Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-07-07, 02:34   #13
legenda
...Argumentum (ad ) AMORE
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 2,130
legenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėmlegenda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

[quote=Dilaver]GRUAJA QĖ GJITHĖ JETĖN E SAJ IA KUSHTOI SHQIPERISĖ




DHE ĒESHTJES SHQIPTARE









NERMIN VLORA (FALACHI)

Kush eshte Nermin Vlora?

Gazetarja, mikja ime e re, do te dije se kush jam une. Duket se do te bej hulumtime mbi jeten time te gjate me pervoja te shumta, ne fusha te ndryshme. Ne veshtrim te pare, per pyetjen se kush jam une, do t'i thoja:

Kush jam une?

Une jam vetem nji cast,

Huazuar nga gjithesia,

Per t'ia dorezuar, mandej,

Misterit te Madh.

Ate dite qe do te kaloj ne permasen tjeter, do te doja te shkruhej:

Kush isha une?

Une isha...

Por vendin e vendosjes ne Vlore te guackes sime, deshiroj qe ta vendose Shoqata Kulturore Mbareshqiptare "Ismail Qemali".

Tashti t'i fillojme hulumtimet: linda shtatanike, me peshe nje kg e gjysme, e zeze, plot rrudha ne mbare trupin dhe mjeket me dhane tri dite jete. Ketu na paraqitet teoria e relativitetit te Ajnshtainit: ne fakt, duket se ato tri dite nuk paskan kaluar ende! Sidoqofte, une mendoj se jeta ime karakterizohet me ngjyrat e Kombit tone: e kuqja dhe e zeza, meqe kam pesuar vuajtje te forta, ashtu si edhe satisfaksione te medha. Mund te themi se sapo dola nga cerdhja familjare dhe sapo kisha mbaruar shkollen e mesme, jeta me hodhi pertej Adriatikut, ku u detyrova te rritem shpejt dhe t'i perballoj vuajtjet e shfarosjes se familjes, me ate ulerime te shpirtit qe nuk degjohet ne asnje menyre, por qe te trondit pa mase. Jane ato periudha kur njeriu mund te behet i keq dhe te jetoje vetem per hakmarrje. Por nuk ndodhi keshtu me mua, per fat te mire. Me erdhen ne ndihme filozofet e vendeve te ndryshme qe, duke ma pasuruar shpirtin, me mesuan se hakmarrja nuk eshte rrugedalje pozitive. Ndihma me e madhe na vjen nga dashuria, se vetem me ane te dashurise mund te gjendet drejtimi pozitiv dhe ndertues. Pa dyshim, ky u be parim i jetes sime, ashtu si vazhdon te jete edhe sot. Kur ulem dhe mendoj, duket se me dalin perpara keta filozofe dhe personalitetet e ndryshme te kultures, te cilet me japin urdher te shkruaj, meqe vetem kultura e perparon njerezine dhe e ndricon shpirtin. Mund te te marrin gjithcka, vecse ate qe ke ne tru nuk mund ta marre askush.

E kishim fjalen per kulturen. Ajo filloi ne familje, qe ne muajt e para te jetes sime. Gjyshja ime e dashur thoshte: "Mund te te marrin cdo gje, por vetem ate qe ke ne mendje, n` tru, nuk ka mundesi ta marre askush". Fjale te shenjta! Ne te vertete, ajo me ka ndihmuar gjithmone, si ne periudha veshtiresie, ashtu edhe ne ato normale ose gezimi. Me keto parimet ne familje, gjyshja me fliste ne turqisht dhe nena ne frengjisht. Shqipen e mesoja duke lozur me femijet ne Tirane. Ne moshen pesevjecare, ime me me shpuri ne Greqi, ku banonte motra e vogel e gjyshes. Atje kaluam beharin dhe une pata mundesi ta mesoj edhe greqishten. Kur u kthyem nga Athina, une isha pese vjec e gjysme. Vendosen te me dergojne ne Shkollen e motrave Kiriaz. Shkolla ishte jashtezakonisht e bukur, si nga pikepamja e natyres, ne maj te kodres, plot pyje dhe fusha, ashtu edhe nga ajo e nderteses. Kishte banka te vecanta per cdo nxenese, dhoma gjumi vec e vec per mosha te ndryshme dhe banjo, ne cdo kat, me sherbimet perkatese. Kishte edhe gjenerator autonom per shkollen, ne menyre qe drita nuk mungonte kurre. Me thane te drejten, te gjitha keto te mira vinin si dhurate nga shqiptaret e Amerikes. Ishte periudha kur ne Shqiperi,

Mbreti Zog kishte urdheruar qe, per ta emancipuar nje vend, duhet te emancipohet gruaja,

meqe nje grua injorante rrit femije injorante.

Kur vajta ne Shkollen e Dakos "keshtu quheje asokohe ajo shkolle), kishte vetem nje nxenese te huaj, e cila ishte italiane, Dinora. Nuk dinte asnje fjale shqip. Rrinte gjithmone me mua, meqe frengjishtja ime bente qe te kuptoheshim. Keshtu ndodhi qe une e mesova edhe italishten. Kur erdhi mesuesja e italishtes, me mori si perkthyese. Pervec italishtes, duhet te mesonim edhe frengjishten dhe anglishten. Keshtu na detyronin qe te loznim nje jave me radhe me njerin prej ketyre gjuheve. Na kontrollonin dhe na denonin kur e perdornim shqipen gjate javes si nje gjuhe tjeter. Por, kur me ne fund vinte radha e shqipes, atehere shkallmoheshim me ritma neper ato fusha te bukura. Ky ishte, me te vertete sistemi me i mire per t'i mesuar gjuhet e ndryshme. Si e shtrova me pare, shkolla gjendej ne maj te kodres, kurse ne fund gjendeshin dy kampe tenisi. Atje loznin vajzat e rritura. Ne te voglat i binim rrotull, duke kenduar kenge ose vjersha ne gjuhe te ndryshme. Ajo ishte kenaqesi e madhe pee ne. Por, mandej vinte ora e pergatitjes se mesimeve te se nesermes per mbare shkollen ne nje salle te madhe.



Kujtimet e shkolles dhe Nexhmije Hoxha

E kam thene dhe e them, qe me Nexhmije Xhunglinin kam qene shoqe shkolle dhe e respektonim njera-tjetren. Por fatkeqesisht rruget tona ishin te ndryshme. Ajo do te behej gruaja e Enver Hoxhes, qe qeverisi per nje gjysme shekulli Shqiperine. Ndersa une do te merrja arratine dhe familja ime do te ndeshkohej ne menyren me barbare. E kam takuar 2-3 here shkurt, por shtruar me Nexhmijen qendrova dy vjet me pare ne shtepine e saj. Shkova, kur ajo vuante, pse e di se c'eshte vuajtja. Ajo kish boshllekun jo vetem te vdekjes se te shoqit, por edhe te pasojave qe pati pas rrezimit te regjimit, deri edhe ne burgosjen e saj. Nuk di te pergjigjem se cila eshte pergjegjesia e shoqes sime,

per cka beri Enver Hoxha mbi familjen time, pjesetare te familjes se Ismail Qemalit,

por
nuk dua ta besoj qe Nexhmija nuk eshte ne dijeni te kesaj historie te dhimbshme, te mbushur me vuajtje te pafundme. Ajo qe di sakte, eshte deshira qe realizova per ta takuar kete grua, qe nuk do te doja te vuante. Nje e falur publike e saj do ta clironte, do ta fuste ne rrjedhen e jet-_Kjo eshte keshilla ime si shoqe e rinise se saj. Te falesh eshte virtyt. Te kerkosh te falur, kur ke bere faje, eshte detyre e cilitdo. Te korrigjohesh, eshte ne dobine tende dhe te vendit tend. Zemra ime, i ka falur ata njerez mjerane qe nga padija, apo ligesia, bene tortura tek njerezit, perfshi edhe femijet e Ismail Qemalit, sidoqe me shkaktuan brengen e perjetshme dhe me zbardhen floket ne moshen 22-vjecare. Shqiperise, vendlindjes sime i jam mirenjohese, qe me dha jeten, kulturen, me beri te jem shqiptare dhe kete e kam per nder. Kete mirenjohje, vendit tim ia ka shperblyer me punen e perkushtimin tim, qe eshte ne vazhdim, per te bere aq sa te mundem

per te ngritur lart vlerat e Kombit te dashur, Shqiperise se shtrenjte


KOHA JONE - E perditshme e pavarur













legenda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė