Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-04-07, 00:03   #2
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Kėto ishin dėshmi dhe mu`xhize me tė cilat i Lartmadhėruari i thyen shpifjet qė Jevrejt nga jodituria ia drejtonin Merjemes. Forca qė bėn tė mundur pėr tė folur fėmija nė djep, ishte mbėshtetja mė e fuqishme pėr atė dhe nėnėn e tij. Ajo i lė Jevrenjtė tė paditur dhe tė nemitur dhe njėkohėsisht ruan nderin e nėnės Merjeme.

Pėr njė kohė tė shkurtėr nė fshat pėrhapet lajmi pėr fėmijėn dhe mirėsjelljen e tė gjithė atyre qė kanė dyshuar nė ndershmėrinė dhe dinjitetin e Merjemes. Vendasit e ndėrruan mendimin e tyre tė keq dhe u bindėn qė Merjemja ėshtė e pagabueshme, duke e kuptuar se ky fėmijė nuk ėshtė si fėmijėt e tjerė, por qė ai do tė bėhet njeri me respekt tė denjė dhe orator pa mundėsi qė ndonjėri t`ia kalojė. Ata vendas qė nuk ishin tė pranishėm, atėherė kur Isai fliste qė nga djepi, nuk e largonin dyshimin nga Merjemja, sepse nuk ishin tė vetėdijshėm pėr gjithėfuqinė e Zotit. Nuk e pranonin qė All-llahu xh.sh. ėshtė krijues i Tokės, qiejve, ujit dhe ēdo gjėje tjetėr, dhe sa herė qė do, Ai mund edhe t`i shkatėrrojė. All-llahu xh.sh. ėshtė i fuqishėm pėr ta krijuar njeriun dhe ēdo gjė tjetėr, me njė fjalė tė tij: KUN – bėhu. FE JEKUN – dhe ajo bėhet.

Pėrkundėr kėsaj, Merjemja mbetet nė fshat, duke u kujdesur pėr fėmijėn e saj dhe duke bėrė pėrpjekje pėr ta edukuar brenda mundėsive, sepse ekzistencėn e kishte tė garantuar nga All-llahu xh.sh. pėrderisa tė mos e kryej detyrėn pėr tė cilėn ėshtė dėrguar.

Pejgamberia e Isait a.s.

Isai a.s. ėshtė rritur si shumica e fėmijėve tė tjerė. Qė nė rininė e tij i lajmėrohen disa shenja tė dhuratės sė Zotit – pejgamberia. Lozte sikurse edhe fėmijėt e tjerė. Pėrveē vetive tė njė djaloshi si nė lojė, ashtu edhe jashtė saj, i paraqiten disa dukuri qė nuk mund t`i kuptonin shokėt e tij. Isai a.s. nisi tė shkojė te mėsuesi i fshatit, ashtu si edhe tė gjithė fėmijėt e tjerė, por ai shumė mė shpejt dhe mė mirė se sa tė tjerėt i kuptonte dhe i pėrvetėsonte mėsimet. Nuk kishte asnjė detyrė tė paqartė, kurse disa nga mėsimet i dinte qė mė parė.

Para se t`i mbushte njėzet vjet, me Merjemen shkon nė Jerusalem. Atje takohet me shumė njerėz. Merr pjesė nė disa debate fetare, por nuk pajtohej as me ata qė predikonin, e as me ata qė udhėheqnin. Njė ditė, nė njė tubim dijetarėsh fillon tė debatojė lidhur me fenė, qė zgjati kohė tė gjatė. Kėshtu, gjatė tėrė kohės sė debatit, Isai a.s. nuk shkoi nė shtėpi. Merjemja e merakosur pėr tė e kėrkoi ēdokund, por nuk mundi ta gjejė. Kur u kthye e pyeti: “Ku ishe?” Ai i pėrgjigjet: “Kam qenė nė njė tubim ku kemi diskutuar pėr shumė ēėshtje.”

Nga frika se do t`i ndodhė diēka, Merjemja e lėshon Jerusalemin, dhe kthehet pėrsėri nė Nasir. Kur Isai a.s. i mbushi 30 vjet, i vjen meleku Xhebraili, sikurse qė i kishte ardhur edhe pejgamberėve tė mėparshėm, duke ia sjellur shpalljen nga All-llahu i Lartmadhėruar.

Ka shumė ajete qė flasin pėr pejgamberinė e Isait a.s.

“Kėta (pėr tė cilėt tė rrėfyem) janė tė dėrguarit, disa prej tyre i dalluam nga tė tjerėt, prej tyre pati qė All-llahu u foli, disa i ngriti nė shkallė mė tė lartė, Isait, birit tė Merjemes i dhamė argumente dhe e forcuam me shpirtin e shenjtė (Xhibrilin). E sikur tė donte All-llahu, nuk do tė mbyteshin ndėrmjet vete ata (populli) qė ishte pas tyre, pasi qė atyre u patėn zbritur argumente, por megjithatė ata u pėrqanė. E pati prej tyre qė besuan dhe pati tė tillė qė nuk besuan, e sikur tė dėshironte All-llahu ata nuk do tė mbyteshin, por All-llahu punon ēka dėshiron.” (el-Bekare; 253).

“Pastaj vazhduam pas tyre me tė dėrguarit Tanė, e pas tyre e dėrguam Isain tė birin e Merjemes dhe atij i dhamė Ingjilin, e nė zemrat e ithtarėve tė tij dhuruam butėsi e mėshirė, ndėrsa murgėsinė ata e shpikėn vetė. Ne atė nuk ua bėnė obligim atyre, mirėpo edhe pse kishin tė vetmin qėllim, tė arrijnė kėnaqėsinė e All-llahut, ata nuk iu pėrmbajtėn asaj si duhet, prandaj atyre qė besuan, Ne u dhamė shpėrblimin, po shumė prej tyre janė mėkatarė (jobesimtarė). (el-Hadid; 27).

All-llahu i madhėruar nė Kur`an thotė se ka dėrguar Isain a.s. t`i vėrtetojė shpalljet e mėparshme dhe, me dėshirėn e urdhėrin e All-llahut xh.sh., tė ndėrrojė diēka. Isai a.s., duke iu drejtuar popullit pėr misionin e tij thotė:

“Dhe (kam ardhur) qė t`ju vėrtetojė Tevratin qė e keni para duarsh, t`ju lejojė disa gjėra qė u ishin ndaluar juve, kam ardhur me argument nga Zoti juaj, pra keni frigė All-llahun dhe mė dėgjoni mua”. (Ali Imran; 50).

All-llahu i Madhėruar Isain a.s. e udhėzoi nė rrugė tė drejtė, si edhe pejgamberėt e tjerė, ia dhuroi librin Inxhilin dhe e dalloi nga njerėzit e tjerė.

Isai a.s. i fliste popullit tė vet se All-llahu xh.sh. ia dhuroi Librin (Inxhilin) dhe e bėri Pejgamber – nebijj dhe e mėshiroi kudo qė ishte. Pas pranimit tė Shpalljes Isai a.s. filloi t`i ftojė njerėzit nė fenė e vėrtetė, duke i ndėrruar rregullat e Inxhilit. Qėllimi kryesor i Jevrejve ishte grumbullimi i pasurisė sa mė tė madhe, duke mos zgjedhur mjete pėr arritjen e saj. Tė varfėrit i detyronin nė nėnshtrueshmėri dhe mirėmbajtjen e vendeve tė shenjta (Mesxhidul Aksasė). Derisa nė njėrėn anė ishin tė varfėrit, anėn tjetėr qėndronin kryeparėt me xhepat e mbushur me arė e argjend.
Njė pjesė e Jevrejve nė tėrėsi mohonin Ditėn e Gjykimit. Ata pėrhapnin tė pavėrteta se nuk ka pėrgjegjėsi para All-llahut xh.sh. e as dėnim pėr vepra tė kėqia. Njė grup tjetėr ishte i orientuar vetėm pėr tė mira dhe kėnaqėsitė e kėsaj bote. Thirrja e Isait a.s. nė rrugė tė drejtė nuk u pėrgjigjej aspak tė pasurve dhe udhėheqėsve tė tyre, e as parisė fetare tė asaj kohe. Ata ndienin rrezik nė pozitat e tyre, e qė u vinte nga Isai a.s., prandaj vendosin pėr ta pėrcjellur kah lėviz, me kėnd takohet dhe ēka predikon, nė mėnyrė qė t`i kundėrshtojnė fjalėt e tij dhe tė Vėrtetėn qė ia shpalli All-llahu i madhėrishėm. Ndėrkaq Isai a.s. nuk ishte i frikėsuar, pėrkundrazi ishte konsekuent nė misionin e vet. Ēdo ditė e thėrriste popullin me fjalėt:
“Frikohuni All-llahut dhe mė pasoni mua”.
Kur ata panė se Isai a.s. ishte i qėndrueshėm nė pėrpjekje pėr ta kryer misionin e tij, kėrkonin nga Ai dėshmi pėr t`i bindur se ėshtė i dėrguar i All-llahut.
All-llahu xh.sh. e mbron tė zgjedhurin e tij me mu`xhize (fenomene mbinatyrore) tė cilat kurrė nuk do tė pėrsėriten dhe as qė do t`i dhurohen ndokujt.
Isai a.s. bėnte zogj nga balta dhe me lejen e All-llahut ata mund tė fluturonin. Po ashtu, All-llahu xh.sh. i dha edhe mu`xhize tė tjera dhe atė me lejen e All-llahut xh.sh. arriti qė:
- t`i shėrojė tė zgjebosurit,
- t`i shėrojė tė verbėrit,
- t`i ngjallė tė vdekurit,
- e dinte se ē`hanė njerėzit nė shtėpi dhe ē`u mbetet nga ushqimi.
Pėr kėto mu`xhize flitet nė dy vende nė Kur`anin e madhėruar.
“dhe, (dėrgohet) i dėrguar te bijt e Israilit: “unė kam ardhur nga Zoti juaj me argument, unė nga balta ju bėjė diē si shpendi, i fryej atij dhe ai me lejen e All-llahut bėhet shpend, unė i shėroj tė verbėrit, tė sėmurit nė lėkurė, dhe me lejen e All-llahut ngjalli tė vdekurit; unė ju tregoj pėr atė qė hani dhe pėr atė qė depononi nė shtėpitė tuaja. Vėrtetė, ky ėshtė fakt pėr ju nėse jeni besimtarė.” (Ali Imran; 49).

“All-llahu (atė ditė) i thotė: “O Isa, bir i Merjemes, pėrkujtoj tė mirat e Mia ndaj teje dhe ndaj nėnės sate, kur tė fuqizova me shpirtin e shenjtė (Xhibrilin), e ti u fole njerėzve (kur ishe) nė djep dhe (kur ishe) i pjekur (si burrė), kur ta mėsova ty librin e urtėsinė me Tev ratin e Inxhilin, kur me lejen Time formova nga balta si formė shpeze e i fryve asaj dhe me urdhėrin Tim u bė shpezė, kur i shėrove tė verbėrin dhe tė sėmurin nga sėmundja e lėkurės me dėshirėn Time, kur me urdhėrin Tim i nxore (tė gjallė) tė vdekurit, kur i zbrapa Beni Israilėt prej teje (qė deshėn tė mbysin) atėherė kur u erdhe me argumente, e disa prej tyre qė nuk besuan thanė: “Kjo (mrekullia e Isait) nuk ėshtė tjetėr vetėm se magji e qartė.” (el-Maide; 110).

vazhdon...
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė