Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-01-08, 03:00   #13
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Ilirėt Nė Mesdhe

Artikulli kryesor : Fuqizimi i skllavopronarisė nė ilirin antike
Periudha midis viteve 335-230 p.e.sonė ėshtė koha e shtrirjes sė mėtejshme tė jetės qytetare nė Iliri, e zhvillimit tė vrullshėm dhe e lulėzimit tė qytetit ilir. Ajo pėrputhet me fuqizimin mė tė madh tė shtetit ilir. Jeta qytetare u zhvillua veēanėrisht nė krahinat e ultėsirės bregdetare, nė shpinė tė Dyrrahut e Apolonisė, zonė qė pėrbėnte tani qendrėn e shtetit ilir. Pėr Damastionin dhe qytetet e tjera tė brendshme nė burimet nuk bėhet mė fjalė. Duket se pas hyrjes sė disa krahinave lindore nė pėrbėrjen e shtetit maqedon, kėto qytete e humbėn rėndėsinė qė kishin nė kuadrin e shtetit ilir. Qytete tė tjera, si Bylisi, Amantia, Kanina (Thronioni ?) janė ndėr ato qytete tė vjetra, qė u rritėn e u zhvilluan dhe luajtėn nė kėtė kohė njė rol tė dorės sė parė. Krahas tyre lindėn nė kėtė zonė edhe njė varg qytetesh tė reja, si Dimli, Olympe (Mavrovė-Vlorė), Gurzeza (Cakran), Antipatrea, qytetet nė Zgėrdhesh (Albanopoli ?), nė Gradishtėn e Belshit, nė Selcėn e Poshtme, nė Irmaj etj., tė panjohura mė parė. Qė nga kjo kohė jeta qytetare shtrihet edhe nė krahinat bregdetare nė veri tė lumit Mat. Qendrat e para urbane nė kėto anė, Lisi, Skodra, Meteoni, Ulqini, Rizoni etj., lindėn vetėm nė fundin e shek. IV - fillimin e shek. III p.e.sonė. Por nė krahinat e brendshme tė luginės sė Matit e tė Drinit tė mesėm nuk ka ende dėshmi tė qendrave urbane dhe duket se jeta qytetare kėtu nuk u zhvillua. Qytetet e reja si edhe mė parė, zėnė njė vend qendror midis njė krahine tė pasur nga pikėpamja ekonomike dhe lidhen me rrugėt mė tė rėndėsishme tė komunikacionit tokėsor e detar. Procesi i lindjes sė tyre ndjek nė pėrgjithėsi rrugėn e njohur tė zhvillimit tė mėtejshėm tė vendbanimeve tė fortifikuara tė epokės sė hekurit, por nė disa raste si nė Dimale, Olympe, Selcė e Poshtme etj., qyteti lind mbi njė truall tė ri. Karakteristikė e veēantė e qyteteve nė veri tė lumit Mat ėshtė se ato janė tė kthyera me fytyrė nga deti. Pėr ndėrtimin e tyre janė zgjedhur gjiret e futura apo grykat e lumenjve, vende tė lidhura me detin, por edhe tė mbrojtura nga rreziqet dhe tė papriturat e tij. Pamja e pėrgjithshme urbanistike nuk ėshtė e njėjtė pėr tė gjitha qytetet ilire tė kėsaj kohe. Ato dallohen sipas madhėsisė dhe rolit ekonomik e politik tė tyre: ka qendra tė mėdha qytetare, si Bylisi, Dimale, Nikaja, Amantia, Antigona, Skodra, Lisi etj., ka edhe qendra mė tė vogla prodhimi, si Albanopoli, Belshi, Irmaj, Symiza, Gurzeza, Kanina, Treporti, Ēuka e Ajtojt etj. Njė kategori tjetėr formojnė qendrat me fizionomi qytetare, por me funksione ushtarake dhe administrative, si Beltoja, Xibri, Dorezi, Peshtani, Rabija, Cerja, Lekli, Selo, Ripsi etj. Duke u mbėshtetur nė kushtet e terrenit dhe tė rrethanave nė tė cilat lindi dhe u zhvillua qyteti ilir mund tė veēohen tre tipa qytetesh. Tipin e parė e pėrbėjnė ato qytete, tė cilat kanė njė akropol nė majė dhe qytetin poshtė tij. Tė tilla janė Lisi, Zgėrdheshi dhe ndonjė qendėr tjetėr qė u ndėrtuan nė faqe kodrash. Qendrat e vjetra qė u dhanė jetė kėtyre qyteteve zinin mė parė majat e kodrave. Me kalimin e kohės kufijtė e ngushtė tė kėtyre qendrave u kapėrcyen dhe qyteti u shtri nėpėr faqet e kodrave. Kur u forcuan ekonomikisht qytetet rrethuan sipėrfaqen e re me mure mbrojtėse, duke i zgjatur ato nė vijim tė mureve ekzistuese tė vendbanimit tė mėparshėm; muri i poshtėm i qendrės sė vjetėr u kthye nė kėtė rast nė njė mur tė brendshėm tė tėrthortė, qė ndante qytetin nė dy pjesė: nė atė tė sipėrm - akropolin, dhe nė atė pėrfund tij - qytetin e poshtėm. Nė Lis, ky tip qyteti pati njė zhvillim tė mėtejshėm, duke krijuar njė ndarje tė tretė, qytetin e mesėm, qė veēohej prej pjesėve tė tjera tė qytetit me njė mur tė dytė tė brendshėm. Qendra e vjetėr e tyre ishte ndėrtuar mbi pllajėn e vogėl tė njė kodre tė veēuar me faqe tė thepisura, prandaj qyteti u zhvillua kėtu rreth e qark qendrės sė vjetėr. U krijua kėshtu njė tip qyteti me akropolin nė mes dhe qytetin rreth tij. Qytetet e kėtij tipi duket se nuk kishin njė mur tė jashtėm rrethues pėr lagjet e jashtme dhe mjaftoheshin vetėm me fortifikimin e akropolit. Ndryshe prej kėtyre qyteteve, Antipatrea, Dimale, Margėlliēi, Irmaj etj., u ngritėn mbi kodra qė kishin njė syprinė kryesisht tė rrafshtė me kurrize e thyerje tė buta. Kėto qytete qė lindėn mbi njė truall tė ri duket se nuk kanė pasur akropol dhe territoret e tyre rrethoheshin me njė mur tė vetėm. Ato pėrbėjnė tipin e tretė tė qyteteve ilire. Prej qyteteve tė vjetra Bylisi ndoqi njė rrugė tė veēantė nė zhvillimin e tij. Kodra e Klosit, mbi tė cilėn ishte ngritur qyteti i vjetėr, nė fund tė shek. IV nuk i plotėsonte mė nevojat e zgjerimit tė kėsaj qendre. I vetmi vend qė paraqiste kushte mė tė pėrshtatshme pėr kėtė qėllim ishte kodra e Hekalit, 1 500 m prej Klosit, ku filluan tė vendosen qytetarėt, duke i dhėnė jetė njė vendbanimi tė ri. Qė nga kjo kohė tė dyja qendrat u zhvilluan
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė