Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-01-08, 02:49   #6
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Ilirėt Nė Mesdhe

Artikulli kryesor Federatat fisnore ilire nė kohėn e hekurit Zhvillimi i pronės private, qė ēoi nė thellimin e diferencimit social, u bė burim konfliktesh nė shoqėrinė ilire tė shek. VIII-V p.e.sonė. Nė kėtė kohė morėn pėrpjesėtime tė mėdha luftėrat ndėrfisnore dhe inkursionet plaēkitėse pėr det e tokė, qė arrinin deri nė Greqi dhe nė brigjet e pėrtejme tė Adriatikut. Tė tillė kanė qenė inkursioni i enkelejve pėr plaēkitjen e thesarit tė Delfit ose ato tė detarėve liburnė, tė cilėt me anijet e tyre tė lehta dhe tė shpejta zotėruan pėr njė kohė brigjet e Adriatikut, qė nga Korfuzi deri nė brigjet italike.
Gjendja e krijuar nga kėto luftėra dhe inkursione, qė i sillnin aristokracisė fisnore ilire tė ardhura tė mėdha, gjen shprehjen e vet nė veprimtarinė e gjerė tė ndėrtimit tė vendbanimeve tė fortifikuara dhe nė zhvillimin e armatimeve, sidomos tė armėve tė reja, siē ishin shpatat, hanxharėt dhe heshtat prej hekuri qė janė gjetje tė rėndomta nė varret e luftėtarėve ilirė dhe tė mburojave tė paionėve, tė pėrkrenareve e frerėve tė kuajve qė pėrbėnin pajisjet e veēanta tė aristokracisė luftarake.
Nė procesin e kėtyre konflikteve, fiset e vogla ilire filluan tė lidhen dhe tė formojnė gjatė veprimeve tė tyre tė pėrbashkėta nė luftėrat agresive ose mbrojtėse, aty nga fundi i shek.VII p.e.sonė, federatat e para. Njė federatė e tillė ishte ajo e taulantėve, qė nėn mbretin Galaur dhe mė pas, gjatė shek. VII-VI p.e.sonė invadoi disa herė Maqedoninė duke i shkaktuar asaj dėme tė rėnda dhe sakrifica tė mėdha nė njerėz. Gjatė shek. VI-V p.e.sonė federata tė tilla formuan edhe disa fise tė tjera, si molosėt, thesprotėt, kaonėt, parauejtė, orestėt, lynkestėt, paionėt, dardanėt etj.
Nė krye tė federatės qėndronte mbreti, i cili nė burimet quhet basileus. Nė disa raste si tek kaonėt e thesprotėt vendin e tij e zinte njė njeri i zgjedhur ēdo vit nga gjiri i fisit sundues tė federatės. Nė burimet e fundit tė shek.V vihet re se funksioni i basileut nuk i takonte mė prijėsit mė tė aftė ushtarak, por ishte bėrė i trashėgueshėm dhe pushteti e autoriteti i tij ishte rritur mjaft si brenda fisit e lidhjes fisnore, ashtu dhe jashtė tij. Nė bazė tė kėtij fuqizimi tė prijėsve ushtarakė dhe tė basilejve qėndronte gjithnjė pasuria qė vinte duke u shtuar pėrherė e mė shumė nė sajė tė luftėrave. Ata vinin nga shtresa e pasuruar e shoqėrisė fisnore ilire, e cila dallohej nga pjesa tjetėr e popullsisė sė thjeshtė. Ajo e konsideronte si njė gjė tė turpshme tė merrej me punimin e tokės, me mbarėshtimin e bagėtisė, me prodhimin zejtar etj. Nė kėto punė ishin tė angazhuar vetėm prodhuesit e vegjėl, masa e gjerė e fshatarėve tė lirė ose gjysmė tė lirė. Zanati mė i nderuar pėr ta ishin lufta, gjuetia, garat sportive etj., skenat e tė cilave na janė transmetuar pėrmes gjuhės sė gjallė artistike nė objektet e bronzta tė zbuluara nė krahinat veriore ilire apo nė kallcat e Glasinacit.

[redaktoni] Kultura

Artikulli kryesor : Kultura ilire nė kohėn e hekurit Kultura ilire u formua me tiparet e saj karakteristike qė e dallojnė nga kulturat e popujve fqinjė nė periudhėn e zhvilluar tė epokės sė hekurit. Ajo ishte njė kulturė autoktone qė u krijua nė truallin historik tė ilirėve, nė procesin e formimit tė vetė etnosit ilir, mbi bazėn e zhvillimit tė brendshėm social-ekonomik tė shoqėrisė ilire dhe pa dyshim edhe tė marrėdhėnieve me popujt fqinjė. Tiparet themelore tė saj janė shprehur nė arritjet mė tė rėndėsishme tė ilirėve nė fushėn e zhvillimit tė tyre ekonomik e shoqėror, nė mėnyrėn e tė jetuarit dhe tė kuptuarit tė botės qė i rrethonte, nė mėnyrėn e tė pasqyruarit tė kėsaj bote nė artin e botėkuptimin e tyre.
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė