Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-01-05, 13:29   #2
Shpati
 
Anėtarėsuar: 10-10-03
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 1,491
Shpati e ka pezulluar reputacionin
Gabim Re: PShDK-ja largon Kater Anetare te saj

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Arb
Akademik Mark Krasniqi: Nuk leshoj pe, te larguarit nuk do te kene vend me kurre ne PSHDK

"Bota Sot": Zoti Akademik, para disa ditesh ju larguat nga partia kater zyrtare te larte te PSHDK-se. Pse?

Akad. Mark Krasniqi:
Mjerisht, tash disa individe, anetare te PSDHK-se, per interesat e tyre karrieriste personale, e kane humbur rrugen kombetare te kesaj partie dhe jane futur ne qorrsokak, duke shprehur pakenaqesine per mosrealizimin e ambicieve te tyre karrieriste.

Ata madje ankohen se nuk u jane dhene postet ne qeveri vetem sepse jane te njeres apo te tjetres fe. Pra, ata ambiciet e tyre duan t'I perkrahin me perkatesine e tyre fetare. Por, ne realitet ata aspak nuk kane hallin e fese, fene e keqperdorin per te arsyetuar ambiciet e veta te semuara karrieriste.

Ne rastin konkret fjala eshte per Zotin Zef Morina, ish-Kryetar I Kryesise se PSHDK-se, ish Minister I Transportit dhe Komunikacionit dhe Zoteri nazmi Halimin, nenkryetar I pare I PSHDK-se.

Partia jone ne zgjedhjet e fundit fitoj dy vende ne Parlamentin e Kosoves, por nuk fitoj vota te mjaftueshme per te hyre ne Qeveri. Megjithate, PSHDK-ja fitoj nga LDK_ja, me te cilin jemi aleat te natyrshem 2 vende te zevendesministrave.

Mirpo, Zoteri Morina, me nje pjese te anetareve te Kryesise nuk u pajtua me keto dy vende, duke kerkuar perseri ministrine qe e ka pasur, ndersa Z. Halimi njeherish deklaroi se nuk e pranonte asnje post, per aresye personale, mandej deklaoi se do te priste cka do te behet me kete Qeveri, me vone deklaronte se do te merrte postin e Zevendes-Ministrit here ne Ministrine e Kultures, Rinise dhe Sporteve, here ne ate te Sherbimeve Publike, duke u percaktuar me ne fund per kete te dyten.

Mirpo, meqenese per Ministrine e Sherbimeve Publike preferohej te jete inxhinier I ndertimtarise, N. Halimit iu ofrua nje post tjeter. Ne Ministrine e Arsimit, thone se ia paskan ofruar postin e keshilltarit, por ai nuk e ka pranuar, mirpo kur te behet nje riorganizim kadrovik do te kete vend edhe per te.

As kete zgjedhje ai nuk e pelqeu. Z. Nazmi Halimi thote se posti I Zv. Ministrit nuk I eshte dhene vetem se eshte I besimit Musliman. Me kete pretekst ai terhoqi nja 5-6 shoke te tij te besimit Muslimane nga Kryesia e Partise dhe keshtu nuk marrin pjese ne mbledhje te Kryesise. Per me teper, ai ben lista te ithtareve te tij, madje edhe pa I pyetur fare, duke shkakttuar keshtu ndasi dhe urrejtje fetare ne demin e Kosoves.

Nje gje e ngjashme si kete, e ben edhe Zoti Morina, duke deklaruar tek ithtaret e tij, se Ministrine e Transportit nuk ia kane dhene sepse eshte I besimit Katolik. Madje, perkrahesit e tij nga Bashkesia e PSHDK-se ne Zvicer, kane dashur te vijne ne Prishtine, per te protestuar kunder "diskriminimit te Katolikeve ne Kosove." Kjo fryme e ketille edhe nga goja e disa anetareve te Kryesise se Bashkesise se Degeve te PSHDK-se ne Gjakove.

Keshtu te dy keta funksionare kane shkaktuar ndasi fetare vetem e vetem per interesin e tyre personal, per karrierizem te shfrenuar, duke I shkaktuar shume dem Kosoves ne kete cast vendimtar per fatin e saj, duke quar ujin ne mullirin e amiqeve tane shekullore.

Nga ana tjeter, ne kete situate te tendosur, ka pasur nga te dy palet karrieriste "fetare," kerkesa te individeve per shkeputjen e koalicionit mes PSHDK-se. Burimi I kesaj situate shume te demshme jane Zef Morina e Nazmi Halimi, bashke me Marash Berishen. Andaj edhe I kam larguar keta.

"BS": A mund te ndodh qe te ktheheni mbrapa vendimin tuaj lidhur me kete?

Akad. Mark Krasniqi:
Jo, ata me kurre nuk do te mund te kthehen ne PSHDK. Eshte vendim I prere I imi. Eshte mire per ata e sidomos per Zef Morinen qe te mos bej shume zhurme ne lidhje me kete, pasi qe me mire eshte ai t'I zgjedh "problemet" ne ish Ministrine qe drejtonte ai, ku e di mire cka ka bere.

"BS": Z. Krasniqi, kater te larguarit nga partia juaj, ju akuzojne juve se ju nuk keni te drejte te largoni ata nga partia e juaj, pasi qe ju keni dhene me pare doreheqje. A eshte e vertete kjo?

Akad. Mark Krasniqi:
Une kam dhene nje here doreheqje, por Kryesia nuk e ka aprovuar doreheqjen time. Andaj, une kam vazhduar te udheheq partine derisa te me kaloj mandati I kryetarit. Keshtu qe, ne baze te statusit te partise, une kam te drejte te marr nje vendim te tille, sepse statusi I partise lejon qe kryetari te marr hapa te tille. Kater te larguarve iu ka mbetur hatri per shkak te humbjes se "kolltukut," po une nuk kam cka t'ju bej. Nje gje duhet ditur se ne kemi marr poste nga LDK-ja, shume here edhe pse nuk kemi fituar aq vota.

"BS": Z. Krasniqi, Kryesia e PSHDK-se ne Zvicer me ane te nje komunikate ka kerkuar revifimin e kater anetareve te larguar nga ju. Cili eshte komenti I juaj?

Akad. Mark Krasniqi:
Nuk do te ndodhe kurrfare revidimi, ata jane te larguar nga PSHDK-ja dhe kjo eshte pune e kryer. Edhe Kryetari I BD te PSHDK-se ne Zvicer eshte I larguar. PSHDK-ja ne Zvicer ka njerez te besueshem te partise sone dhe ata keto dite me kane telefonuar dhe me kane thene se nuk eshte vendim I tere I Kryesise se PSHDK-se ne Zvicer per revidimin e kater anetareve te larguar.

Por, thjeshte eshte vendim I kater - pese personave te cilet jane te manipuluar nga Zef Morina. Duhet te theksoj se aktivistet me te devotshem te PSHDK-se ne Zvicer si: Nue Berisha, Lon Lleshi, Gege Deda dhe Leonard Lleshaj kerkojne nga une qe te merren sa me pare masa per te miren e PSHDK-se, te ruaj koalicionin me LDK-ne Une kam perkrahje te madhe nga te gjitha Bashkesite e Degeve ne Kosove dhe Diaspore.


Miqte e mi me te mire, me kane uruar per kete veprim

"BS": Z. Krasniqi, a ka pasur reagime pozitive lidhur me largimin e kater anetareve te Kryesise se PSHDK-se?

Akad. Mark Krasniqi:
Do te vazhdoj te udheheq PSHDK-ne deri ne kuvendin e ardhshem zgjedhor. Aty do te jete kuvendi ai I cilki do te caktoj se kush do te jete ne krye te kesaj partie. Une gjate ketyre 12 vjeteve qe jam ne krye te PSHDK-se, jam perpjekur vazhdimisht per ta bindut faktorin nderkombetar dhe te vendosjes qe nga Uashingtoni I Amerikes deri ne Sidnej e Kambera te Australise, se populli Shqiptar nuk eshte I tille sic na paraqesin armiqte tane, sepse ai ka kulture te lashte tradicionale humane, eshte shume I ndershem, besnik, tolerant, mikprites, shtetformues, demokrat etj. Une kam perkrahjen e te gjitha Degeve te PSHDK-se nga Kosova dhe jashte saj. Andaj, jam I lumtur per kete.

"BS": A e ka rrezikuar PSHDK-ne largimi I kater anetareve te kesaj partie?

Akad. Mark Krasniqi:
Jo aspak. Perkundrazi, ne do te jemi edhe me te forte, pasi qe tashme arritem te zbulojme ata qe ne partine tone e duan vetem per interesa karrieriste, e jo per ceshtje kombetare. PSHDK-ja shume shpejt do te organizohet dhe do mbuloj keto vende me anetare te rinj, dhe do te jete edhe me e forte.

"BS": Me kete doni te thoni se nuk brengoseni me per largimin e kater anetareve te partise suaj?

Akad. Mark Krasniqi:
Aspak nuk prengosem, perkundrazi jam shume I lumtur, qe me ne fund u nxorren maskat e atyre qe deshirojne qe per pushtet te bejne gjithcka. Nuk kam per cka te brengosem, PSHDK-ja ka shume aktiviste te devotshem te saj.


PShDK-ja do te jete gjithmone aleate e natyrshme me LDK-ne e udhehequr nga Presidenti I Kosoves, Dr. Ibrahim Rugova

"BS": A do te thote se me largimin e ketyre kater zyrtareve te PShDK-se do te marr fund "pastrimi" I partise nga percarjet?

Akad. Mark Krasniqi:
Jo. Qe ne mbledhjen e ardhshme, nese dikush vazhdon ende te perkrah keta persona une do te largoj edhe ata nga PShDK-ja, pasi qe shumica absolute e anetaresise dhe anetareve te PShDK-se perkrahin vendimet e mia. Andaj ne kete kontekst une nuk do te leshoj pe. Jam betuar se do te punoj per te miren e partise dhe Kombit tim.

"BS": Nga kjo qe thate me larte, kuptohet se PShDK-ja do te vazhdoj aktivitetin e saj kombetar edhe me shume, apo…?

Akad. Mark Krasniqi:
Kjo parti pra, nuk eshte ne asnje menyre fetare, por I respekton fete Kristiane dhe Muslimane, te cilave iu perket Populli Shqiptar I Kosoves. Ne gjate gjithe historise jemi te orientuar drejt Europes Perendimore, jemi pjese e kultures dhe demokracise se saj Kristiane, por e respektojme edhe kulturen e Lindjes Muslimane dhe te besimeve tjera.

Une them se PShDK-ja do te jete ne te ardhmen edhe me e forte dhe me stabile. PShDK-ja dp te jete gjithmone aleate e natyrshme me LDK-ne e udhehequr nga Presidenti I Kosoves, Dr. Ibrahim Rugova.

"BS": Z. Krasniqi, largimi I kater anetareve te partise suaj eshte tashme I prere, sic e ceket edhe ju. Do te deshironim qe sa me pare "problemet" me partine tuaj ta zgjidhen si eshte me se miri!

Akad. Mark Krasniqi:
Une me nuk do te merrem me kete ceshtje, pasi qe eshte pune e prere. Apo sic thote populli, "qente lehin, karvani ecen perpara."
Nuk di pse ata nuk e shkarkojn Dhondrin e Serbeve Mark Krasniqin nga kjo Parti !
Edhe pse nuk e kam lexuar Statutin e kesaj Partie por se nje person ne menyr vulgare te deboj disa antar te partis disi absurde.
Shpati Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė