Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-10-11, 12:58   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raportet: FMN/BB - Kosovė

Rashiq: Presim aprovimin e FMN-sė pėr Projektligjin pensional


Ministri Rashiq dha sqarime nė lidhje me Projektligjin pėr skemėn pensionale tė financuar nga shteti si dhe pėr projektligjet e tjera qė janė nė procedurė


19 tetor 2011
Ekonomisti
Nė mbledhjen e sotme tė Komisionit pėr Shėndetėsi, Punė dhe Mirėqenie Sociale tė Kuvendit tė Kosovės, tė cilėn e kryesoi kryetari Fikrim Damka, ministri i Punės dhe Mirėqenies Sociale, Nenad Rashiq, ka raportuar nė lidhje me Projektligjin pėr skemėn pensionale tė financuar nga shteti dhe pėr projektligjet e tjera qė janė nė procedurė.
Ministri Rashiq tha se Projektligji pėr skemėn pensionale tė financuar nga shteti ėshtė ligj shumė i rėndėsishėm dhe si i tillė, ėshtė marrė shumė seriozisht nga ministria qė ai udhėheq. Ai foli nė detaje pėr ecurinė e hartimit tė tij dhe proceset pasuese, deri te marrja e pėlqimit teknik nga ana e Bankės Botėrore (BB), pėrderisa aprovimin e fundit e jep Fondi Monetar Ndėrkombėtar (FMN). Ai tha se BB-ja ėshtė faktor i pashmangshėm nė zhvillimet e ardhshme tė Kosovės dhe se sugjerimet e saj janė inkorporuar nė kėtė draftligj.
Duke folur pėr aspektet e brendshme tė projektligjit, ministri i Punės dhe Mirėqenies Sociale theksoi se nuk ka ligj ideal, nėpėrmjet tė cilit do tė zgjidheshin tė gjitha problemet e njė grupi shoqėror. Ai tha se fillimisht pensionet do tė merren nė mėnyrė lineare, ndėrsa mė vonė mund tė bėhet kategorizimi i tyre.
Anėtarėt e komisionit, ndėrkaq, ngritėn njė varg pyetjesh dhe shqetėsimesh qė lidheshin me aspekte tė ndryshme tė projektligjit. Nė kėtė kontekst, ata shtruan ēėshtjen e kontakteve dhe bashkėpunimit me pensionistėt dhe ekspertėt gjatė hartimit tė projektligjit, pėrparėsitė qė do tė ketė pensionistėt pas miratimit tė tij, prezencės sė deputetėve gjatė negociatave me FMN-nė etj. Pėrkitazi me kėtė tė fundit, ministri garantoi se tash e tutje nė ēdo takim me kėtė mekanizėm ndėrkombėtar do tė ftohen edhe anėtarėt e komisionit. Duke u pėrgjigjur rreth ēėshtjeve tė ngritura, ai e cilėsoi projektligjin si serioz dhe profesional, i cili, sipas tij, i rregullon tė drejtat e pensionistėve dhe sferat e tjera qė kanė qenė tė paqarta deri mė tash.
Nė vazhdim, ministri Rashiq foli edhe pėr projektligjet e tjera qė i pėrkasin fushėveprimtarisė sė dikasterit qeveritar qė ai udhėheq dhe tė cilat janė nė procedurė.
Deputetja Flora Brovina, njėherėsh kryesuese e grupit punues pėr amendamentimin e Projektligjit pėr statusin dhe tė drejtat e dėshmorėve, invalidėve, veteranėve, pjesėtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, viktimave civile dhe familjeve tė tyre, dha detaje rreth punės qė po bėhet nė amendamentimin e kėtij projektligji, pėrfshirė edhe negociatat me institucionet relevante vendore e ndėrkombėtare.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė