Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-04-11, 13:51   #15
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rugova, gjeniu qė nuk u pėrkul kurrė



Njė monografi pėr Rugovėn


Shkėlzen Gashi, autor i librit biografik mbi Adem Demaēin, ėshtė duke e shkruar njė libėr monografik pėr ish Presidentin e Kosovės, Ibrahim Rugova. Nėse siguron mjete financiare, Gashi thotė se libri do tė botohet vitin e ardhshėm.

Nga Alfred Beka mė 27 prill 2011 nė ora 14:34

Pas suksesit qė e arriti me librin biografik mbi Adem Demaēin, autori Shkėlzen Gashi i ėshtė kthyer njė figure tjetėr tė rėndėsishme tė Kosovės. Bėhet fjalė pėr ish Presidentin Ibrahim Rugova. Ai ėshtė duke e shkruar njė monografi mbi ish Presidentin, pėr tė cilin thotė se ėshtė personaliteti mė i rėndėsishėm politik i Kosovės.

Libri, i cili, nėse gjithēka shkon sipas planit, do tė botohet vitin e ardhshėm, do tė pėrbėhet prej dhjetė kapitujve qė, pak a shumė, do tė jenė kėshtu: Fillimet (1944-1967); Studimet (1967-1987); Shoqata e Shkrimtarėve tė Kosovės (1988-1989); Themelimi i Lidhjes Demokratike tė Kosovės (1989-1992); Themelimi i Institucioneve tė Republikės sė Kosovės (1992-1998); Lufta nė Kosovė (1998-1999); Mbas Lufta (1999-2000); Themelimi i Institucioneve tė Kosovės (2001-2005); Vdekja (2006); Mbas Vdekja (2006-2008).

Siē shihet edhe nga kapitujt e librit, Gashi ėshtė fokusuar nė tėrė jetėn dhe veprimtarinė e dr. Rugovės. “Pėr kėtė libėr janė duke u marrė pėr bazė librat e dr. Rugovės dhe librat e tė tjerėve pėr dr. Rugovėn. Pastaj do tė merret pėr bazė konteksti historik i Kosovės prej Luftės sė Dytė Botėrore, duke pėrfshirė dokumente tė rėndėsishme pėr Kosovėn dhe dr. Rugovėn”, u shpreh Gashi, duke shtuar se do ta shqyrtojė nė detaje shtypin e Kosovės si dhe atė ndėrkombėtar. Pasi tė mbarojnė kėto, Gashi tregon se do t’i fillojė intervistat me shokėt, kolegėt, bashkėmendimtarėt, kundėrshtarėt, bashkėpunėtorėt e tė afėrmit e dr. Rugovės. Sikurse libri i tij mbi Demaēin, edhe libri mbi Rugovėn do tė pėrkthehet nė gjuhėn angleze, ndėrsa para se tė botohet do tė lexohet prej dhjetė kritikėve mė tė shquar kombėtarė e ndėrkombėtarė.

Arsyeja pse Gashi ėshtė duke shkruar monografi pėr Rugovėn ėshtė se, sipas tij, Rugova ka qenė udhėheqės politik i Kosovės nė dy dekadat thuajse mė tė rėndėsishme tė saj (1986-2006). “Pėr mė shumė, mėnyra se si dr. Rugova e ka kundėrshtue okupimin e Kosovės nga Serbia ėshtė unike nė krejt pėrpjekjet njė shekullore tė Kosovės pėr ēlirim”, tha Gashi.

Edhe pse deri mė tani janė botuar njė numėr i konsiderueshėm i librave mbi Rugovėn, tė cilėt ose e mbiēmojnė ose e nėnvlerėsojnė rolin e tij nė procese tė ndryshme politike, Gashi thekson se do tė pėrpiqet maksimalisht qė libri i tij pėr dr. Rugovėn tė mos i takojė asnjėrit prej kėtyre grupeve dhe do tė mundohet me qenė sa mė profesional qė tė jetė e mundshme.

Projektin pėr kėtė libėr ai e ka dorėzuar nė Komunėn e Prishtinės, e cila e ka mbėshtetė financiarisht, ndėrsa kėto ditė thotė se do ta dėrgojė edhe nė Ministrinė e Kulturės dhe nė Ministrinė e Arsimit.

“Shpresoj fuqishėm qė edhe kėto dy institucione kanė me e mbėshtetė kėtė projekt, nė mėnyrė qė me dalė njė botim/studim serioz/profesional pėr jetėn/veprėn e dr. Ibrahim Rugovės, e qė do tė mund tė ishte i plasueshėm edhe ndėrkombėtarisht”, tha Gashi.

Derisa libri pėr Adem Demaēin ėshtė pritė mirė, si nga lexuesit, ashtu edhe nga kritikėt, Gashi beson shumė se libri pėr Rugovėn ka me u pritė shumėfish mė mirė.
Pėr shumė arsye libri pėr Ibrahim Rugovėn do tė jetė tjetėrqysh prej atij pėr Adem Demaēin. “Dallimi esencial ka me qenė se derisa libri pėr Demaēin ka qenė biografi, ky pėr Rugovėn ka me qenė monografi”, tha Gashi.
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė