Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-05-09, 19:40   #8
Ilir@
 
Avatari i Ilir@
 
Anėtarėsuar: 12-05-09
Postime: 146
Ilir@ i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Nezir Myrta - Buzėqeshjet E Lirisė

GJUHA SHQIPE


Gjuha shqipe -
ėshtė rrjedha e lumit e gurgullima e Kronit
ėshtė Zoni i Zotit -
currilat e pikllimeve tė shiut nė strehė zemre
rrjedha e konit tė pashterrshėm tė jetės shkrum i gjallė
burim ka zemrėn e gurit tė trollit nėpėr damarė tė gjakut tė shkėmbinjve

sa tė jetė toka - tokė
sa tė jetė dielli - diell e hana - hanė!

E thirrja - Nanė!

Gjuha shqipe -
ėshtė ushtima e ujėvareve kur bie mbi shkėmbinj
ėshtė shushurima e erės e dridhja e fuqishme e stuhive

ėshtė zani i zėmrės sė nanės nė majethike
ėshtė duhama e babait nė tranėt e kullės e nė shtrat tė vdekjes
ėshtė ushtima e ushtrisė grykave dhe jehona e britmave majave ne mbrojtje te atdheut -
ėshtė gjėmimi i kullave rrafsh me tokė - nga krismat rrafsh me qiell
ėshtė marrshi vigan i popullit mbi tokėn e vet tė lirė!

Gjuha shqipe -
ėshtė gufimi i shpirtit nga tė rrahurat e fuqishme tė zemrės
kur dojė tė shpėrthejnė zanoret e para tė emrit tė trollit tė lindjes
ku emrohet toka me emrin e vertetė tė gjakut tė derdhur

kur e sheh babain lidhur me zinxhirė e gjaku skurrė pėrfaqe
kur e sheh vllaun duke dhėne shpirt me grushta ne Dhe
kur e sheh motrėn me flakė nė krye duke vrapuar oborrit

kur digjet bukuria e shkrumohet bari e lulet e zemrės thahen
kur bie kulmi i fatit nė tokė e lukinitė edhe nė qiell robėrie!

Gjuha shqipe -
ėshtė rrezja e diellit nė agim nga kaltria e kuqrremtė
ėshtė cicėrrima e zogjve nėpėr degė me bulėza e ngjyrat e luleve nė kopshte shpirti

ėshtė frymėmarrja e thellė e gurit nė murana lotėsh
ėshtė ecja e vrullshme e tė rinjve rrugėve fatit tė dashurisė
ėshtė ecja ēapkene e vashave duke i valvitur flokėt nė erė
ėshtė balli i lavruar i pleqve prej umave tė kohėrave tė liga
ėshtė zani nėnhundė i plakave duke tjerrur tė kaluarėn nė furka
nė shllungat e bashkėve tė reve tė tymosura
duke i mbėshtjellur pejtė e viteve e kohėrat nė boshta.

Gjuha shqipe -
flet kudo e gjithkah nė dritė e terr
flet me krye, flet me sy, flet me gishta
e flet nėnhundė -
kur populli ėshtė duke pregatitur historinė e vet
kur nuk i pėlqen diēka as gjithēka dhe e din se ende nuk i ka ardhė dita -

njė ditė e ka edhe qeni - thot populli
e kur ėshtė dita e qenit, populli jeton qenēe nė kohė qeni
dikush e luan kryet nė shėnjė tė shkeljes sė lirive tė njerit
e dikush e luan kryet pėr ta kallė vet shtėpinė e tij

populli - flet e fle rrallė e pėrmallė

njeriu vdes duke buzėqeshur sikur me luajtė
kur ka pse tė vdesė!
Mate veten - pse u linde tė bėhesh hamall bote gjithmonė tė krrusesh derisa tė mbetesh dikund nė ndonjė qoshe pa frymė!
Mate veten! E Mate Fjalėn!

Tė flasėsh gjuhėn shqipe -
duhet ta keshė fjalėn nė majegjuhe
ta njohėsh atė gjuhė mijavjeēe me rrėnjė nė gjak dhe eshtra
nga belbėzimet e foshnjes nė djep, nė postajė, nė shavar nė kashtė - nėpėr buxhilla tė ujit nga vėrshimat e kobshme
t'i njohesh klithjet e fėmijve duke u rrėxuar nė hapat e parė tė ecjes kėmbadoras -
t'i njohesh ofshamat e pleqve kur nxėjnė nė t'thua nė prag dere
kur mezi luhen e ēohen duke u mbajtur pėr shkopin e viteve topalle -
t'i njohesh ofshamat e nanave para bijve tė vdekur duke u shkrirė si krypa nė ujė -
t'i njohesh ofshamat e baballarėve para varreve qė ua kėputin shpirtin!

Atėherė ke ēka folė e ke ēka shkruan -
kur ta dridhė fjala fjalėn nė buzė pa e qitė pėrgoje
atėherė vėrtet - ke ēka kallxon!

Tė flasėsh nė gjuhėn shqipe -
duhet ta shqipėrosh gjėmimin e motit e ta zbėrtheshė nė diftongje e zanore bubullimėn e Motit tė Madh
tė emrit tė djalit tė vetėm tė Trollit Trim!

Kur emron foshnjen -
duhet parase ta keshė emruar djepin me kaptyll e emrat e lojėrave tė fėminisė -
emrat e gjymėtyrėve tė trupit e dyerve tė shtėpisė
pėrpara duhet tė ia keshė emruar: rrugėt, sheshet, shkollat, trollin, vendlindjen, kathedralet, monumentet e muzetė historike e parahistorike -
me kėtė gjuhėn e bukur shqipe

pėrndryshe -
fėmia do tė gabojė nė emėrtimet e fėmijve tė vet
e ti do ta gaboshė rrugėn nė oborr e s'ke askėnd tė gjallė ta pyesesh -

e do tė mungojnė gjithmonė lodrat e fėmijve
e do tė mungojnė gjithmonė fjalėt e pleqve
e do tė mungojnė gjithmonė ushtarėt e vėrtetė e gjeneralet trima tė mėnēur -
do tė mungojnė rrugėt e jetės nė shkolla

e do tė mungojė historia!

Gjuha shqipe -
ėshtė bukuria e jetės mbi tokė
sa tė jetė toka - tokė, e dielli - diell, e hana - hanė

e sa tė jetė thirrja - Nanė!

(1995, duke pregatitur Lirinė e Kosovės)

nga POEMA PĖR POPULLIN
__________________
Raca e bukur dardhane illire .
Ilir@ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė