Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-03-07, 21:12   #7
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Komentimi i kaptinės “En-Nas”

Komentimi i kaptinės “En-Nas”

1. “Thuaj” Mbėshtetem (mbrohem) me Zotin e njerėzve!

2. Sunduesin e njerėzve

3. Tė adhuruarin e njerėzve

4. Prej sė keqes sė pėrshpėritėsit qė fshihet

5. i cili pėshpėrit nė zemrat e njerėzve

6. qoftė ai pėshpėritėsi (pėr tė keq) nga exhinėt ose nga njerėzit”

(En-Nas, 1-6)

Kaptina “En-Nas” ėshtė kaptinė mekase-medinase, e zbritur pas asaj “El-Felek” dhe ka gjithsej 6 ajete. Nė radhitjen e Mus’hafit mban numrin 114, do tė thotė ėshtė e fundit.

Hasen el Basriu, Atai dhe Ikrimja, me mendimin e tė cilėve pajtohen edhe shumica e dijetarėve si Ibn Xherir et Taberiu, Muhamed Abduhu, Muhamed Reshid Ridaja, Sejjid Kutbi, Muhamed Ali Sabuni etj., thonė se kjo sure ėshtė mekase, ndėrsa Ibn Abbasi, Katadeja dhe njė grup i konsiderueshėm i dijetarėve, pėrfshirė kėtu edhe Ibn Merdevijen, Fahru Rraziun, Ibn Kethirin, Ebu Bekr el Xhezairiun etj, ashtu siē kemi theksuar te surja “El-Felek”, konsiderojnė se kjo sure ka zbritur nė Medinė.



Emėrtimi i kėsaj kaptine

Kjo kaptinė ėshtė emėrtuar “En-Nas”, sepse fjala “En-Nas-Njerėzit” ėshtė pėrmendur 5 herė nė kėtė sure. Kjo sure dhe ajo “El-Felek” quhen ndryshe edhe “El-Muavedhetejn”, pastaj “El-Mukashkishetan” etj., sepse janė kaptina qė e pastrojnė besimtarin nga hipokrizia-dyfytyrėsia, do tė thotė janė kaptina qė orientojnė drejt besimtarin se kujt duhet t’i drejtohet pėr ndihmė dhe mbrojtje-pra Allahut xh.sh. kundėr njerėzve tė ligj, magjistarėve, falltorėve apo shejtanit, tė cilėt simbolizojnė tė keqen dhe anėn e errėt tė kėsaj bote.



Vlera dhe shkaku i zbritjes sė kėsaj kaptine

Lidhur me vlerėn e pakontestueshme tė kėsaj sureje dhe tė asaj paraprake “El-Felek”, si dhe shkakun e zbritjes, kemi folur mė gjerėsisht gjatė komentimit tė kaptinės “El-Felek”, andaj nuk e shoh tė udhės tė pėrsėris po ato konstatime. Do tė na mjaftonte tė shtoja vetėm njė transmetim, tė cilin nuk e kemi pėrmendur tek komentimi i sures “El-Felek” e tė cilin e transmeton Ibn Merdevije nga Muadh bin Xhebeli tė ketė thėnė: “Isha me tė Dėrguarin e Allahut nė njė udhėtim, pastaj e falėm namazin e sabahut, nė tė cilin ai i lexoi: (Kul eudhu bi rabbil felek…) dhe (Kul eudhu bi rabbi-n-nas…), dhe pastaj mė tha: O Muadh, a i dėgjove? – Po, ia ktheva unė, thotė Muadhi. Atėherė i Dėrguari i Allahut mė tha: “Njerėzit kurrė nuk kanė lexuar diēka tė ngjashme me kėto”.[1]



Lidhja e kėsaj kaptine me atė paraprake (“El-Felek”)
Kjo kaptinė ka njė lidhje shumė tė ngushtė me atė paraprake (“El-Felek”) dhe ėshtė njė vazhdim tematik e kuptimor, nė tė cilin tash kėrkojmė mbrojtjen e Allahut nga intrigat e shejtanit dhe nga intrigat e njerėzve, tė cilėt shpifin e i pėrēajnė tė tjerėt.

Sa i takon lidhjes sė kėsaj kaptine me atė “El-Felek”, Fahru Rraziu na sjell njė mendim shumė interesant, duke thėnė se nė suren “El-Felek” kėrkimi i mbrojtjes nga Allahu, i Cili ėshtė pėrmendur vetėm njė herė: “Thuaj: I mbėshtetem Zotit tė agimit!”, ėshtė nga tri gjėra: nga dėmi i errėsirės, nga ata qė fryjnė nė nyja me qėllim tė magjisė, dhe nga zilia (smira), kurse nė suren “En-Nas”, janė pėrmendur tri cilėsi tė Allahut, me tė cilat kėrkohet mbrojtje: (Rabb, Melik dhe Ilah), dhe kėrkimi i mbrojtjes ėshtė vetėm nga vesvesja-intriga e shejtanit. Sipas Rraziut, nė kaptinėn “El-Felek” rreziqet nga tė cilat duhet tė mbrohemi duke kėrkuar mbrojtje dhe strehim tek Allahu, janė dukuri tė jashtme, do tė thotė se armiqėsia mund tė na kanoset vetėm nga jashtė, dhe si tė tilla na jepet mundėsia qė t’i parandalojmė me kohė - ose nėse tashmė na kanė kapluar, mund t’i largojmė, kurse nė kėtė sure (“En-Nas”), rreziku ėshtė kryesisht nga brenda, do tė thotė nga brendia jonė shpirtėrore-psiko-fizike[2], sepse kemi tė bėjmė me vesveset-intrigat e shejtanit, i cili na sheh ne, pėrderisa ne nuk mund ta shohim atė siē na tregon Allahu xh.sh. nė Kur’an: “…Vėrtet ai dhe shoqėria e tij ju sheh, ndėrsa ju nuk e shihni.” [3]

Se lidhja mes sureve nė Kur’an prej fillimit e deri nė fund, ėshtė hyjnore, dėshmon edhe lidhja nė mes sures sė fundit (“En-Nas”) dhe asaj tė pares (“El-Fatiha”), sepse vėrejmė se nė ajetin e 4 –t tė saj kėrkohet ndihmė vetėm prej Allahut xh.sh. (Ijjake na’budu ve ijjake nestein-Vetėm Ty tė adhurojmė dhe vetėm prej Teje ndihmė kėrkojmė), ndėrsa krejt nė fund tė radhitjes tė sureve nė Mus’haf, nė tė dy suret e fundit (“El-Felek” dhe “En-Nas”), Allahu xh.sh. na urdhėron po ashtu tė kėrkojmė ndihmė e mbrojtje vetėm prej Tij, nga shumė tė liga dhe tė kėqija tė kėsaj bote, tė dukshme e tė padukshme, prej tė ligave tė njerėzve dhe tė exhinėve.

valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė