“, ndėrsa „pėr dėshtime fajin e kanė tė tjerėt“ ėshtė shndėrruar nė filozofi pune tė politikanėve tė Kosovės nė ēdo fushė. Mungesa e pėrgjegjėsisė, llogaridhėnies dhe vullnetit pėr tė ndėrtuar shtetin demokratik ėshtė evidente. Apo kėto katėr vjet dėshmuan se ėshtė shumė lehtė tė shpallet pavarėsia, por jo edhe tė ndėrtohet shteti i mirėfilltė.

Kėtė javė do tė dėgjojmė me siguri shumė fjalime tė politikanėve, sidomos tė atyre nė pushtet, pėr arritjet e mėdha tė shtetit tė Kosovės. Do tė dėgjojmė pėrsėri pėr planet qė tė pėrmbyllet mbikėqyrja e Pavarėsisė dhe tė kemi pavarėsi tė plotė. Do tė dėgjojmė edhe nga disa diplomatė tė huaj fjalė tė mira pėr arritjet dhe vėrejtje pėr sfidat qė kanė mbetur. Por realiteti ėshtė ndryshe nga ajo qė kosovarėt e entuziazmuar nė vitin 2008 e kishin pritur. Edhe nė rastin e Kosovės u dėshmua ajo thėnia se pas lirisė dhe Pavarėsisė sė pari vjen lehtėsimi dhe gėzimi e mė vonė shpesh zhgėnjimi.

Pakkush do tė mund ta ketė menduar shtetin e Kosovės qė 4-vjetori i Pavarėsisė do ta gjejė duke negociuar ēėshtjen e pėrdorimit tė emrit me Serbinė, qė nė javėn e Pavarėsisė nė njė pjesė tė territorit tė saj serbėt tė zhvillojnė referendum pėr tė mos pranuar Qeverinė qendrore tė Kosovės qė nė skenėn ndėrkombėtare tė mos jetė e njohur nga asnjė organizatė e rėndėsishme ndėrqeveritare, tė mos ketė 100 njohje nga shtetet individuale, ndėrsa tė mos jetė nisur fare nė rrugėn formale tė integrimit nė BE. Ajo qė sot i ofrohet Kosovės nga ana e Bashkimit Evropian, shpesh edhe si njė lloj „shpėrblimi“ pėr kompromiset me Serbinė, ėshtė nisja e dialogut pėr liberalizimin e vizave (tė cilat janė hequr qėmoti pėr tė gjitha vendet tjera tė rajonit) dhe disa „dialogė“ tjerė me BE-nė pėr „rendin dhe ligjin“ apo edhe pėr „marrėveshjen tregtare“ ose pėr „pjesėmarrjen nė programet komunitare“. Asnjė prej kėtyre nuk nėnkupton integrimin e Kosovės nė BE.

Dialogu mes Prishtinės dhe Beogradit, i lehtėsuar nga BE-ja, vazhdon tė na paraqitet si njė pėrpjekje pėr tė „zgjidhur ēėshtjet praktike qė do tė pėrmirėsojnė jetėn e qytetarėve“. Asnjė nga kėto „ēėshtje praktike“ nuk ėshtė problem i cili nuk ka shkaqet politike si shkaktarė. Pra nė njė mėnyrė ky dialog sikur pranon se pas shpalljes sė Pavarėsisė janė krijuar disa probleme praktike qė tash duhen zgjidhur, duke lėnė anash ēėshtjen e statusit. Tash Kosova, edhe nė rrugėn e saj drejt BE-sė, e ka kushtėzuar pėrparimin me rezultatet e dialogut e nė kėtė mėnyrė i ka dhėnė njė rol Beogradit edhe nė rrugėn evropiane tė Kosovės. Nėse nuk do tė ketė zgjidhje me Beogradin (pėr shembull pėr ēėshtjen e pėrdorimit tė emrit) Kosova sot kėrcėnohet se do tė pengohet nga BE-ja, duke u thirrur nė 5 vendet tė cilat refuzojnė njohjen e shtetit tė Kosovės edhe 4 vjet pas shpalljes sė Pavarėsisė. Pra Kosovės sot nė 4-vjetorin e Pavarėsisė sė saj i dėrgohet porosia se duhet tė merret vesh me Beogradin edhe rreth rrugės sė Kosovės drejt BE-sė, por edhe pėr ēėshtje tė brendshme territoriale tė Kosovės.

Ndėr ato pak suksese qė ka pasur Kosova nė skenėn ndėrkombėtare kanė qenė padyshim mendimi pozitiv e Gjykatės Ndėrkombėtarė tė Drejtėsisė se me shpalljen e Pavarėsisė Kosova nuk ka shkelur normat e sė drejtės ndėrkombėtare, pastaj anėtarėsimi nė Bankėn Botėrore dhe nė Fondin Monetar Ndėrkombėtar. Por kėto suksese nuk janė shfrytėzuar si duhet dhe Mendimi i GJND-sė nuk ka rritur shumė numrin e njohjeve, ndėrsa anėtarėsimi nė FMN dhe Bankėn Botėrore nuk ka ndihmuar nė zhvillimin ekonomik tė Kosovės dhe zbutjen e papunėsisė.

Nė gjithė kėtė kohė nuk ėshtė ndryshuar shumė imazhi i Kosovės nė vendet perėndimore, nė vendet mike tė cilat e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės, por ku opinioni nuk ka ndonjė simpati pėr kėtė shtet dhe vazhdon ta identifikojė pėr nga korrupsioni, krimi i organizuar, droga, trafikimi (nėntokė dhe mbi tokė), spiunimi (legal apo ilegal), vrasje dhe dukuri tjera negative.

Prandaj kėtė javė kur shėnohet 4-vjetori i shpalljes sė Kosovės si shtet duhet pėrqendruar nė punė pėr ta ndėrtuar atė shtet si shtet demokratik, pėr tė pėrmirėsuar imazhin e shtetit jo duke paguar firma tė cilat bėjnė reklama televizive, por duke luftuar dukuritė negative nė vend. Duhet respektuar edhe veten dhe nuk duhet harruar se, nėse BE dhe disa organizata tjera ndėrkombėtare mund tė kenė qėndrim „neutral ndaj statusit“, Kosova nuk mund tė ketė qėndrim tė tillė ndaj pavarėsisė sė vet. Njė kėmbėngulje mė e madhe e Kosovės nė shtetėsinė e saj, duke dėshmuar se e kemi marrė seriozisht pavarėsinė, do tė ishte porosi edhe pėr „lehtėsuesit ndėrkombėtarė“ . Nėse duam, e duam gjithsesi, qė BE-ja tė na trajtojė si shtet tė pavarur, duhet ta trajtojmė veten si tė tillė para se tė presim qė atė ta bėjnė tė tjerėt.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė