Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-01-08, 02:49   #7
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Ilirėt Nė Mesdhe

[redaktoni] Gjuha

Artikulli Kryesorė : Gjuha e Ilirėve Ilirėt flisnin njė gjuhė qė dallohej nga gjuhėt e popujve tė tjerė tė kohės sė lashtė tė Ballkanit. Ajo ishte njė gjuhė e veēantė indoevropiane, qė kishte lidhje afėrie ku mė tė largėt e ku mė tė afėrt me gjuhė tė tjera tė gadishullit dhe jashtė tij. Janė konstatuar elemente tė pėrbashkėta sidomos me trakishten. Lidhur me vendin e ilirishtes nė mes tė gjuhėve indoevropiane ėshtė diskutuar mjaft dhe janė dhėnė mendime tė ndryshme.
Njė varg dijetarėsh tė shquar historianė, arkeologė e gjuhėtarė, kanė sjellė njė sėrė argumentesh historike dhe gjuhėsore pėr origjinėn e shqiptarėve dhe tė gjuhės sė tyre. Sintezėn mė tė plotė, tė shoqėruar me vėshtrimin kritik tė mendimeve pėr origjinėn e gjuhės shqipe, e ka dhėnė gjuhėtari i shquar prof. Eqrem Ēabej, i cili ka sjellė dhe argumentet e tij shkencore, nė mbėshtetje tė tezės ilire. Disa nga argumentet e parashtruara prej tij janė kėto: Shqiptarėt banojnė sot nė njė pjesė tė trojeve, ku nė periudhėn antike kanė banuar popullsi ilire; nga ana tjetėr, nė burimet historike nuk njihet ndonjė emigrim i shqiptarėve nga vise tė tjera nė trojet e sotme; njė pjesė e elementeve gjuhėsore: emra vendesh, fisesh, emra njerėzish, glosa, etj., qė janė njohur si ilire, gjejnė shpjegim me anė tė gjuhės shqipe. Format e toponimeve tė lashta tė trojeve ilire shqiptare, tė krahasuara me format pėrgjegjėse tė sotme, provojnė se ato janė zhvilluar sipas rregullave tė fonetikės historike tė shqipes, d.m.th. kanė kaluar pa ndėrprerje nėpėr gojėn e njė popullsie shqipfolėse; marrėdhėniet e shqipes me greqishten e vjetėr dhe me latinishten, tregojnė se shqipja ėshtė formuar dhe ėshtė zhvilluar nė fqinjėsi me kėto dy gjuhė kėtu nė brigjet e Adriatikut dhe tė Jonit; tė dhėnat arkeologjike dhe ato tė kulturės materiale e shpirtėrore, dėshmojnė se ka vijimėsi kulturore nga ilirėt antikė te shqiptarėt e sotėm. Nga tė gjitha kėto argumente, del si pėrfundim se teza e origjinės ilire tė gjuhės shqipe, ėshtė teza mė e mbėshtetur nga ana historike dhe gjuhėsore.

[redaktoni] Arti

Artikulli kryesor : Arti ilir nė kohėn e hekurit Arti ilir nė periudhėn e hershme tė hekurit karakterizohet me stilin e tij dekorativ tė theksuar tė epokės sė bronzit, por lulėzimin e arrin nė fillim tė epokės sė plotė tė hekurit, d.m.th. rreth shek. VIII-VII p.e.sonė nė kushtet e zhvillimit tė mėtejshėm ekonomiko-shoqėror tė ilirėve. Kjo vihet re qartė sidomos nė grupin e kulturės sė Devollit, nė atė tė Mat-Glasinacit etj. Ky stil zbukurimi, i aplikuar jo vetėm nė objektet e veēanta metalike, kryesisht prej bronzi dhe nė qeramikė, por edhe nė materialet qė nuk i rezistuan kohės si nė dru, kockė etj., pėrfaqėsohet nga njė gamė e pasur figurash gjeometrike, si rrathė tė veēantė e bashkėqendrorė, rombe e trekėndėsha me fusha tė zbrazura ose tė mbushura me vija paralele etj., tė kompozuara me njė fantazi tė zhvilluar dhe nė njė sistem rigorozisht simetrik.
[redaktoni] Antika


[redaktoni] Helenėt nė brigjet ilire

Artiulli kryesor : Marrėdhėniet Iliro-Helene nė antikė Vendosja e kolonive helene nė bregdetin ilir ėshtė pjesė e drejtimit tė lėvizjes kolonizuese helene, nė tė cilėn mė aktiv u tregua Korinthi. Kjo dukuri u zhvillua, nga njėra anė, me shtytjen e faktorėve ekonomikė e shoqėrorė tė metropoleve dhe, nga ana tjetėr, qe njė hap i mėtejshėm nė pėrfshirjen e zonave ilire nė sferėn e ekonomisė sė Mesdheut. Kolonitė mė tė hershme u vendosėn nė tokat e Ilirisė sė Jugut. Kėto zona tė banuara nga ilirėt kishin marrėdhėnie tregtare me vendet e Greqisė qė nga epoka kreto-mikene. Kjo tregti fitoi njė bazė mė tė gjerė nė kushtet e shthurjes sė rendit fisnor tek ilirėt. Vendosja dhe zhvillimi i mėtejshėm i kolonive ka qenė pasojė e kėtij procesi. Nė fillim u vendosėn pranė vendbanimeve ilire pikat tregtare, tė cilat me zhvillimin e mėtejshėm tė marrėdhėnieve me brendatokėn ilire u populluan nga grupe kolonistėsh helenė dhe u kthyen nė qendra tė shpėrngulurish (apoike) tė metropoleve greke.
[redaktoni] Shoqeria dhe politika

Artikulli kryesor Shoqėria dhe politika ilire nė antikė Qė nė fillim nė kolonitė helene tė bregdetit ilir u vendos mėnyra antike e prodhimit. Nė ndarjen e shoqėrisė nė kolonitė rol tė veēantė luante prejardhja shoqėrore dhe etnike e njerėzve. Nė kushte mė tė privilegjuara ishte shtresa me prejardhje aristokrate, qė kishte qenė shpesh pėrkrahėse e themelimit tė kolonive. Pėrbėrja shoqėrore e shtresave tė lira ishte e larmishme. Krahas tė mėrguarve, pėr arsye politike gjatė luftėrave tė demosit me aristokracinė nė metropole, kishte fisnikė tė varfėruar, zejtarė tė zhveshur nga mjetet e prodhimit, fshatarė tė shpronėsuar, tregtarė e detarė. Kjo masė e popullsisė shtohej vazhdimisht si rrjedhim i dyndjeve tė herėpashershme nga metropolet. Nė Dyrrah njė kontingjent i madh njerėzish tė tillė erdhi nė gjysmėn e dytė tė shek.V.
[redaktoni] Shtetet ilire

Artikulli krysor : Shtete ilire nė antikitet Nė fundin e shek. V p.e.sonė ilirėt hynė nė rrugėn e zhvillimit skllavopronar. Nė shekujt qė pasuan e deri nė pushtimin romak krahinat mė tė pėrparuara ilire, ato jugore, kryesisht bregdetare, njohėn zhvillimin e tyre mė tė lartė shoqėror e politik tė pavarur. Urbanizimi intensiv i kėsaj treve dhe zhvillimi qė mori, pėr pasojė, mėnyra antike e prodhimit nė shek. IV-III p.e.sonė ēoi nė krijimin e njė shoqėrie antike tė mirėfilltė dhe nė formimin e njė vargu shtetesh ilire, tė cilat u inkuadruan nė qytetėrimin e pėrparuar tė botės mesdhetare. Midis formacioneve shtetėrore qė u formuan nė trevėn e gjerė ilire, ai qė arriti njė shkallė tė lartė tė zhvillimit politik dhe qė luajti njė rol tė shquar nė ngjarjet politike tė kohės qe Shteti Ilir apo Mbretėria Ilire. Qė nga dukja e kėtij shteti emrat ilir dhe Iliri morėn, pėrveē kuptimit tė gjerė etnik, edhe njė kuptim tė ngushtė politik, qė u lidhėn me fatet historike tė kėtij formacioni shtetėror dhe tė popullsisė sė tij, e cila nė burimet e shkruara do tė njihet me emrin Illyrii propriedictii (ilirė tė mirėfilltė). Nė kohė tė ndryshme Mbretėria Ilire ushtroi pushtetin e vet, natyrisht me luhatjet qė i imponuan rrethanat politike, nė njė territor tė gjerė qė pėrfshinte krahinat prej lumit Naretva (Narona) nė veri e deri te lumi Vjosa (Aous), nė jug me njė shtrirje drejt lindjes deri te liqenet Lyhnide nė kufi me Maqedoninė dhe mė nė veri me Mbretėrinė Dardane. Nė krahinat mė jugore ilire u formua njė shtet tjetėr i rėndėsishėm ilir i njohur me emrin Shteti i Epirit, i cili shquhet sidomos nė ngjarjet politike tė fundit tė shek. IV dhe tė ēerekut tė parė tė shek. III p.e.sonė. Nė kohėn e shtrirjes mė tė gjerė tė tij, ai pėrfshinte tokat prej lumit Vjosa (Aous) e deri nė gjirin e Artės (Nikopolit), duke u kufizuar nga jugu me Akarnaninė, kurse nga lindja me Thesalinė e Maqedonisė. Nė kėtė hapėsirė kanė ekzistuar si formacione shtetėrore tė pavarura edhe njė varg qytetesh shtete, si Dyrrahu, Apolonia, Ambrakia, historia politike e tė cilave u zhvillua herė nė lidhje tė ngushtė e herė nė kundėrshtim me atė tė Shtetit Ilir dhe tė atij tė Epirit. Nė rrethana tė caktuara politike lindin gjithashtu formacione mė pak tė rėndėsishme nė formėn e lidhjeve qytetare (Koinon), si ajo e Bylinėve etj., qė kanė njė peshė mė tė vogėl nė historinė politike tė Ilirisė. Nė krahinat e brendshme jugore dhe qendrore ilire u formuan tri mbretėri tė vogla ilire: e paionėve, e dardanėve dhe e athamanėve. E para shfaqet me njė shkėlqim tė shkurtėr nė shek. IV p.e.sonė pėr tė rėnė pastaj shpejt nėn goditjet e politikės ekspansioniste tė shtetit maqedon, kurse dy tė fundit dalin nė arenėn politike nė shek. III me njė rol tė parėndėsishėm. Popullsitė ilire tė krahinave tė brendshme qendrore e veriore nuk njohėn deri nė fillim tė erės sonė njė organizim politik shtetėror; edhe nė kėtė kohė ato arritėn tė organizohen vetėm nė federata fisnore, siē ėshtė rasti i dalmatėve ose i fiseve tė tjera
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė