Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-03-07, 20:51   #6
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim

وَمِنْ شَرِّ النَّفَّاثَاتِ فِي الْعُقَدِ

4. Dhe prej dėmit tė atyre qė fryjnė (fjalė tė magjisė) nė nyja (tė lidhura).

Ky ajet kuranor flet pėr njė grup tė shėmtuar njerėzish qė merren me magji, pėr t’u sjellė dėm tė tjerėve. Me theksim tė veēantė flitet pėr gratė qė merren me magji, duke lidhur penj nė nyja e duke fryrė nė ta, qė personit tė caktuar t’i shkaktojnė dėm, por nė pėrgjithėsi mund tė pėrfshihen edhe falltorėt e magjistarėt e ndryshėm edhe meshkuj, tė cilėt merren me punė tė tilla tė liga.

Marrja me magji, sipas parimeve islame, ėshtė haram, gjė e ndaluar rreptėsisht, sepse nėpėrmjet veprimeve magjike, shkaktohen ērregullime tė ndryshme psiko-fizike tek personat, ndaj tė cilėve drejtohet magjia. Madje me kėso veprimesh tė ndyra mund tė shkaktohen edhe ērregullimi i harmonisė bashkėshortore, ndarjet, grindjet familjare etj. Mu pėr kėtė arsye, edhe i Dėrguari a.s. magjinė e ka vendosur tė dytėn me radhė prej atyre shtatė gjėrave qė janė shkatėrrimtare pėr njeriun dhe imanin e tij, kur thotė: “Largohuni prej shtatė gjėrave shkėtrruese. Ashabėt i thanė: Cilat janė ato, o i Dėrguari i Allahut? E ai tha: “Shirku (t’i bėsh shok Allahut nė krijim e sundim), magjia (sihri), mbytja e dikujt qė e ka ndaluar Zoti, pėrveēse me arsye, marrja e kamatės, marrja (grabitja) e pasurisė sė jetimit, ikja nga fushėbeteja dhe akuzimi i grave tė ndershme e besimtare (pėr amoralitet)”[10]

Nė lidhje me sihrin dhe realitetin e tij, dijetarėt janė ndarė mė dysh. Pėrderisa tė gjithė dijetarėt qė pėrfaqėsojnė Ehli-Synetin, janė unikė se sihri si realitet ekziston, meqenėse nė Kur’an ėshtė pėrmendur nė mė se 60 vende, dijetarėt e shkollės sė mu’ėteziles (racionalistėt) janė kategorikė se sihri nuk ėshtė njė realitet, por vetėm njė mashtrim optik. Kėtė konstatim tė mu’ėteziles e pėrkrahin edhe shumica e dijetarėve bashkėkohorė me nė krye Muhammed Abduhunė, Reshid Ridanė, Sejjid Kutbin etj.

Sidoqoftė Ehli-Syneti, kanė mendim tjetėr rreth magjisė, dhe thonė se ajo ėshtė njė realitet, nė tė cilin bashkėveprojnė forcat e errėta djallėzore dhe ato njerėzore dhe pėr tė ka dhėnė shenjė edhe Allahu xh. sh. nė Kur’an nė kaptinėn “El-Bekare” tek tregimi mbi dy engjėjt e dėrguar nė Babiloni si njė “fitne-sprovė”, tė cilėt njerėzve ua mėsonin disa veprime magjike, me anė tė tė cilave ata kishin mundėsi tė ndanin burrin nga gruaja, por me njė porosi tė qartė hyjnore: “Mos bėj kufėr, sepse ne jemi vetėm sprovė”. (El-Bekare, 102).

Gjatė komentimit tė kėtij ajeti: “Dhe prej dėmit tė atyre qė fryjnė (fjalė tė magjisė) nė nyja (tė lidhura)”, ėshtė e udhės tė flasim pak mė gjerėsisht rreth sihrit ndaj Resulullahut s.a.v.s., duke shfrytėzuar edhe hadithin ku bėhet fjalė se si njė ēifut i Medinės (Lebid bin A’ėsam) i kishte bėrė magji tė Dėrguarit tė Allahut, dhe kjo ngjarje konsiderohet edhe si shkak i zbritjes sė kėsaj sureje dhe asaj “En-Nas”.

Transmetohet nga Aishja r.a. tė ketė thėnė: “Me njė rast i bėri magji Pejgamberit a.s. njė njeri nga fisi beni-Zurejk, i quajtur Lebid ibn A’ėsam, saqė Pejgamberit a.s. i dukej se kishte bėrė diēka, ndėrsa ai nė realitet nuk kishte bėrė asgjė. Derisa njė ditė apo njė natė, ai ishte tek unė, iu lut Zotit gjatė e gjatė dhe pastaj m’u drejtua e mė tha: “Oj Aishe, po e ndiej se Allahu mė dha pėrgjigje pėr atė qė kam kėrkuar. Mė erdhėn dy njerėz (engjėj), njėri mė ėshtė ulur te koka, kurse tjetri te kėmbėt. Njėri prej tyre tha: Prej ēfarė lėngon ky njeri?

- I ėshtė bėrė magji, - tha tjetri.

- E kush i ka bėrė magji ?, - tha i pari.

- Lebid ibn A’ėsam, - tha tjetri.

- Nė ēka ? - pyeti i pari.

- Nė krahėr, nė furkė dhe nė kupė tė palmės mashkullore - iu pėrgjigj tjetri.

- E ku janė ato gjėsende - e pyeti i pari.

- Nė pusin Dhervan- iu pėrgjigj tjetri.”

Dhe Pejgamberi a.s., me disa shokė tė tij, shkuan e i nxorėn ato gjėsende prej aty. Pastaj i Dėrguari i Allahut i kishte thėnė Aishes: “Oj Aishe, pasha Allahun, uji i atij pusi sikur kishte marrė ngjyrėn e kanasė, kurse palmat e tij u pėrngjanin kokave tė shejtanėve”.

- A nuk i dogje ato, o i Dėrguar i Allahut? – e pyeta unė, thotė Aishja.

- “Jo”, tha ai. “Sa mė pėrket mua, Allahu mė shėroi, por kam frikė se mos ajo do tė ndikojė keq tek njerėzit”, prandaj urdhėrova qė ai pus tė mbulohej sė bashku me ato gjėsende…”[11]

Nė njė transmetim tjetėr transmetohet se nė pus kishte qenė njė pe i gjatė i lidhur nė 11 nyja dhe me zbritjen e dy “muavvedhetejnėve” qė pėrmbajnė 11 ajete, pas leximit tė secilit ajet nga ana e Xhibrilit, zgjidhej nga njė nyjė e sihrit, derisa u zgjidhėn tė gjitha nyjet dhe i Dėrguari i Allahut e ndjeu veten tė lehtėsuar, sikur tė ishte shkarkuar nga njė barrė e rėndė. Pas kėsaj, Xhibrili ia lexoi atij kėtė dua: “Me emėr tė Allahut, kėrkoj mbrojtje pėr ty nga ēdo gjė qė mund tė tė bėjė dėm, Allahu tė shėroftė”.[12]

Hadithi argumenton qartė se tė Dėrguarit a.s. i ėshtė bėrė magji, dhe se kjo magji i ka shkaktuar atij herė pas herė disa shqetėsime fizike e psikike nė formė tė dhembjes sė kokės.

Ky hadith ėshtė sahih (autentik), dhe ėshtė transmetuar nga Buhariu e Muslimi me isnade tė sakta e besnike; ėshtė njė hadith qė nė mesin e dijetarėve gjatė kohėve, ka ngjallur polemika tė ashpra nėse i ėshtė bėrė magji Resulullahut ose jo ?!

Dijetarė bashkėkohorė, si Abduhu, Ridaja, Sejjid Kutbi etj, mendojnė se ky hadith nuk ėshtė fare i vėrtetė dhe mohojnė kategorikisht mundėsinė qė ndonjė lloj sihri-magjie tė ndikonte nė tė Dėrguarin e Allahut, aq mė parė kur nė Kur’an ka mjaft ajete tė qarta nė tė cilat dėftohet se Muhammedi a.s. ishte vazhdimisht nėn pėrkujdesjen e Allahut xh.sh. dhe se Ai i kishte thėnė nė Kur’an: “All-llahu tė garanton mbrojtjen prej njerėzve (prej armiqve).” (El-Maide 67).

Kėta dijetarė sjellin shumė shembuj se njė gjė e tillė ishte e pamundur tė ndodhte, sepse, po ta pranonim kėtė si tė vėrtetė, atėherė do tė pranonim fjalėt e idhujtarėve se Muhammedi a.s. vėrtet ishte njė njeri i magjepsur e jo pejgamber. Kėtė e mbėshtesin nė ajetin kuranor: “…dhe kur ata zullumqarė thonė: Ju vetėm jeni duke e ndjekur njė njeri qė e ka zėnė magjia!” (El-Isra’ė, 47).

Pėrkundėr tė gjitha kėtyre mendimeve, ne anojmė nga ai mendim se Pejgamberit a.s. i ėshtė bėrė magji, por ajo magji nuk ka ndikuar nė aftėsinė e tė pranuarit tė Shpalljes, dhe mendojmė se kjo aspak nuk e cenon autoritetin e tij si tė mbrojtur nga kėto ndikime. Kjo magji siē theksuam mė lartė kishte ndikuar tek ai herė pas herė, vetėm nė aspektin fizik, sepse megjithatė Muhammedi a.s. edhe pse ishte Pejgamber i zgjedhur, ai ishte njeri prej mishi sikur ne, dhe kjo nėnkupton se gjėra tė tilla mund tė ndikojnė nė aspektin fizik edhe tek ai. (Megjithatė Allahu e di mė sė miri tė vėrtetėn).

وَمِنْ شَرِّ حَاسِدٍ إِذَا حَسَدَ

5. Edhe prej dėmit tė smirėkeqit kur sipas smirės vepron.”

Zilia a smira ėshtė njė prej tė kėqijave mė tė mėdha, nga e cila po ashtu duhet tė kėrkojmė mbrojtje tek Allahu.

Fjala “hased”–“zili (smirė)” nė gjuhėn arabe nėnkupton: “pasionin (dėshirėn) pėr zhdukjen e mirėsisė nga tjetri”.

S’ka dyshim qė magjia dhe zilia kanė njė lidhmėri tė ngushtė nė mes tyre dhe pėr kėtė arsye Allahu xh.sh. i ka pėrmendur njėrėn pas tjetrės. E si tė mos jetė kėshtu kur zilia qėllimkeqe, ėshtė mėkati i parė qė ėshtė bėrė nė qiell, atėherė kur Iblisi xhelozoi ndaj Ademit a.s., duke bėrė mendjemadhėsi dhe mėkati i parė qė ėshtė bėrė nė tokė, atėherė kur Kabili xhelozoi tė vėllanė e tij, Habilin. Si rezultat i kėsaj smire nė rastin e parė ishte mallkimi i Iblisit nga ana e Allahut xh.sh., ndėrsa nė rastin e dytė ishte mbytja e tė vėllait nga ana e Kabilit.

Mirėpo kėtu pashmangshėm shtrohet njė pyetje: A thua si mund tė ndikojė smira-xhelozia pėr tė keq? Pėrgjigjja ėshtė se nė zemrėn e njeriut ziliqar ekziston njė burim i energjisė negative, e cila reflekton urrejtjen e madhe ndaj dikujt, kėshtu qė ajo energji negative, kur zbrazet, e dėmton tjetrin. Natyrisht dėmi i saj mund ta prekė ēdonjėrin, dhe mu pėr kėtė arsye jemi tė obliguar tė kėrkojmė mbrojtje tek Allahu nga zilia dhe smira.

Kur’ani famėlartė nė disa ajete na ka bėrė me dije se ndaj muslimanėve dhe Islamit gjithmonė ka pasur e do tė ketė zili dhe se hebrenjtė e tė krishterėt janė tė parėt qė shfaqėn haptazi zilinė e tyre ndaj Islamit dhe muslimanėve. Ja se ē’thotė Kur’ani pėr ta: “Shumė ithtarė tė librit (jehudė e tė krishterė), edhe pasi u ėshtė bėrė e qartė e vėrteta, nga vetė zilia e tyre personale dėshiruan qė pas besimit tuaj t'ju kthejnė nė pabesimtarė, pra ju lini ata dhe largohuni prej tyre derisa All-llahu ta sjellė urdhrin e Vet. All-llahu ka mundėsi pėr ēdo send.” (El-Bekare, 109).

Zili shprehėn edhe idhujtarėt kur xhelozuan Resulullahun s.a.v.s. pėr shpalljen qė po i vinte : “A u kanė zili atyre njerėzve pėr atė qė All-llahu u dha nga mirėsitė e Tij?” (En-Nisa’ė, 54).

Pėr zilinė si njė cilėsi e shėmtuar, ka folur edhe Resulullahu s.a.v.s., i cili ndėr tė tjera ka thėnė: “Tre vetave nuk u pranohet duaja: Atij qė ha ushqimin haram, atij qė pėrgojon tė tjerėt (i pėrqesh) dhe atij qė nė zemrėn e tij ka zili (haset) ndaj muslimanėve.” [13]

Ndėrsa nė njė hadith tjetėr ka thėnė: “Ruhuni nga zilia (tė mos ju kaplojė ) sepse zilia (smira) i gllabėron veprat e mira ashtu siē i djeg zjarri drutė.”

Nė anėn tjetėr, ekziston njė zili (lakmi) e lejuar, me tė cilėn i lutemi Allahut xh.sh. qė edhe ne tė na e mundėsojė arritjen e mirėsisė, ashtu siē i ka dhėnė tė mira e begati ndonjė vėllai tonė musliman. Kjo lakmi–zili e lejuar, nė gjuhėn arabe quhet “gibtatun”. Nė lidhje me kėtė i Dėrguari i Allahut s.a.v.s. ka thėnė: “Nuk bėn tė ketė zili (muslimani ndaj muslimanit) pėrveēse nė dy raste: zili (lakmi) ndaj njė njeriu tė cilit Allahu i ka dhėnė pasuri dhe ia ka mundėsuar qė atė pasuri ta shpenzojė nė rrugė tė Tij e pėr mirėsi, dhe zili (qėllimmirė) ndaj njė njeriu, tė cilit Allahu i ka dhėnė urtėsi (dije), me tė cilėn dije ai punon dhe gjykon ndėrmjet njerėzve.”[14]

Pra, vetėm nė kėto dy raste lejohet zilia-lakmia qėllimmirė, sepse muslimani xhelozon me qėllim tė mirė, qė Allahu edhe atij t’ia mundėsojė pasurinė dhe dijen, kurse hipokriti (munafiku) xhelozon me smirė, qė Allahu t’i largojė mirėsinė tjetrit.



Porosia e kėsaj sureje:

Kjo kaptinė pėrmban nė vete disa porosi tė mėdha hyjnore, ndėr to:

- Tė kėrkuarit mbrojtje dhe ndihmė vetėm prej Allahut xh.sh. nga dėmi i ēdo gjėje, pėrfshirė kėtu njerėzit, exhinėt, egėrsirat, errėsirėn e natės, mbrojtjen nga dėmi i magjistarėve dhe tė atyre qė kanė zili tė keqe.

- Meqenėse zilia ishte mėkati i parė nė qiell dhe i pari nė tokė, dhe meqenėse idhujtarėt xhelozuan tė Dėrguarin e Allahut pėr zbritjen e Shpalljes, si dhe hebrenjtė e tė krishterėt xhelozuan muslimanėt dhe Islamin, kjo kaptinė dhe ajo “En-Nas” erdhėn tė radhitura nė fund tė Kur’anit, pėr tė na bėrė me dije se xhelozi tė tilla ndaj nesh do tė ketė deri nė Ditėn e Kiametit, prandaj duhet tė jemi tė kujdesshėm dhe tė kėrkojmė mbrojtje prej smirės dhe xhelozisė sė armiqve.

- Nėse na godet ndonjė fatkeqsi a diēka e ngjashme, duhet tė mbėshtetemi tek Allahu me durim e pėrkushtim, dhe vetėm prej Tij tė kėrkojmė largimin e asaj tė keqeje, e kurrsesi tė mos kėrkojmė njė gjė tė tillė nga magjistarėt apo falltorėt.



Pėrfundim:

Nga praktika e tė Dėrguarit tė Allahut, kemi shumė thėnie e lutje me tė cilat mund tė kėrkojmė nga Allahu tė na mbrojė prej dėmeve dhe tė kėqijave, e kėtu do t’i pėrmendim vetėm disa prej tyre. Ka thėnė i Dėrguari i Allahut:

- “Kėrkoj mbrojtje me fjalėt mė tė pėrsosura tė Allahut nga hidhėrimi i Tij, nga dėmi i robėrve tė Tij, nga vesveset e shejtanėve dhe nga prania e tyre.”[15]

- “O Zoti im, Njohės i sė fshehtės dhe i sė dukshmes, Krijues i qiejve dhe i Tokės, Zot i ēdo sendi dhe Mbizotėrues i saj. Dėshmoj se nuk ka tė adhuruar tjetėr pėrveē Teje. Kėrkoj mbrojtjen Tėnde nga e keqja e vetes sime, nga e keqja e shejtanit dhe nga shirku i tij, kėrkoj tė mė mbrosh qė vetvetes e as ndonjė muslimani tė mos i bėj keq.”[16]

- “O Zoti im, kėrkoj mbrojtjen Tėnde nga brengat dhe dėshpėrimi, nga paaftėsia dhe dembelia, nga koprracia e frika si dhe nga zhytja nė borxhe e mundjet e njerėzve.”[17]

- I Dėrguari a.s. pėr nipat e tij Hasanin dhe Husejnin, bėnte kėtė lutje: “Lus Allahun me fjalėt e Tij tė plota qė t’ju mbrojė nga ēdo shejtan, nga ēdo intrigė (e keqe) e tij dhe prej ēdo syri tė keq”.[18]

- Transmeton Buhariu dhe autorėt e tė gjithė suneneve nga Aishja r.a. tė ketė thėnė: “Ēdoherė qė i Dėrguari a.s. binte nė gjumė, u frynte shuplakave tė tij dhe lexonte: (Kul huvallahu ehad…), (Kul eudhu bi rabbil felek) dhe (Kul eudhu bi rabbi-n-nas), pastaj me shuplaka prekte (pėrshkonte) trupin a tij aq sa arrinte, duke filluar prej kokės dhe fytyrės sė tij. Kėtė veprim e pėrsėriste tri herė radhazi.”[19]

- Po ashtu nga praktika e tė Dėrguarit a.s. ėshtė qė, para se tė biem nė gjumė, tė kėndojmė suret “El-Ihlas, El-Felek, En-Nas, dhe ajetul kursinė (tespih dovėn-ajeti 255 i kaptinės El-Bekare)”, nė mėnyrė qė tė jemi tė mbrojtur edhe nė gjumė nga shqetėsimet qė mund tė na i shkaktojnė djajtė dhe exhinėt nėpėrmjet ėndrrave tė kėqija.



--------------------------------------------------------------------------------

[1] Ibn Kethir “Tefsiruul Kur’anil Adhim”, vėll. IV, fq. 745

[2] Sejjid Kutb “Fi Dhilalil Kur’an” vėll. VI, fq. 4006

[3] Fahruddin Er-Rraziu “Et-Tefsirul Kebir-Mefatihul Gajb” vėll. XXXII, fq. 187.

[4] Sejjid Kutb “Fi Dhilalil Kur’an”, vėll. VI. fq.4008.

[5] Emin Behrami “Pėrkthimi dhe komentimi i El-Istiadhesė, El-Besmelesė dhe i suretu-l-Fatihasė”, fq. 13, Prishtinė, 1998.

[6] Shevki Dajf “Suretu Rrahman ve suver kisar”, fq. 387

[7] Imam Fahruddin Er-Rraziu “Et-Tefsirul Kebir-Mefatihul Gajb” vėll 32, fq. 193.

[8] Muhammed esh-Shenkiti “Advaul Bejan fi Idahil Kur’ani bil Kur’an”, vėll. IX, fq. 160, Bejrut, 1995.

[9] Transmeton Tirmidhiu

[10] Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejra.

[11] Transmetojnė Buhariu vėll. 9/192 dhe Muslimi vėll. 4/1719

[12] Dr. Vehbete ez-Zuhajli “Et-Tefsirul Munir” vėll. XXX, fq. 476

[13] Kurtubiu, “El Xhamiu li ahkamil Kur’an” vėll. XX, fq. 260

[14] Muhammed esh-Shenkiti “Advaul bejan….” Vėll. IX, fq. 164.

[15] Transmeton Ebu Davudi 4/12; Tirmidhiu 3/171.

[16] Transmeton Ebu Davudi 4/317; Tirmidhiu 3/142.

[17] Transmeton Buhariu 7/158.

[18] Transmeton Buhariu 4/119.

[19] E transmeton Buhariu nr. i hadithit 4729, vėll. IV, si dhe autorėt e suneneve.
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė