Shiko Postimin Tek
Vjetër 21-04-07, 23:57   #1
valiii
 
Anëtarësuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Isa I Biri I Merjemes

ISA I BIRI I MERJEMES


Naxhi Ibrahimi



Merjemja ishte e bija e Imranit dhe e Hënës. Imrani dhe Hėna jetuan kohė tė gjatė nė martesė, duke mos pasur fëmijë. Njė mëngjes nėna e Merjemes, Hėna kishte dalur para shtėpisė dhe e shikonte njė zog se si i ushqente me sqep tė vegjlit e saj dhe pastaj i vendeste nėn krahė, duke i mbrojtur nga tė ftohtėt. Hėna nė shpirt e ndiente dëshirën pėr tė lindur, andaj i drejtohet Zotëriut tė Lartmadhėruar me fjalėt qė pasojnë:

“Zoti im, ma dhuro njė fėmijė, jo pėr atė qė mė duhet ndihma e tij nė kėtė botė, por qė tė jam nė shėrbimin Tėnd, Zoti im, dhe ta shijoj dashurinė prindore.”

All-llahu i dashur pranoi lutjen e saj. Duke e ndier se ėshtė ma barrė i drejtohet All-llahut xh.sh.:

“Kur gruaja e Imranit pat thėnė: Zoti im, Unė kėtė qė ėshtė nė barkun tim, vendosa ta kushtoj thjesht vetėm pėr shėrbimin Tėnd, pra pranoje kėtė prej meje, vėrtet Ti je Ai qė dėgjon e di. (Ali Imran; 35)

Me shpresė se do t`i lind djalė, ajo pikėrisht me kėto fjalė iu zotua All-llahut tė Madhėrishėm, qė nė shenjė falėnderimi do t`ia falė Atij, qė tėrė jetėn do t`ia kushtojė robėrimit dhe tė shėrbejė nė tempullin e Tij.

Imrani dhe Hėna ishin mjaft tė gėzuar qė nė atė moshė tė shtyrė do tė kenė fėmijė, duke mos e parandier se Merjemja do tė paraqitet nė kėtė botė si bonjake. Ndėrkaq, para lindjes sė saj i vdes babai Imrani. Hėna vuajti njė kohė tė gjatė pėr burrin e saj dhe frikėsohej pėr ardhmėrinė e fėmijės qė ende nuk kishte dalur nė kėtė botė.

Kur erdhi koha e lindjes, Hėna lind vajzė, edhe pse kishte pritur djalė, tė cilin do ta jepte nė tempullin e shenjtė nė shėrbim tė All-llahut xh.sh. i cili do ta falėnderonte Atė pėr begatitė e tij.

Deri atėherė nuk ishte traditė qė fėmija femėr tė shėrbente nė tempullin e shenjtė, prandaj Hėna i drejtohet Zotit tė saj:

E kur ajo lindi tha: “Zoti im, unė e linda femėr.Po All-llahu e di mė sė miri atė qė ajo e lindi. E mashkulli nuk ėshtė si femra. Dhe unė e emėrtova atė Merjeme, e atė dhe pasardhėsit e saj po t`i le ty nė mbrojtje prej djallit tė mallkuar.” (Ali Imran, 36)

Pasi qė i kalon pak mėrzia, vajzėn e emėrton Merjeme, qė nė hebreishte do tė thotė e dhuruar. Edhe pse deri atėherė nuk ishte traditė qė femra tė shėrbejė nė tempullin e shenjtė. I lartmadhėruari (All-llahu xh.sh.) e plotėsoi duan e saj, dhe bėri qė Merjemja tė bėhet ndėr mė tė prirat e grave tė botės, nėnė e besimtarėve, pėr tė cilėn pikėrisht po flasim.

Familja e Merjemes ishte mė e ngritura nė fisin beni Israil. ishte kjo arsye rreth vrapimit se kush do tė kujdesej pėr edukimin e saj.

Zekerija a.s. gruaja e tė cilit ishte tezja e Merjemes vendos pėr ta marrė nė mbrojtje duke thėnė: “Unė do tė kujdesem pėr tė, e kam farefis, sepse gruan time e ka teze, dhe jam i dėrguar pėr kėtė popull, prandaj pėr kėtė kam pėrparėsi ndaj tė gjithėve.”

Ndėrkaq, shejhėt dhe ulematė, duke mos dashur qė tė heqin dorė lehtė nga ai nder, ashtu qė edhe ata tė jenė ndėr tė parėt qė do tė kujdeseshin pėr tė, propozuan qė me anė tė shortit tė vendosin pėr zgjedhjen e kujdestarit tė saj. Atij qė do t`i takoj shorti, do tė ketė nderin e kujdestarisė.

Kėshtu me short kujdesi rreth saj i takoi Zekerias, ai thotė:

“All-llahu gjykoi nė anėn time qė unė tė kujdesem pėr tė.”

Zekerija nė xhami caktoi njė dhomė tė posaēme, nė tė cilėn banonte merjemja. Vendin e saj e lėshonte vetėm kur falte namaz ose bėnte dhikėr.

Zekerija e vizitonte Merjemen kohė pas kohe. Sa herė qė e vizitonte para saj gjente ushqime tė ndryshme. Nė periudhėn e dimrit para saj gjendeshin ushqime qė mund tė gjendeshin vetėm verės. Ndėrkaq, vinte vera, rreth saj mund tė shihje ushqime tė cilat gjendeshin vetėm dimrit.

Kur Zekerija e pyeste prej nga gjithė ai ushqim, ajo pėrgjigjej:

“...Ai ėshtė nga All-llahu, se All-llahu atė qė do, pa masė e furnizon. (Ali Imran; 37)

Lindja e Isait a.s.
Merjemja kalonte ditė tė tėra nė dhomėn e saj, e mbyllur, nė vetmi duke i bėrė ibadet All-llahut xh.sh. Njė ditė All-llahu xh.sh. ia dėrgon Melekun qė i kumton:

Pėrkujto kur engjėjt i thanė: “O Merjeme, All-llahu tė dalloj ty (me besim e karakter), tė pastroj (nga shpifjet ebreje) dhe tė lartėsoj mbi gratė e botės. O Merjeme vazhdoje adhurimin ndaj Zotit tėnd, bėn sexhde dhe falu pėr Zotin bashkė me ata qė falen.” (Ali Imran; 42-43).

Merjemja e frikėsuar pėrgatitet pėr tė ikur dhe kėrkon dhe kėrkon mbrojtje nga All-llahu xh.sh., duke e konsideruar melekun gabimtar, ndėrsa ajo ishte besimtare dhe pa gabime.

Melekėt e qetėsojnė e pastaj ia shpallin lajmin e gėzuar:

“O Merjeme, All-llahu tė pėrgėzon me fjalėn e vet (me lindjen e njė fėmije si rezultat i fjalės sė Zotit) emri i tė cilit ėshtė Mesih, Isa, bir i Merjemes, i famshėm nė dunja e ahiret dhe nga tė afėrmit ( e Zotit), e qė duke qenė nė djep (foshnje) u flet njerėzve, e edhe si i rritur e qė ėshtė nga tė pėrsosurit. Ai (All-llahu) ia mėson atij librin (besimin), urtėsinė, Tevratin dhe Inxhilin”. (Ali Imran; 45, 46,48).

All-llahu i Madhėruar njė ditė ia dėrgon asaj melekun:

“E, pėrmendju nė kėtė libėr (tregimin pėr) Merjemen kur ajo u largua nga familja e saj nė njė vend nė lindje. Ajo vuri njė perde ndaj tyre, e ne ia dėrguam saj Xhibrilin, e Ai iu paraqit nė formėn e pėrsosur tė mashkullit. Ajo tha: “Unė i mbėshtetem tė Gjithmėshirshmit prej teje, nėse je qė i frikėsohesh Atij (pra mė lė tė lirė). “Ai (Xhibrili) tha: “Unė jam vetėm i dėrguar (melek) i Zotit tėnd pėr tė dhuruar ty njė djalė tė pastėr (pejgamber)”. Ajo tha: “Si do tė kem unė djalė, kur mua nuk mė ėshtė afruar njeri ( nuk jam e martuar), e as qė kam qenė e pamoralshme”. Ai (Xhibrili) tha: “Ja, kėshtu ka thėnė Zoti yt; ajo pėr mua ėshtė lehtė, e pėr ta bėrė atė (djalin e krijuar pa babė) argument pėr njerėzit e edhe mėshirė nga ana e Jonė. Kjo ėshtė ēėshtje e kryer.” (Merjem; 16-21).

Pas kėsaj meleku zhduket. Merjemja mendonte pėr fjalėt qė i kishte dėgjuar. E pyeste veten: Ē`do tė thoshte pėr tė populli, tė jetė me barrė dhe tė lind pa pasur burrė. Sa herė qė mendonte pėr fėmijėn shtrėngohej nė shpirt. E vetmja gjė qė dėshironte, nė ato ēaste, ishte tė tėrhiqej nė vetmi, nė mėnyrė qė t`i shmangej kontaktit me kėnddoqoftė.

Kalonin ditėt dhe muajt, kurse shqetėsimi e kaplonte gjithnjė e mė tepėr. Nuk kishte dėshirė pėr jetė, as pėr ushqim e pije. E shtytur nga shqetėsimi shpirtėror, vendos pėr ta lėshuar dhomėn e saj dhe tė shpėrngulet nė qytezėn Nasire (Nezaret).

Ajo e barti atė (Isain), andaj (me tė nė bark) u izolua nė njė vend tė largėt.” (Merjem; 22).

U vendos nė njė shtėpi fshati pa konfor. Atje jetonte nė vetmi, e fshehur nga njerėzit, duke mbuluar shenjat e shtatzėnėsisė.

Kėrkonte pėrgjigje me tė cilėn do tė arsyetohej te bashkaatdhetarėt e saj. Ishte e sigurt se nuk ėshtė mėkatare, e as qė e mban gabimin e shtatzėnėsisė. Mė nė fund, mbėshtetet nė Gjykatėn Hyjnore, duke pritur urdhėrin e All-llahut.

“E dhembjet (e lindjes) e detyruan tė mbėshtetet pėr njė trup tė hurmės. Ajo tha: “Ah sa mirė do tė ishte pėr mua sikur tė kisha vdekur para kėsaj dhe tė isha e harruar qė moti.” E nga poshtė kėtė e thėrret (Xhibrili): “Mos u brengos, Zoti yt bėri pranė teje njė pėrrockė (uji). E ti shkunde trupin e hurmės se do tė bijnė hurma tė freskėta.” (Merjem; 23-25).

Me gjithė dhembjet e lindjes qė i ndjente, asaj nuk i largohej nga mendja fakti se si do tė reflektohet kjo ngjarje kur tė kthehet nė fshat dhe si do tė mbrohet nga kritikat.

All-llahu xh.sh. ia dėrgon lajmėtarin qė e kėshillon:

“Ti pra, ha dhe pi e qetėsohu, dhe nėse sheh ndonjė prej njerėzve thuaj: Unė kam vendosur heshtje pėr hir tė Gjithmėshirshmit, andaj asnjė njeriu sot nuk i flas.” (Merjem; 26).

Pas kėtyre fjalėve Merjemja u qetėsua. Vendosi pėr t`u kthyer nė fshat. Nė hyrje tė fshatit e rrethuan vendėsit nga tė gjitha anėt pėr ta parė duke iu drejtuar me fjalė, por ajo vetėm heshtte.

Dhe duke e bartur ngryk shkoi te tė afėrmit e saj. Ata i thanė: “O Merjeme, ke bėrė njė vepėr shumė tė keqe. O motra e Harunit, babai yt nuk ishte njeri i prishur, e as nėna jote nuk ka qenė e pamoralshme.” (Merjem; 27-28).

Kur ia pėrmendi prejardhjen e familjes nga Haruni a.s. e tutje, jep shenjė vetėm me gisht, duke i drejtuar kah fėmija, qė t`i drejtohen atij.

“Atėherė ajo u dha shenjė kah ai (Isai).” (Merjem; 29).

Me pėrbuzje , quditėrisht pyesin:

Ata thanė: “Si t`i flasim atij qė ėshtė foshnje nė djep?” (Merjem; 29).

Atėherė All-llahu xh.sh. i jep mundėsi dhe forcė Isait pėr tė folur me zė tė qartė dhe fjalė bindėse, thotė:

“Ai (Isai) tha: “Unė jam rob i All-llahut, mua mė ka dhėnė (ka caktuar tė mė japė) Librin dhe mė ka bėrė Pejgamber. Mė ka bėrė dobiprurės, kudo qė tė jem dhe mė ka porositur me namaz (falje) e zeqatė pėr sa tė jam gjallė. Mė ka bėrė tė mirėsjellshėm ndaj nėnės sime, e nuk mė ka bėrė kryelartė, as tė padėgjueshėm. Selami (shpėtimi prej All-llahut) ėshtė me mua ditėn kur u linda, ditėn kur tė vdes dhe ditėn kur tė dal (prej varrit) i gjallė. Kjo ėshtė (fjalė), e vėrtetė, rreth Isait, birit tė Merjemes nė tė cilin ata shkaktojnė dyshime. Nuk i takon (nuk ka nevojė) All-llahu tė ketė ndonjė fėmijė, i pastėr ėshtė Ai vetėm i thotė atij “Bėhu”. “Ai menjėherė bėhet”.

(Merjem; 30-35).

Nuk kishte nevojė pėr kurrfarė dėshmie tjetėr pėr ta hequr dyshimin nga Merjemja. Kur`ani konstaton:

“Kjo ėshtė (fjalė) e vėrtetė, rreth Isait, birit tė Merjemes nė tė cilin ata shkaktojnė dyshime”. (Merjem; 34).

Vazhdon...


valiii Nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Nyje Interesante