Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-12-05, 21:03   #67
CICErrrIMA
 
Anėtarėsuar: 13-03-05
Postime: 64
CICErrrIMA e ka pezulluar reputacionin
Gabim

AI I DI TE GJITHA!!!
----------------------

GRINDAVECI,
RROBAQEPSI DHE MISTRECI,
AI NUK I SHIKON PUNET E TIJA,
LERE ME THANE,
AI I DI TE GJITHA...

KUR PUNON ,KURR S GABON.
FLET SHUME E HINGELLON,
NUK SHIKON PUNET E TIJA,
LERE ME THANE,
AI I DI TE GJITHA.

NDJENJE FETARE DHE KOMBETARE,
AI I GJETI NE ABETARE,
AI NUK I SHIKON PUNET E TIJA.
LERE ME THANE,
AI I DI TE GJITHA.


POR C TE BESH ME TE TILLE
QE NUK FLASIN POR HINGELLIJNE,
I MORA VESH PUNET E TIJA,
ME TE VERTET...
AI I DI TE GJITHA!!!


NE DITARIN E HUMBUR
---------------------------

SHKROVA
SHUME RRESHTA.
SHUME GJERA TE VERTETA,
U GEZOVA...
QE TASH E GJETA.
PO,U KUJTOVA
ISHTE E LEHTE.
ATY ISHTE NJE GJE
E FSHEHTE.

NE DITARIN TIM TE HUMBUR
GJETA ME SHUME
SE DY GISHTE PLUHUR.

GJETA, E CKA NUK GJETA,
OH SA E RENDE...
E RENDE ,ESHTE HESHTJA.




TE SHOH NE SY
-----------------


Nuk ishte vetem...
nje film.
Ishte me shume.
Ishte vegim.
Ne te nesermen,
pas atij filmi,
u afruan dy zemra,
drite u bene
u shkruane vepra.
Por prap,
TE SHOH NE SY
te pyes:
cka ndodhe
me ty.
Ti vetem
buzeqesh,
lotet qe derdhe,
me japin shprese.
Me kujtohet...
me the :
Tani qe prap
TE SHOH NE SY
edhe te vdes
ka pak
rendesi!!!



NE AGIMIN E ASAJ DITE
--------------------------

Dallget e detit ishin zvogluar dhe terhiqeshin zvarre duke u larguar edhe me shume nga dalja ne breg.Aty buze ujit te njelme po agonte nje dite e re.Ne te dy te perqafuar e kishim frike diellin e kuqrremte qe ngriste koken me buzeqeshje .
Tani duhet te ndaheshim por zemrat nuk lejonin.Ato detyronin duart te shterngoheshin edhe me shume.Buzet e sterpikura me lote dhe ethe dridheshin duke peshperitur vetem ato dy fjale qe ne cdo gjuhe te botes tingellojne bukur.
Mendoja se jam ne enderr.Nuk iu besoja shqisave te veta.
Zemra e gezuar po qante.Syte ,prodhonin lote dhe vetem lote..por te embel.Shpirti me ne fund pakez u qetesua.Tani edhe fytyren tende te dashur e shihesha me qarte.Ajo ishte lodhur dhe rrenuar.U larguam nga ajo pjese e plazhit dhe mbuluam gjurmet qe kishim lene pas.
Ne agimin e asaj dite ndjeva per here te pare dhimbje per jeten.E kuptova rendesin e saj dhe me u kujtua fluska e Sterjos.
Ti...perseri je large.Por, ne agimin e asaj dite, e kuptova pergjithmone qe je shume afer zemres sime.
CICErrrIMA Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė