Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-12-09, 18:19   #14
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Njėqindė vjetė Nėnė Terezė. Njėqind vjetė, Nder i Kombit. Njėqind vjetė Nėnė e Botės.

Sejdiu: Nėna Terezė ėshtė bijė dhe nėnė e gjithė njerėzimit

Prishtinė, 10 dhjetor - Me njė akademi solemne, nėn kujdesin e Presidentit tė Kosovės Fatmir Sejdiu, sot nė Prishtinė u pėrkujtua laureatja e Ēmimit Nobel pėr Paqe, Nėna Terezė, pikėrisht nė 30-vjetorin e nderimit tė saj me ketė ēmim prestigjioz dhe nė Ditėn ndėrkombėtare tė tė drejtave tė njeriut.

Nė kėtė solemnitet, ku merrnin pjesė personalitete tė vendit dhe tė huaj, Presidenti Sejdiu vitin e 2010 e shpalli "Vit tė Nėnės Terezė", pikėrisht nė 100-vjetorin e lindjes sė saj sė saj. Nėna Terezė ėshtė nderuar me Ēmimin Nobel pėr Paqe, nė vitin 1979.

Presidenti Sejdiu nė fillim tė fjalės sė tij tha se tridhjetė vjet mė parė, Nėna Terezė teksa po dilte nga manifestimi solemn, pasi iu dorėzua Ēmimi Nobel, nė njė foto portret tė sajin shkroi kėto fjalė: "Une gjithmon e kam nė zemėr popullin tem Shqiptar.

Shume luti Zotin qė paqja e Tij tė vijn nė zemrat tona, nė gjitha familjet tona, nė gjithė botėn. Lutnu shum pėr fukarat e mij ? dhe pėr mua dhe motrat e mija. Une lutem pėr juve". Kėto fjalė, tė shkruara me thjeshtėsi e sinqeritet, vashdoi Presidenti Sejdiu, tregojnė shpirtin e rrallė tė Nėnės Terezė.

Fjalia e parė, tha ai, dėshmon pėrkushtimin dhe dashurinė e saj pėr kombin tė cilit i pėrkiste, duke e pėrforcuar kėtė lidhje tė pashkėputshme tė saj me fatin e rėndė tė kombit shqiptar nė shekullin njėzet.

Ndėrkaq, duke folur pėr figurėn e humanistes sė madhe, Presidenti Sejdiu tha se Nėna Terezė ishte shqiptare e lindur nė Shkup, me prindėr nga Kosova, tė cilėt e kishin edukuar nė frymėn e vėrtetė tė shpirtit shqiptar, nė frymėn e dhembshurisė, tė humanizmit dhe tė dashurisė pėr njeriun.

"Ndaj, lutja e saj njeh shkallėzimin ngjitės dhe zgjerohet nė tėrė botėn, bėhet universale, ashtu siē ishte zemra e saj", tha ai. Presidenti Sejdiu vlerėsoi se Nėna Terezė si "bijė e urtė e popullit shqiptar, ėshtė personalitet i rrallė edhe i Kishės Katolike Shqiptare", e cila, siē tha, e vazhdoi nė mėnyrė shembullore udhėn e madhe tė Papa Klementit, Pjetėr Budit, Atė Shtjefėn Gjeēovit dhe shumė e shumė misionarėve tė tjerė, qė dhanė aq shumė pėr fe e pėr atdhe.

Por mbi tė gjitha ai tha se "Nėna Terezė, padyshim, ėshtė bijė dhe nėnė e gjithė njerėzimit". "Ajo ėshtė shqiptare, po, gjithashtu, ėshtė edhe indiane, italiane, amerikane, angleze. Tė gjithė duan ta identifikojė si tė tyren, tė gjithė duan tė shėmbėllejnė me tė.

Dhe kanė tė drejtė, sepse ajo nuk ishte vetėm jona, vetėm e ne shqiptarėve, por ishte e botės mbarė, e gjithė njerėzimit", tha Sejdiu. Nė fjalėn e tij Presidenti Sejdiu gjithashtu tha se "Nėna Terezė ėshtė mishėrim i tė gjitha virtyteve mė tė mira tė njeriut shqiptar, por edhe tė njeriut tė botės", por njėherėsh "ajo ėshtė shembull i papėrsėritshėm i flijimit tė pėrditshėm pėr njerėzit e lėnė, ėshtė shembull i besimit nė Zotin dhe nė Njeriun".

Presidenti Sejdiu rikujtoi se pėrveē Ēmimit Nobel, Nėna Terezė ėshtė nderuar edhe me shumė ēmime tė tjera tė mėdha qė jep sot bota, si: Ēmimi "Pamada Shir" (1962), mirėnjohja mė e madhe kombėtare indiane, Ēmimi "Papa Gjoni XXIII pėr Paqe" (1971), mirėnjohja e parė e madhe nga Kisha Katolike, e cila iu dha nga vetė Papa Pali VI, Ēmimi "Xhon Kenedi" (1971), Ēmimi "Nehru", Ēmimi "Nėna e tė gjitha nėnave" (1973), Ēmimi "Medalja e Lirisė" (1985), i cili iu dha nga vetė Presidenti amerikan Ronald Regan.

Mė 28 tetor 1996, Presidenti historik i Kosovės, Ibrahim Rugova e shpalli Nėnėn Terezė "Qytetare Nderi e Republikės sė Kosovės", ndėrsa nė tė njėjtin vit, Presidenti i atėhershėm i Shqipėrisė, Sali Berisha e nderoi Nėnėn Terezė mė "Urdhrin e Artė tė Popullit Shqiptar".

Presidenti Sejdiu tha se duke i pasur parasysh tė gjitha virtytet dhe cilėsitė e rralla njerėzore e kombėtare tė Nėnės Terezė, duke pasur parasysh veprėn e saj tė madhe jetėsore, ka marrė vendim qė tė shpallė vitin 2010, vitin qė shėnon njėqindvjetorin e lindjes sė Gonxhe Bojaxhiut, "Vit tė Nėnės Terezė".

Me kėtė, ai njėkohėsisht, deklaroi se jep Patronazhin e tij pėr tė gjitha veprimtaritė qė Ministria e Kulturės dhe institucionet e tjera shkencore, arsimore e kulturore do tė organizojnė pėr ta nderuar e pėr ta lartėsuar emrin e ndritur tė Nėnės Terezė. Nėna Terezė botėrisht u shpall "Personalitet i Shekullit XX".

Shpallja e vitit 2010 "Vit i Nėnės Terezė" ėshtė njė mirėnjohje jona e vogėl pėr kėtė bijė tė madhe tė botės shqiptare dhe tė gjithė njerėzimit, tha nė fund Presidenti Sejdiu.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė