Tema: Mbreti Zog!
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-11-11, 20:22   #22
Stuhi Rere
 
Avatari i Stuhi Rere
 
Anėtarėsuar: 09-11-11
Postime: 519
Stuhi Rere i pazėvėndėsueshėmStuhi Rere i pazėvėndėsueshėmStuhi Rere i pazėvėndėsueshėmStuhi Rere i pazėvėndėsueshėmStuhi Rere i pazėvėndėsueshėmStuhi Rere i pazėvėndėsueshėmStuhi Rere i pazėvėndėsueshėmStuhi Rere i pazėvėndėsueshėmStuhi Rere i pazėvėndėsueshėmStuhi Rere i pazėvėndėsueshėmStuhi Rere i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Mbreti Zog!

ntervista e Mbretit Zog pėr Daily Herald

Intervista e Mbretit Zog pėr njė nga gazetat mė tė njohura Britanike shpalos disa nga pikėpamjet qė ai kishte mbi zhvillimin ekonomik dhe social-kulturor tė vendit. Tė bie nė sy vizioni pėr pozitėn politike tė Shqipėrisė, vendosmėrinė pėr ruajtjen e sovranitetit dhe refuzimin e ēdo lloj varėsie apo protektorati. Ai ishte i bindur se nė thelb ekzistenca e vendit tonė mund tė garantohej vetėm nga Fuqitė e Mėdha, e nė rastin konkret nga Lidhja e Kombeve. Mbajtja e njė ushtrie tė pėrhershme ishte njė luks qė buxheti i asaj kohe nuk e mundėsonte. Reformat emancipuese ishin njė nevojė e domosdoshme, por rruga qė ai mendonte pėr realizimin e tyre ishte evolucioni gradual e jo pėrmbysja.
* * *
Durrės - Shqipėri, 15 tetor 1934

Shqipėria mė i vogli shtet i Evropės dhe e kėrcėnuar prej dy anėve nga fqinjė tė fuqishėm do tė japė njė shembull tė pėrbotshėm nė ēarmatim.Gjysma e ushtrisė sė saj do tė kthehet nė forca bujqėsore punėtorėsh, duke punuar arat, kurse gjysma tjetėr do tė rezervohet pėr tė ruajtur qetėsin e brendshme. Duke pasur po tė njėjtėn komandė si xhandarmėria.

Plani drastik i Tij (Zogut) nė kryerjen e kėsaj reforme dhe arsyet e saj m`u shpjeguan prej Mbretit Zog, nė njė audiencė qė mė dha nė vilėn e Tij verore nė plazhin e Durrėsit.

* * *
Vila ėshtė njė godinė e thjeshtė, njė katėshe, e ndėrtuar mbi binarė tė shtyrė nė det, dhe njeriu nuk do tė mund t`a dallonte prej godinash tė njėjta qė ndėrtohen kudo, veēse prej dy rojesh. Burra tė fortė mali veshur me uniforma ngjyrė jeshile, tė cilėt qėndronin nė fund tė shkallėve tė vilės.

Prej vilės mbretėrore brenda nė det shtrihet njė pir e vogėl qė Mbreti e pėrdor pėr t`u zhytur, kurse e vetmja anije e Marinės Shqiptare, njė anije ruajtėse e vogėl, gjithmonė endet 100 jard kur Mbreti Zog dėshiron tė bėj banjė.

Me pranimin tim, Mbreti Zog, thyen zakonin e caktuar pėr tė mos ftuar kurrė vizitorė tė huaj gjatė pushimeve tė Tij verore nė plazh.

Por, Ai, tha se ishte tepėr i gėzuar t`i tregonte lexuesve tė njė fletoreje tė madhe Britanike se ēfarė ishte duke bėrė pėr shtetin e tij, tė vogėl por kryelartė.

Ai, mė foli mė se njė orė nė dhomėn e Tij tė studimit, me muret e bojatisura nė tė cilėn vareshin piktura tė kostumeve kombėtare dhe tė pamjeve tė vendit. Mobiljet e kėsaj dhome pėrbėheshin nga njė tavolinė e thjeshtė ahu, njė etazher, dy tavolinave mė tė vogla dhe disa karrigeve ngjyrė kafeje.

“Shqipėria, tha Mbreti i veshur me njė rrobe stofi, ngjyrė kafe tė hapur, kėmishė mėndafshi dhe kravatė, nuk do tė jetė protektorat i askujt. Ajo ka vendosur tė ruaj vetėqeverimin e saj, i cili nuk ėshtė vetėm interes personal por esencial pėr paqen europiane”.

Fjalė demonstrative pas presionit tė anijeve Italiane nė Durrės, nė muajin korrik, qė qe gati duke hapur njė konflikt italo-jugosllav.

* * *

“Megjithatė ne jemi njė vend i varfėr. Nuk kemi aeroplanė ushtarak, tanke ose artileri tė rėndė, ashtu siē kanė fqinjėt tanė, edhe nuk mundemi me i pas.

Shqipėria ka nevojė kryesore tė shpenzojė para nė pėrparimin e saj bujqėsor. Kam pėrgatitur njė projektligj qė do t`i parashtrohet parlamentit, me anė tė cilit gjysma e rekrutėve tė ushtrisė sė tanishme do tė caktohet pėr tė punuar fushėn e begatshme tė Myzeqesė (nė Shqipėrinė e Mesme).

Gjithashtu, ata do tė marrin instruksione mbi metodat e reja bujqėsore, kėshtu qė kėto do tė pėrhapen gradualisht nė tė gjithė vendin. Gjysma tjetėr e ushtrisė do tė pėrdoret pėr tė mbajtur sigurinė e brendshme nėn po atė komandė si xhandarmėria”.

Mbreti Zog ėshtė njė realist, njė njeri qė sheh qartė, se Shqipėria nuk mund tė mbrojė veten e saj nga invazionet e mundshme, vetėm se me luftime kėmbėsorie. Dhe se i vetmi sigurim i saj qėndron nė sigurinė kolektive tė Lidhjes sė Kombeve. Vetėm konservatorėt kėrkojnė mbajtjen e njė ushtrie tė vėrtetė. Mbreti ėshtė mė tepėr radikal e pėrparimtarė se cilido prej ministrave tė Tij.

E pyeta Mbretin se asnjė xhandarė nuk mundet tė emėrohet dhe asnjė polic nuk mundet tė shkarkohet pa dijeninė e Tij, se ēka mendonte se ishin sipas mendimit tė Tij, detyrat e njė Mbreti nė kohėt e sotme.

“Njė Mbret-u pėrgjigj, duhet tė jetė njė udhėheqės dhe njė mėsues i popullit tė tij. Njeriu nuk mund tė mėsoj njė fėmij prej 5 vjeēėsh po nė atė mėnyrė si mund tė mėsoj dhe sillet kundrejt njė djaloshi tė rritur.

Jemi duke luftuar me analfabetizmin, disa vjet pėrpara shkollat tona numėronin deri nė 2000 nxėnės, kurse sot ato kanė 60.000 dhe nė pėrparimin e kėsaj gjendjeje fuqitė dhe pėrgjegjėsitė e tė zgjedhurve nga populli do tė shtohen.

Unė nuk besoj nė tė drejtat e shenjta tė mbretėrve, fuqia nuk vjen prej qielli por prej sė poshtmi, nga populli. Gjithashtu nuk besoj se demokracia ėshtė nė gjendje dekadence. Edhe nė ato shtete ku ajo ėshtė zhdukur, besoj se dėshirojnė tė rikthehet, se ato e dinė se fuqia vjen nga poshtė.

Do t`a ndjej misionin mė tė madh tė jetės t`ime tė mbaruar, tha Mbreti, kur gjendja dhe kultura e grave nė Shqipėri tė mbėrrij si nė nivelin e grave tė shteteve ballkanike, e pastaj si tė atyre tė oksidentit.

Kjo do tė thotė njė evolucion i ngadalshėm mbasi kemi mjaft paragjykime pėr tė kaluar, e pasi tė realizohet kjo natyrisht do tė zbatohet dhe e drejta pėr tė votuar nga gratė.

Gjendja e lartė e grave ėshtė besoj njė nga faktorėt mė tė mėdhenj nė fuqinė e njė shteti. Kam dhėnė urdhra, madje, qė gratė tė vendosen dhe nė poste zyrtare kudo qė tė jetė e mundur. Dhe kjo nė njė vend, ku kėtu e disa vjet pėrpara gratė konsideroheshin si njė pronė e luajtshme”.

Pastaj Mbreti vazhdoj tė shpjegoj se si nė njė tė ardhme tė afėrme nė njė plan tjetėr tė tij do tė rregullonte klube bisedimesh nėpėr qytete dhe katunde, ku do tė kenė buletine e fletore lajmesh. Nė kėtė mėnyrė do tė ngrihej niveli i inteligjencės sė masės sė re.

Kur ai fliste disa dallgė rrihnin rrėzėn e dritares sė tij tė ēelur qė shihte nga deti.

Vetėm rrallė njė buzėqeshje e vogėl ndriēonte sytė e tij tė kaltėr.

Mbreti Zog kur u ngrit pėr tė mė shtrėnguar dorėn mu duk se ishte sundimtari mė i vetmuar i Evropės. Tashi ėshtė 40 vjeē dhe qė prej kohės sė luftės, si Ministėr, Kryeministėr, Kryetar Republike e pastaj si Mbret, ka luajtur pjesėn kryesore tė formimit tė Shqipėrisė si komb. Sot ai mban barrėn kryesore tė qeverisė mbi supe. Vendi i Tij ėshtė shumė i vogėl, i varfėr dhe fqinjėt e tij hedhin vazhdimisht sy lakmues mbi tė¹.

¹Arkivi Qendror i Shtetit, F.263. V.1934, D.901, f.20-23

Marrė nga “gazetastart.com”

Mbreti Zog ka qen dhe pas tij Dr. Ruggova nga largpamesia dhe menquria. Sa i perket personaliteteve shqiptare.
Stuhi Rere Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė