Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-04-06, 15:16   #1
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim 1.9 miliard $ pėr tė prodhuar energji nė Shqiperi


http://www.chron.com/disp/story.mpl/ap/fn/3812074.html



1.9 miliard dollarė pėr tė prodhuar energji sa mė tė pastėr nga gazi natyror i lėngshėm

ASG Power SA, investimi mė i madh energjitik nė Ballkan

Ajo qė shumė vende ėndėrrojnė ėshtė tė jenė tė pavarur nė burimet e tyre tė energjisė, pėr t'i pėrgjigjur jo vetėm nevojave, por edhe kėrkesave pėr rritje ekonomike dhe investime. Qeveria e Shqipėrisė ėshtė pranė arritjes sė kėtij suksesi.
Kompania ASG Power SA nėnshkroi disa javė mė parė me Ministrinė e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjitikės njė Memorandum Mirėkuptimi, pėr realizimin e njė investimi total prej 1.9 miliard dollarė amerikanė, mė i madhi investim i huaj i ofruar ndonjėherė nė Shqipėri. Njėkohėsisht ky ėshtė investimi mė i madh ndėrkombėtar nė Ballkan dhe pėrmban njė komponente tė fuqishme amerikane, qoftė nė produktin strategjik qė synon tė realizojė ashtu edhe nė nivel komercial.
Ky investim i pėrgjigjet strategjive tashmė tė definuara shtetėrore pėr diversifikimin e burimeve tė energjisė, nė pėrputhje me standartet e mbrojtjes sė mjedisit. Nė njė event qė u mbajt kėtė javė nė hotel Sheraton nė Tiranė, Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, pėrkrah ambasadores amerikane Marsi Ries, ambasadorit zviceran dhe pėrfaqėsuesve tė organizatave kryesore tė biznesit, mirėpritėn projektin, duke shprehur mbėshtetje tė pakursyer ndaj tij.


- Ēfarė pėrmban ky projekt?


"Projekti ėshtė i thjeshtė nė koncept", thotė drejtori i tij, zoti Agim Gjinali. "Projekti pėrbėhet nga njė stacion i ri-gazifikimit tė gazit tė lėngshėm natyror (LNG) me njė kapacitet vjetor prej 10 miliard metrash kub dhe njė TEC-i me cikėl tė kombinuar, tė ndėrtuar nė tre faza nga 400 MW secila pikėrisht nė pėrputhje me strategjinė kombėtare tė Shqipėrisė pėr energjinė". Po ashtu nė projekt bėn pjesė njė tubacion nėndetar pėr transportin e gazit qė do tė lidhi Shqipėrinė me Italinė e Jugut si dhe njė linjė nėndetare e interkonjeksionit.
Sipas zotit Gjinali gazi do tė sillet nė impjant me anije tankera, do tė pėrpunohet nė njė platformė lundruese ose mol tė posaēshėm, nė varėsi tė kushteve natyrore tė vendndodhjes dhe mė pas do tė trajtohet brenda impjantit nė pėrputhje me procesin teknologjik. "Por gazi natyror i lėngshėm (LNG) ėshtė lėnda djegėse mė e pastėr nė natyrė", saktėson ai, duke bėrė dallimin mes tij dhe LPG-sė (gazit tė lėngshėm me origjinė nga nafta). Investimi ėshtė parashikuar tė vendoset nė zonėn pranė lumit Seman, ku aktualisht derdhen edhe ujėrat e sektorit naftėnxjerrės tė Marinzės.
Rreth 2 miliard metra kub gaz natyror do tė shfrytėzohen nė ciklin e prodhimit pėr vendin, ndėrsa pjesa tjetėr e prodhimit do tė transportohet nė tregjet europiane pėrmes Italisė apo Ballkanit. Afėrsisht 8 miliard metra kub gaz do tė transportohen nėpėrmjet tubacionit nėndetar dhe pjesa tjetėr e elektroenergjisė do tė transportohet pėrmes njė linje tė rinovuar tė tensionit tė lartė brenda vendit si dhe njė linje tė re kabllore nėnujore pėr nė Itali, me kapacitet transmetimi prej 1000 MW.
Zoti Gjinali garanton se: "Teknologjia qė do tė instalohet nė Shqipėri plotėson standartet e BE-sė nė fushėn e energjisė, gjė qė do tė krijojė mundėsinė pėr lidhjen e vendit me tregun europian. Pėr mė tepėr, si rezultat i kapaciteteve tė reja hidro-energjitike qė do tė zhvillohen nė Shqipėri, Europa mund tė ketė akses pėrmes kėsaj lidhjeje pėr tė marrė energji nga burime energjitike tė rinovueshme dhe me kosto tė lirė", thotė drejtori i ASG Power SA. Pėr tė maksimalizuar efektivitetin e tij, projekti i ASG Power parashikon njė seri investimesh rehabilituese tė rrjeteve tė transmetimit tė rrymės dhe gazit, qė do tė jenė gjithsesi njė pėrfitim direkt pėr sistemin energjitik shqiptar. Krejt projekti parashikohet tė realizohet brenda vitit 2009.


__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante