Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-01-08, 03:03   #15
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Ilirėt Nė Mesdhe

[redaktoni] Dyrrahu dhe Apollonia

Artikulli kryesor : Dyrrahu dhe Apollonia Pėrfshirja e Dyrrahut dhe e Apolonisė nė gjirin e shtetit ilir pati pasoja tė rėndėsishme si pėr jetėn e kėtyre qyteteve, ashtu edhe pėr vetė shtetin ilir. Tė dhėnat arkeologjike tregojnė se qysh nga ēereku i fundit tė shek. IV p.e.sonė, lidhjet e kėtyre qyteteve me botėn ilire bėhen mė tė dendura dhe mė tė drejtpėrdrejta. Tregtisė sė Dyrrahut dhe tė Apolonisė iu hapėn lirisht rrugėt e gjera tė tregut ilir. Qė nga kjo kohė nė krahinat e brendshme ilire fillojnė tė depėrtojnė me lehtėsi prodhimet e zejtarisė sė zhvilluar tė tyre. Nėpėrmjet kėtyre qyteteve, nė Iliri hynin mallrat e importit, midis tė cilave vendin mė tė rėndėsishėm e zinin ato qė vinin nga brigjet e pėrtejme tė Adriatikut. Dyrrahu dhe Apolonia fillojnė tė hedhin nė treg monedha tė reja argjendi, ndėr tė cilat pėrhapje tė gjerė merr drahma e argjendtė e kėtyre dy qyteteve. Ajo ishte destinuar kryesisht pėr tregtinė me botėn ilire, prandaj edhe me tė drejtė ėshtė pagėzuar “drahma ilire”. Shfaqje e re e kėsaj kohe ėshtė prerja nga kėto qytete e monedhave tė bronzit. Vėnia nė qarkullim dhe pranimi nė masė, siē tregojnė gjetjet, i kėtyre monedhave me vleftė shumė herė mė tė vogėl se monedhat e argjendit, tregon se ekonomia monetare ishte zhvilluar nė njė shkallė tė gjerė nė Iliri. Gjatė kėsaj kohe Dyrrahu dhe Apolonia jetojnė njė periudhė tė vėrtetė lulėzimi. Ndėrtimet mė tė rėndėsishme e mė monumentale nė kėto qytete i pėrkasin periudhės pas mesit tė shek. IV p.e.sonė. Forcimi ekonomik dhe pasurimi i tyre nga tregtia me botėn ilire u lejuan tė ndėrtonin mure tė fuqishme mbrojtėse, qė pėrfshinin nė gjirin e tyre sipėrfaqe shumė mė tė mėdha nga ato qė njihnin mė parė, tė ngrinin tregje e sheshe publike, shėtitore, tempuj, gjimnaze e godina tė mėdha administrative. Njė dukuri e re filloi tė pėrshkojė dhe tė ndryshojė nė njė drejtim tė caktuar jetėn shoqėrore tė kėtyre qyteteve dhe pėrbėrjen e mėparshme etnike tė tyre. Emrat ilirė qė janė gjetur vitet e fundit mbi gurėt e varreve tė zbuluara nė nekropolin e Dyrrahut, pėrbėjnė mbi 1/3 e tėrėsisė sė emrave tė njohur nė kėtė qytet nga monumentet epigrafike. Kėto emra dėshmojnė praninė nė masė tė popullsisė ilire nė to. Emrat ilirė tė prytanėve dhe tė nėpunėsve monetarė qė gjenden nė tė dyja faqet e monedhave prej argjendi dhe bronzi dhe emrat nė vulat e tjegullave tė Dyrrahut dhe tė Apolonisė, tregojnė se popullsia ilire kishte njė peshė me rėndėsi nė jetėn ekonomike, dhe kishte siguruar tė drejta qytetare tė plota deri nė zėnien e posteve mė tė larta nė jetėn administrative e politike tė qytetit. Midis emrave tė shumtė ishin edhe kėta: ??????, Ge?????, ?a????, ?aa???da?, ???ta???, ?????????, ???t??, pėr Dyrrahun, ?at??, ?p??ad?? etj., pėr Apoloninė. Kėshtu qysh nga fundi i shek. IV p.e.sonė, Dyrrahu dhe Apolonia humbasin karakterin tipik tė njė kolonie, mbasi popullsia e tyre pėrbėhet nė njė pėrqindje tė madhe edhe nga ilirėt. Procesi i ilirizimit tė kėtyre qyteteve, rezultat i shtrirjes sė sovranitetit ilir mbi to, ushtroi njė ndikim tė thellė mbi gjithė jetėn sociale-politike e kulturore tė Ilirisė nė shekujt e mėpastajmė. Rezultati i kėtij procesi qe shkėputja e plotė e Dyrrahut dhe e Apolonisė nga qytetet mėmė dhe integrimi i tyre i plotė nė jetėn ekonomike e politike tė shtetit ilir. Kėtė integrim e favorizonte pėrputhja e interesave tė tyre ekonomike e politike me ato tė shtetit ilir. Mbreti dhe shtresa sunduese e shtetit ilir lakmonin fuqinė ekonomike tė kėtyre qyteteve tė mėdha, kurse skllavopronarėt e Dyrrahut dhe tė Apolonisė pushtetin e fuqishėm tė sundimtarėve ilirė mbi njė krahinė shumė mė tė gjerė se sa territoret e ngushta tė qyteteve-shtete tė tyre me pasuri dhe treg tė gjerė. Rezultati u arrit, siē tregojnė faktet, sado tė pakta, nėpėrmjet njė lufte tė ashpėr politike, mjaft tė ndėrlikuar, ku u pėrzien edhe fuqi tė jashtme, por edhe si rrjedhojė e njė domosdoshmėrie tė diktuar nga kushtet objektive tė kohės.
[redaktoni] Renia e dinastise se Glaukise

Artikulli kryesor : Rėnia e dinastisė sė Glaukisė Pas luftės sė fundit tė Mytilit kundėr Aleksandrit II tė Epirit, nė vitin 270, nuk flitet mė nė burimet pėr shtetin ilir. Duke zbritur drejt vitit 230 dalin tė dhėna tė reja mbi kėtė shtet. Megjithėse nė vėshtrimin e parė kjo duket si njė periudhė e errėt, ajo pėrbėn nė vetvete njė faqe me shumė interes nė historinė ilire. Gjatė gjysmė shekulli, qė nga Glaukia deri te Mytili, shteti ilir kishte mundur t’i bėnte ballė me sukses agresionit tė Kasandrit dhe mė pas tė Pirros e pasardhėsit tė tij. Tė gjithė kėta kishin dėshtuar nė ndėrmarrjet e tyre dhe mė nė fund qenė detyruar tė hiqnin dorė prej Ilirisė. Ndėrkaq gjendja nė Greqi mbetej e paqėndrueshme. Sundimtarėt maqedonė, Antigon Gonata dhe i biri i tij Demetri, u gjendėn tėrėsisht tė angazhuar nė teatrin grek tė veprimeve politike e ushtarake pėr tė ruajtur hegjemoninė e Maqedonisė nė kėto anė. Pėr shtetin ilir kjo qe njė periudhė qetėsie nė marrėdhėniet me fqinjėt, veēanėrisht me Maqedoninė, dhe me kėtė duhet shpjeguar edhe heshtja e burimeve. Por nuk qe Gonata ai qė “diti, siē pretendohet, t’u imponojė paqen fqinjėve veriperėndimorė”. Burimet nuk bėjnė fjalė pėr njė gjė tė tillė. Nė qoftė se midis Ilirisė dhe Maqedonisė nuk pati nė kėtė kohė ndonjė konflikt, kjo duhet shpjeguar mė tepėr me faktin se ilirėt, tė lodhur nga luftėrat e deriatėhershme, nuk mundnin, pra, edhe nuk kėrkuan t’i shfrytėzonin vėshtirėsitė e Maqedonisė nė interes tė tyre. Ndėrkaq ka tė ngjarė qė nga mesi i shek. III p.e.sonė ose pak mė parė shteti ilir tė ketė njohur njė periudhė trazirash tė brendshme, hollėsitė e tė cilave nuk njihen mirė. Nuk ėshtė ēudi qė zhvillimi i vrullshėm i qyteteve tė veriut, tė mbetura jashtė konflikteve luftarake qė prekėn pjesėn jugore tė shtetit ilir bashkė me qytetet e tij, tė ketė ndryshuar raportin e forcave dhe tė ketė ndikuar apo tė jetė bėrė bazė e ndryshimeve politike qė pasqyrohen vetėm nė zėvendėsimin e dinastisė sunduese tė Glaukisė me atė tė Agronit dhe nė shkėputjen e dy qyteteve tė rėndėsishme tė Adriatikut Lindor, tė Dyrrahut e tė Apolonisė, nga shteti ilir.
[redaktoni] Epiri

Artikulli kryesor Epiri
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė