Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-05-11, 11:28   #24
Izraeliti
surf maniac
 
Avatari i Izraeliti
 
Anėtarėsuar: 09-08-09
Vendndodhja: Proxy Server
Postime: 215
Izraeliti e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: GJERGJ FISHTA

Fishta, 140 pas lindjes

Nė pėrvjetorin e 140 tė lindjes sė poetit kombėtar, At Gjergj Fishtės, pas mė shumė se njė gjysmėshekulli ėshtė ribotuar nė Prishtinė libri pėrkujtimor ‘At Gjergj Fishta’, nė tė cilin janė pėrfshirė shkrimet e disa prej autorėve mė tė njohur tė kohės sė Fishtės.



Nga Alfred Beka mė 11 maj 2011


Nė 140-vjetorin e lindjes sė poetit, ėshtė botuar nga shtėpia botuese ‘Nositi’, nė Prishtinė, libri “At Gjergj Fishta”. Libri pėrfshin shkrime tė ndryshme tė autorėve dhe studiuesve mė nė zė tė kohės kur jetoi Fishta. Shkrimet e pėrfshira nė libėr janė po ato qė u botuan edhe nė vitin 1943, nėn kujdesin e At Benedikt Demės, i cili, pas vdekjes sė Fishtės, kishte marrė pėr detyrė botimin e njė numri pėrkujtimor pėr poetin e ‘Lahutės sė Malėsisė’.

Libri ka 544 faqe dhe ėshtė i ndarė nė katėr pjesė: At Fishta si njeri; At Fishta si letrar; At Fishta nė vdekje dhe periudhėn mbas saj dhe At Fishta nė gjykimin e shkrimtarėve (vendas e tė huaj).


Nė kėto katėr pjesė, shkrimtarė, studiues, miq dhe bashkėkohės tė autorit, nė mesin e tė cilėve Marin Sirdani, Anton Harapi, Kostaq Cipo, Mark Ndoja, Sterjo Spasse, Jolanda Kodra, etj., e vlerėsojnė personalitetin e Fishtės si dhe krijimtarinė e tij letrare.


Abdullah Konushevci, drejtor i shtėpisė botuese ‘Nositi’, duke folur rreth botimit, gjegjėsisht ribotimit tė kėtij libri, tregon se punės rreth ribotimit tė librit “At Gjergj Fishta 1871 – 1940” i kishte hyrė, bashkė me Patėr Ambroz Ukėn, qė nė vitin 1996.


“Kisha njė motiv tė fuqishėm pėr tė pėrgatitur kėtė libėr, njė kopje e tė cilit, sipas fjalėve tė P. Ambroz Ukės, kishte shpėtuar nga shkatėrrimi i plotė, sepse, me ta gjetur, e kishin zhdukur. E radhitėm librin, i bėmė korrekturat gati plot njė vit, megjithėse librin nuk ia dolėm ta botojmė. Pastaj, plasi lufta dhe kjo punė sikur u harrua”, tregon Konushevci.


Pėr fat, pas luftės, Konushevci e kishte gjetur librin tė radhitur dhe pjesėn me tė madhe tė korrekturave tė bėra nė letėr. E kishte lutur njė botues qė ta merrte pėrsipėr botimin e tij, por, pėr ēudi, siē tregon Konushevci, botuesi i kishte thėnė se ai ėshtė njė libėr ‘i mallkuar’.


Ai sqaron se libri ėshtė ribotuar falė ndihmės sė Ministrisė sė Kulturės, ndėrkaq meritat pėr njė riprodhim sa mė besnik ua lė franēeskanėve tė Gjakovės.


“Falė ndihmės sė MKRS’sė, i hyra korrekturės dhe faqosjes sė re tė librit dhe gati pesė muaj punova me ngulm, qė ky tė jetė njė riprodhim sa mė i saktė i origjinalit. Meritat kryesore pėr njė riprodhim sa mė besnik dhe pa gabime, megjithatė, u takojnė franēeskanėve tė Gjakovės me nė krye Patėr Ambroz Ukėn”, tregon Konushevci, sipas tė cilit, se ky libėr mund tė shėrbejė si njė bazė e mirė pėr themelimin e studimeve fishtologjike.


“Kujtoj se libri ‘Atė Gjergj Fishta 1871 – 1940’, qė doli si numėr pėrkujtimor i botuar nėn kujdes tė A. Benedikt Dema O.F.M., mund tė jetė njė bazė e mirė pėr themelimin e studimeve fishtologjike, tė cilat shpresoj se njė ditė do tė zėnė vend nė fakultetet filologjike qė i kemi. Kėtė ia ka borxh, nė mos ndonjė universitet tjetėr, atėherė ai i Shkodrės. Tekefundit, sivjet kremtojmė 140-vjetorin e lindjes sė Tirteut tė Shqipėrisė, Homerit tė Ballkanit, Poetit Kombėtar, Burrit tė Madh tė Shqipėrisė, viganit tė letėrsisė shqipe – Atė Gjergj Fishtės, nderimi i tė cilit shkonte deri te krahasimi me Gjergj Kastriotin, ani pse njė krahasim tė tillė mė vonė shkrimtarėt tanė mė tė mėdhenj ia rezervuan vetėm Enver Hoxhės”, shprehet Konushevci. Ai mendon se ‘koha e Fishtės po vjen dhe mė nuk mund t’i dalė kush para’.
__________________
m'sohen senet
Izraeliti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė