Tema: Mbreti Zog!
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-04-12, 14:29   #24
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Mbreti Zog!

Zogu i kishte kėrkuar Titos 8000 kosovarė pėr rrėzimin e Hoxhės


Publikuar: 26.04.2012 - 14:45

Tiranė, 26 prill -Dokumenti i sotėm qė vjen nga Arkivat e Deklasifikuara Amerikane dhe qė vazhdon tė sjellė informacion mbi bashkėpunimin e ish-Mbretit Zog me liderin e njohur komunist jugosllav Tito, ofron detaje tė reja mbi bisedimet qė bėheshin nė pranverėn e 1952-it midis dy palėve.

Dokumenti, siē shkruan “Gazeta shqiptare” ėshtė njė raport ditor i hartuar pėr drejtuesit e lartė tė OPC, Drejtoria e famshme e CIA-s qė merrej me Operacionet Klandestine dhe tregon disa detaje mjaft interesante. Fatkeqėsisht, ashtu si edhe nė dokumente tė tjera tė dala nga ky arkiv, emrat e personazheve amerikanė tė OPC janė tė fshirė dhe nė kėtė mėnyrė e kemi paksa tė pamundur pėr tė kuptuar dinamikėn e zhvillimeve brenda Drejtorisė sė OPC, e cila drejtonte Operacionet Klandestine kundėr Shqipėrisė. Megjithatė, nga dokumenti i botuar sot, shikojmė se amerikanėt kanė pasur mjaft interes pėr tė vėzhguar negociatat e ish-Mbretit shqiptar me liderin komunist tė Jugosllavisė, Tito. Nga burime agjenturore tė rrjetit amerikan nė Turqi, ata informohen mbi pėrbėrjen e delegacionit tė Zogut, i cili pėrbėhet nga njė turk me emrin Tozani, Irfan Bej Ohri, njė pasues i njohur i Zogut si dhe ish-Konsulli i Mbretėrisė, Avni Dėrhalla, i cili gjatė Luftės sė Dytė Botėrore ka qenė i rekrutuar nga Shėrbimi Sekret Britanik me mision informimin e britanikėve mbi mėrgatėn shqiptare tė Turqisė. Nėse Avni Dėrhalla ka pasur akoma nė kėtė periudhė lidhje me Shėrbimin Britanik apo jo, nuk ka ndonjė tė dhėnė tė saktė pėr tė gjykuar nėse britanikėt ishin nė dijeni tė kėtyre negociatave.

Megjithatė, surpriza mė interesante e kėtij dokumenti ėshtė fakti se sipas burimit tė amerikanėve, delegacioni shqiptar i Zogut ka qenė i autorizuar pėr t'i kėrkuar Titos armatosjen dhe pėrgatitjen ushtarake tė 8000 kosovarėve me tė cilėt Zogu shpresonte tė hynte nė Shqipėri. Ideja e Zogut pėr krijimin e njė ushtrie private me kosovarė nuk ishte e re. Dihet se Zogu kishte ardhur nė fuqi me ndihmėn jugosllave edhe nė tė kaluarėn. Megjithėse faktorėt politikė ishin shumė tė ndryshėm, pėrsėri Zogu shpresonte nė njė aleancė me komunistėt jugosllavė pėr t'u rikthyer edhe njė herė nė Fronin Shqiptar. Dokumenti i botuar sot, tregon qartė idenė dhe kėrkesat qė ish-Mbreti shqiptar kishte ndaj Titos, por fatkeqėsisht nuk kemi njė dokument i cili sjell mendimin e Titos mbi kėto kėrkesa. Pavarėsisht kėsaj, njė analizė e kujdesshme mund tė na bėjė tė besojmė se Tito nuk mund tė ketė qenė shumė i gatshėm pėr tė pėrmbushur dėshirat e ish-Mbretit shqiptar edhe pse njė forcė paraushtarake kosovare e rekrutuar nga Tito, do tė ishte njė garanci e madhe pėr njė qėndrim pro jugosllav tė Mbretit shqiptar nėse ai vinte nė pushtet. Elementi kosovar, i njohur pėr problemet e shumta qė i sillte faktorit serb nė pushtet, do tė ishte njė problem i madh pėr Titon nėse ai do tė dėrgohej me mision rrėzimin e pushtetit tė Enver Hoxhės. Pėrfshirja e amerikanėve nė kėtė mision i komplikonte edhe mė shumė gjėrat, pasi Tito do ta kishte tė vėshtirė pėr tė kontrolluar rrjedhjen e ngjarjeve nė Shqipėri nėse ky mision nė fjalė do tė kishte sukses. Nė kėtė mėnyrė, forcat kosovare tė armatosura dhe tė pėrgatitura prej tij, mund tė sillnin probleme nėse Zogu vinte nė pushtet dhe mbėshtetej nga amerikanėt pėr t'u ringjitur nė fronin e lėnė bosh pas ikjes sė turpshme tė 1939-ės. Nė rast se Zogu do tė vinte nė pushtet dhe do tė garantonte njė Shqipėri projugosllave lidhja e tij me amerikanėt si sponsorizuesit kryesorė tė kėsaj aventure do ta bėnte atė mė tė paqėndrueshėm nė marrėdhėniet me jugosllavėt. Pėrvoja historike e marrėdhėnieve tė Zogut me jugosllavėt pėr ndihmėn qė ata i kishin dhėnė pėr tė ardhur nė pushtet, nuk ishte shumė pozitive dhe me sa duket pėr tė garantuar besnikėrinė e Zogut ndaj jugosllavėve, Tito i kėrkon Zogut pėrfshirjen nė qeverinė e ardhshme tė njė numri personash tė njohur si besnikė tė ēėshtjes jugosllave. Se kush ishin ata dhe se ēfarė kėrkoi Tito nė shkėmbim tė kėrkesės sė Zogut, do ta lexojmė nė numrin e ardhshėm, i cili do tė sjellė surpriza tė reja me botimin e dokumentacionit tė deklasifikuar nga Arkivat Amerikane.

Dokumenti

Memorandum pėr: Zv.Drejtorin e Koordinimit tė Politikave, SE

Lėnda: Progres-raporti ditor pėr tė mėrkurėn, 28 maj 1952

BGFIEND: Njė kabull nga ( ) na kėshillon se ( ) Sekretari i BGFIEND shkoi nė Romė nė 27 maj pėr tė bashkėbiseduar me ( ) pėr shkėmbimin e informacionit midis ( ) dhe ( ) IN 46418

Njė kabull prej ( ) raporton informacionin e mėposhtėm nga Tozani nėpėrmjet njė burimi turk: Takimi midis pėrfaqėsuesve tė Mbretit Zog dhe atyre jugosllavė, do tė mbahet jo mė shpejt se 28 maji dhe ndoshta edhe pak mė vonė.

Pėrfaqėsuesit e Zogut janė Safet Lutfi Tozani, Irfan Bej Ohri dhe Avni Dėrhalla. Ata janė instruktuar qė tė pėrpiqen qė tė marrin nga Tito premtimin pėr tė armatosur dhe trajnuar 8000 shqiptarė nė Jugosllavi.

Nėse kjo nuk ėshtė e mundur pėrfaqėsuesit e Zogut duhet t'i sugjerojnė Titos nėse ėshtė e mundur qė kėta shqiptarė tė armatosen dhe trajnohen nga amerikanėt jashtė Jugosllavisė.

Pėrfaqėsuesit e Zogut janė tė autorizuar qė t'i garantojnė Titos se nėse kėta shqiptarė nė Jugosllavi do tė armatosen dhe trajnohen sa mė shpejt, regjimi shqiptar do tė rrėzohet nė shtator tė 1952-it.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė