Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-03-07, 00:45   #1
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Tefsir-(komentim suresh)

Komentimi i kaptinės “El-Ihlas”



1. “Thuaj: Ai, Allahu ėshtė Njė!

2. Allahu ėshtė Ai, tė Cilit krijesat i drejtohen (mbėshteten) pėr nevojat e tyre.

3. As s’ka lindur kė, as nuk ėshtė i lindur.

4. Dhe askush nuk ėshtė i barabartė me Atė.”


Kaptina “El-Ihlas” ėshtė kaptinė mekase, e zbritur pas sures “En-Nas” dhe ka gjithsej 4 ajete. Nė radhitjen e Mus’hafit mban numrin 112.




Emėrtimi i kėsaj kaptine







Kjo kaptinė njihet me shumė emra, por mė i njohuri ndėr ta ėshtė emėrtimi “El-Ihlas”, sepse kjo kaptinė kryesisht flet pėr Tevhidin e pastėr (Njėshmėrinė) e Allahut xh.sh. dhe zhveshjen e Tij nga cilėsitė qė nuk pėrkojnė me Qenien e Tij hyjnore, tė cilat ia mveshin njerėzit nga injoranca. Kjo sure ėshtė distancim i hapur nga shirku (politeizmi) dhe thėrret nė besimin monoteist e tė pastėr nė njė Zot tė vetėm, Sunduesi i Universit.


Emėrtimet e tjera tė kėsaj kaptine janė: “Et-Tefrid”, “Et-Texhrid”, “Et-Tevhid”, “En-Nexhat”, “El-Vilajetu”, “El-Ma’rifetu”. Pastaj njihet edhe me emėrtimin po ashtu shumė tė njohur ”El-Esas”, sepse kjo sure nė vete pėrmban bazamentet themelore tė besimit islam. Fahru Rraziu ka numėruar deri njėzet emėrtime tė kėsaj sureje fisnike. Pėrveē emėrtimeve qė cekėm, ai pėrmend edhe kėto: “En-Nisbetu”, “El-Ma’rifetu”, “El-Xhemal”, “El-Mukashkashetu”, “El-Meudhetu”, “Es-Samed”, “El-Maniatu”, “El-Muhdar”, “El-Munfiretu”, “El-Beraetu”, “El-Mudhekkiretu”, “En-Nur” dhe “El-Eman”.[1]



Vlera e kėsaj kaptine


Vetė emėrtimet e shumta tė kėsaj kaptine tregojnė pėr vlerėn e madhe tė saj, mirėpo pėr vlerėn e mirėfilltė tė saj ka treguar edhe vetė i Dėrguari i Allahut nė shumė hadithe, tė cilat gjenden pothuaj nė tė gjitha koleksionet e mėdha tė Hadithit.

- Transmetojnė Muslimi, Darimiu dhe Nesaiu nga Ebu Derdaja tė ketė thėnė: “Ka thėnė i Dėrguari i Allahut: “(Kul huvallahu ehad), ėshtė e barabartė me 1/3 e Kur’anit”[2]

- Transmetojnė Muslimi dhe Tirmidhiu nga Ebu Hurejra r.a. tė ketė thėnė: “Ka thėnė i Dėrguari i Allahut s.a.v.s.: “Tubohuni (afrohuni), sepse do t’jua lexoj 1/3 e Kur’anit”. Kur njerėzit u tubuan, i Dėrguari a.s. doli para masės dhe lexoi: (Kul huvallahu ehad…), pastaj hyri brenda, kurse ne shikuam njėri-tjetrin me habi dhe thamė: I Dėrguari i Allahut na tha se do tė na lexonte 1/3 e Kur’anit dhe tha se ky njoftim i kishte ardhur nga qielli?! – thotė Ebu Hurejra. Pas pak kohe, vazhdon ai, i Dėrguari i Allahut doli prapė dhe na tha: “Unė ju thashė se do t’jua lexojė 1/3 e Kur’anit, pra dijeni se kjo (kaptina El-Ihlas) ėshtė sa 1/3 e Kur’anit”.

- Transmeton Buhariu nga Ebu Seid el Huderiu r.a. tė ketė thėnė: “U tha Resulullahu s.a.v.s shokėve tė vet: “A mund ta lexojė dikush prej jush 1/3 e Kur’anit pėr njė natė”. Ishte kjo njė gjė e vėshtirė pėr ashabėt, tė cilėt i thanė: O i Dėrguar i Allahut, cili prej nesh mund ta pėrballojė kėtė, pėr se i Dėrguari a.s. u tha: “Kul huvallahu ehad…” ėshtė 1/3 e Kur’anit”

- Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi me sened tė saktė nga Aishja r.a. tė ketė thėnė: “I Dėrguari i Allahut dėrgoi njėrin prej shokėve tė vet si kryesues tė njė ekspedite vėzhguese, i cili gjatė qėndrimit nė terren, shokėve tė vet nė ēdo namaz ua kėndonte kaptinėn “El-Ihlas”, me tė cilėn po ashtu edhe pėrfundonte namazin. Kur u kthyen nė Medinė, ata ia pėrmendėn kėtė veprim tė tij Pejgamberit a.s., pėr se ai u tha: “Pyeteni shokun tuaj pėrse ka vepruar kėshtu?”. Kur e pyetėn shokun e vet pėrse kishte vepruar kėshtu, ai u pėrgjigj: E dua kėtė sure, meqenėse nė tė pėrmenden cilėsitė e Mėshiruesit, dhe pėr kėtė arsye e fal namazin me tė. Atėherė i Dėrguari i Allahut u tha atyre: “Shkoni e thuani shokut tuaj se edhe Allahu xh.sh. e do atė.”[3]

- Transmeton Buhariu nga Aishja r.a. tė ketė thėnė: “Ēdoherė qė i Dėrguari a.s. binte pėr tė fjetur, mblidhte shuplakat e tij, u frynte atyre dhe lexonte: ‘(Kul huvallahu ehad…), (Kul eudhu bi rabbil felek) dhe (Kul eudhu bi rabbi-n-nas)’, pastaj me shuplaka prekte trupin a tij aq sa arrinte, duke filluar prej kokės dhe fytyrės sė tij. Kėtė veprim e pėrsėriste tri herė radhazi.”[4]

- Dijetari i madh, Shejhul Islam-Ibn Tejmije ka thėnė: “Njė grup dijetarėsh kanė thėnė se Kur’ani famėlartė pėrmban tri dimensione tematike: 1/3 – ka zbritur pėr Tevhidin-Njėshmėrinė e Allahut, 1/3 tjetėr pėrmban tregime-rrėfime pėr popujt dhe pėr pejgamberėt e kaluar, kurse 1/3 e fundit pėrmban urdhra dhe ndalesa. Duke u nisur nga fakti se kaptina “El-Ihlas” pėrmban nė vete konotacionet e dimensionit tė Njėshmėrisė sė pastėr tė Allahut, d. m. th. Tevhidit, atėherė mund tė thuhet me plot tė drejtė se kjo sure simbolizon vėrtet 1/3 e Kur’anit, ashtu siē ka pohuar edhe vetė i Dėrguari a.s.”[5]


Shkaku i zbritjes sė kėsaj kaptine


Transmetojnė Imam Ahmedi, Tirmidhiu dhe Ibn Xheriri nga Ubejj bin Ka’bi tė ketė thėnė: “Idhujtarėt i thanė tė Dėrguarit tė Allahut s.a.v.s: O Muhamed, tregona prejardhjen (gjenealogjinė) e Zotit tėnd? – pėr se Allahu xh.sh. zbriti kėtė kaptinė: (Kul huvallahu ehad…)”

- Katadeja, Dahaku dhe Mukatili transmetojnė e thonė: “Erdhėn njė grup ēifutėsh tek i Dėrguari i Allahut dhe i thanė: Na e pėrshkruaj Zotin tėnd, sepse Zoti ynė e ka pėrshkruar Veten nė Tevrat, prandaj na trego se prej ēkaje ėshtė Ai? Prej cilit lloj ėshtė? A ėshtė nga ari, nga bakri apo nga argjendi? A ha dhe a pi Ai? Prej kujt e ka trashėguar kėtė botė dhe kush do ta trashėgojė atė prej Tij?, dhe Allahu xh.sh., si kundėrpėrgjigje pėr kėto pyetje, zbriti kėtė kaptinė: (Kul huvallahu ehad…)”[6]




Lidhmėria e kėsaj kaptine me disa nga kaptinat paraprake, sidomos me atė “El-Kafirun”, ėshtė shumė e fuqishme, mu pėr faktin se surja “El-Kafirun”, ėshtė kaptinė nė tė cilėn kishte njė distancim tė hapur nga pabesimtarėt (idhujtarėt) dhe besimi i tyre i gabuar, kurse nė suren “El-Ihlas” shohim vėrtetėsimin e Njėshmėrisė sė Allahut xh.sh., i Cili dallohet pėr cilėsi tė pėrkryera e tė pėrhershme, tė cilat tregojnė pėr pafillimėsinė dhe pambarimėsinė e Krijuesit, tregojnė se Allahu ėshtė i zhveshur nga ēdo e metė dhe ėshtė larg ēdo pėrgjasimi me krijesat.

Mu pėr kėtė arsye, shpeshherė, kėto dy kaptina kėndohen sė bashku nė namaz .

- Ėshtė pėrcjellė me transmetime tė sakta se i Dėrguari i Allahut kėto dy sure i kėndonte nė namazin e sabahut, nė namazin pas tavafit rreth Qabesė, nė namazin e “Duhasė”, nė synetin e akshamit dhe nė namazin e udhėtarit.[7]



Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 14-03-07 nė 08:54
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante