Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-01-08, 02:46   #3
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Ilirėt Nė Mesdhe

[redaktoni] Trualli i ilirėve

Artikulli kryesor : Trualli i ilirėve nė kohėn e hekurit Sipas burimeve historike, nocioni ilir - Iliri, ka pasur gjatė historisė sė vet njė kuptim disi tė ndryshėm gjeografiko-historik.
Me emrin ilir nė fillim njiheshin vetėm krahinat jugore tė ilirėve. Kėtu banonin sipas burimeve mė tė vona letrare edhe ilirėt e mirėfilltė, siē i quan ata historiani romak, Plini Plak. Ky emėr u shtri gradualisht prej grekėve edhe nė vise tė tjera tė njohura mė vonė prej tyre, popullsitė e tė cilave, pavarėsisht nga veēoritė e zhvillimit tė tyre lokal, paraqitnin elemente tė njė trungu tė pėrbashkėt etno-kulturor.
Nė kohėn e historianit grek Herodotit (shek. V p.e.sonė), emri ilir shtrihej mbi njė territor mjaft tė gjerė, i cili arrinte nė lindje deri tek rrjedhja e lumit Moravė. Njė shekull mė vonė, sipas Pseudo-Skylaksit, ky emėrtim do tė pėrfshinte territore akoma mė tė gjera nė veriperėndim tė Ballkanit. Sipas tij ilirėt shtriheshin pėrgjatė Adriatikut duke filluar qė nga liburnėt nė veri e deri tek kufijtė e Kaonisė nė jug. Pėrhapjen mė tė madhe dhe pėrfundimtare tė emrit dhe tė territorit ilir, na e jep Apiani i Aleksandrisė, i cili duke pėrmbledhur gjithė sa ishte thėnė pėrpara tij mbi topografinė e ilirėve, shkruante: “grekėrit quanin ilirė ata qė banonin mbi Maqedoninė dhe Trakinė, qė nga kaonėt dhe thesprotėt deri tek lumi Istėr. Dhe kjo ėshtė gjatėsia e vendit, ndėrsa gjerėsia prej maqedonėve dhe thrakėve malorė tek paionėt deri nė Jon dhe nė rrėzė tė Alpeve”.
Nga studimet mė tė reja tė mbėshtetura jo vetėm nė burimet e shkruara historike, por edhe nė tė dhėnat arkeologjike si dhe nė ato gjuhėsore, rezulton se trualli historik i ilirėve pėrfshinte tėrė pjesėn perėndimore tė Gadishullit Ballkanik, qė nga rrjedhja e lumenjve Morava e Vardari nė lindje, e deri nė brigjet e Adriatikut e detit Jon nė perėndim, qė nga lumi Sava nė veri, e deri tek gjiri i Ambrakisė nė jug, pra deri nė kufijtė e Helladės sė vjetėr. Burimet historike dhe ato arkeologjike e gjuhėsore dėshmojnė pėr praninė e ilirėve edhe jashtė trevės historike tė tyre. Grupe tė tėra ilirėsh, midis tyre mesapėt dhe japigėt u vendosėn nė Itali pėrgjatė bregdetit tė Adriatikut dhe nė krahinat jugore tė Italisė.
Azinė e Vogėl u shpėrngulėn grupe popullsish dardane, paionė, tė cilėt do tė pėrmenden edhe nė eposin homerik si pjesėmarrės, pėrkrah trojanėve nė luftėn e tyre kundėr grekėve. Prania e elementit etnik ilir ėshtė vėrtetuar arkeologjikisht nga burimet e shkruara edhe nė rajonet veriore tė Maqedonisė e tė Greqisė, si nė Akarnani e nė Etoli. Tė gjitha kėto lėvizje grupesh etnike ilire pėrtej trevės historike tė tyre ndodhėn, siē mund tė provohet dhe arkeologjikisht, kryesisht gjatė dyndjes sė madhe panono-ballkanike, e cila siē dihet fillon tė vėrshojė nė drejtim tė jugut qė nė fund tė shek. XIII-XII p.e.sonė. Meqėnėse fatet e tyre historike, nė trojet e reja ku ato u vendosėn, janė thuajse krejt tė ndara nga bota e mirėfilltė ilire-ballkanike, kėto grupe tė emigruara nuk do tė pėrfshihen nė shqyrtimin e mėtejshėm tė historisė ilire.

[redaktoni] Fiset me te rendesishme
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė