Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-12-06, 21:44   #1
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim Marie Tuci: “Zoti mė dha mėshirėn qė tė vdes e lirė”

Marie Tuci: “Zoti mė dha mėshirėn qė tė vdes e lirė”
Nga Anila Dushi



- Martirja e parė shqiptare e kohėve moderne qė dha jetėn pėr besimin fetar, do tė ishte 22 vjeēarja Marie Tuci, e cila u vra nga regjimi komunist mė 24 Shtator tė vitit 1950, plot 55 vjet mė parė.

- E mbyllėn nė njė thes sė bashku me njė mace tė tėrbuar dhe e goditėn me mjete te forta. Kur e nxorėn nga thesi ishte transformuar sa nuk njihej. U dėrgua nė spitalin e tė burgosurve nė gjendje tė mjerueshme e mė pas nė spitalin civil, pasi ishte falur nga shefi...

Marie Tuci: “Zoti mė dha mėshirėn qė tė vdes e lirė”

Marie Tuci ėshtė mbetet e vetmja femėr nė listėn e 40 martirėve shqiptarė mbi tė cilėt po kryhet proēesi dioqezan i kanonizimit pėr lumturimin e tyre. Nė bazė tė rregullit tė kishės pėr lumturimin kėrkohen pėr secilin dhjetė dėshmitarė qė ta kenė njohur, tė kenė parė, ose dėgjuar pėr martirizimin e tyre.
Marie Tuci ka lindur nė fshatin Ndėrfushėz te Mirditės mė 12 mars tė vitit 1928, nė njė familje fisnike e cila ishte shumė e lidhur me kishėn katolike. Ajo studioi nė shkollėn e mesme tė motrave stigmatine nė Shkodėr, dhe mė pas aspiruese pėr jetėn fetare. Nė vitin 1946 abat Frano Gjini e dėrgoi sė bashku me kushėrirėn e saj, Davida Gjonmarkaj (jeton akoma), si mėsuese nė shkollėn e Mirditės, pasi Maria dallohej pėr shpirtin luftarak e human, dhe dėshirėn pėr tu transmetuar dije tė tjerėve. Nė vitin 1946 sistemi komunist ndėrmori njė sėrė masash persekutuese ndaj atyre qė ushtronin besimin fetar. Maria i dėnoi kėto veprime duke u shprehur kundėr poshtėrimit qė i bėhej kishės katolike nga komunistėt. Kėta tė fundit mbyllėn urdhrin stigmatin i cili vepronte nė Shkodėr dhe veri nga viti 1879. U arrestua mė 10 gusht 1949, nė kohėn qė si probande pritej t'i bashkohej urdhėrit tė motrave stigmatine si murgeshė. Pas njė raprezalje tė sistemit komunist tė asaj kohe, lindur nga ekzekutimi i Bardhok Bibės sekretar i partisė komuniste nė Mirditė, familjet mė tė dėgjuara tė kėsaj zone u dėnuan, pėrfshi dhe ajo e Gjonmarkajve sė cilės Maria i pėrkiste. Nė tė njėjtėn ditė u arrestua dhe vėllai i saj, Mark Gjonmarkaj, i cili nuk e pa mė as tė gjallė, as tė vdekur Marien. Nė qelinė e burgut nuk hynte drita e diellit, ishte ftohtė dhe me shumė lagėshtirė.



Torturat e “shefit”

Por torturat pėr Marian lidhen me njė emėr. Ai ishte shefi i sigurimit tė asaj kohe Hilmi Seiti, i cili u magjeps nga bukuria e 22 vjeēares dhe mendoi se mund te abuzonte me tė sipas dėshirės, por kur hasi nė rezistencėn e saj, ai vendosi ta torturonte nė mėnyrėn mė ēnjerėzore. E mbyllėn nė njė thes sė bashku me njė micė tė tėrbuar dhe e goditėn me mjete te forta. Kur e nxorėn nga thesi ishte transformuar sa nuk njihej. U dėrgua nė spitalin e tė burgosurve nė gjendje tė mjerueshme, ku nga plagėt e marra nuk njihej. Nga spitali i burgut u dėrgua nė spitalin civil, pasi ishte falur nga shefi, ndėrsa vetė ajo nuk dinte se pėrse falej nga ky shef, pasi nuk kishte bėrė asgjė qė pėrbėnte faj. Nė ditėt e fundit qė kaloi nė spital vizitohej nga tė afėrmit e paktė, mes tė cilave dhe shoqja e kushėrira e saj Davida, qė punonte si infermiere. Nė fillim ajo nuk e ka njohur. Asaj Maria i ishte shprehur se shefi i sigurimit e kishte ēuar deri ne fund fjalėn e tij ku i kishte thėnė se “do tė katandis aq sa te mos njihesh”. Vajza e re ėshtė shprehur se e rėndėsishme pėr tė ishte qė Zoti i dha mėshirėn qė tė vdesė e lirė.

Mbushen 55 vjet nga vdekja e kėsaj martireje tė kishės, faji i vetėm i sė cilės ishte besimi nė Zot. Eshtrat e saj gjenden nė varrezat e Rrmajit sė bashku me ato tė babasė sė saj. Ndėrkohė, mėsohet se ėshtė drejt fundit proēesi i mbledhjes sė dėshmive pėr kanonizimin e saj. Janė 5 shoqe tė saj, pėrveē Marie Cepit e vdekur gjatė regjimit komunist qė e realizuan dėshirėn pėr tu bėrė murgeshė vetėm nė vitin 1991 - pasi sistemi ateist e ndėrpreu probandinėn e tyre, por ato kurrė nuk u martuan. Ato janė motėr Bulgareski, Kaleta, Pashkja, Kraja dhe Shestani tė urdhrit tė Motrave Stigmatine nė Shkodėr. Nėse pas dėshmive tė marra, Kisha Katolike do tė pranojė kanonizimin, probandja martire Marie Tuci do te jetė kandidatja shqiptare e radhės pėr lumturim, krahas sė lumes Nėnė Tereza.

Kujtime...

Njė e burgosur Olimbi Baruti, e cila ndau qelinė me Marijen dėshmon se nuk kishin ndėrresa dhe vetėm njė herė tė afėrmit e Maries u lejuan tė sjellin rroba pėr tė, dhe kėto ajo i ndau me shoqen e saj. Njė tjetėr dėshmitare e asaj kohe, Vita Matlia, e cila ndau dy muaj tė dėnimit me tė, shprehej se e vetmja mėnyrė per tu ngrohur nė qeli ishte pėrqafimi me njėra-tjetrėn.


__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante