Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-03-10, 14:20   #4
Makresh
 
Avatari i Makresh
 
Anėtarėsuar: 12-01-09
Vendndodhja: ..
Postime: 5,781
Makresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėmMakresh i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Bėhu si Merjemja e Shenjtė

Fragmente nga Jeta e Merjemes (a.s)





Historia e Merjemes, alejha selam, njihet nė tė gjithė botėn, jo vetėm nga muslimanėt. Shumica e ngjarjeve Merjemes (a.s) i ndodhėn kur ajo ishte vajzė. Merjemja (a.s) kryente namaz nate, meditonte, shėrbente nė xhaminė Aksa. Merjemja (a.s) ėshtė njė nga personalitetet botėrore qė i lidh tė gjithė njerėzit pavarėsisht nga kombėsia dhe ngjyra. Ēdo njeri e do atė dhe sureja Merjem nė Kuran e pėrshkruan atė shumė bukur.

Pozita e Merjemes (a.s) tek Allahu


Ajo ėshtė gruaja mė e mirė e grave tė botės dhe kėto janė fjalėt e Allahut pėr tė:

"Pėrkujto kur engjėjt i thanė: Oj Merjeme, Allahu tė dalloi ty, tė pastroi dhe tė lartesoi mbi gratė e botės." (Ali Imran: 42)

Merjemja, alejha selam, ėshtė e vetmja grua qė ėshtė pėrmendur me emėr nė Kur\'an, rreth 33 herė, mė shumė se disa profetė, dhe njė sure e plotė ka emrin e saj.

Profeti Muhamed, alejhi selam, ka thėnė se nga gratė, nuk janė pėrsosur veēse katėr: e nderuara Merjeme vajza e Imranit, Asija gruaja e Faraonit, Hadixhe bintu Huejlid dhe Fatime e bija e Muhamedit (a.s). Pra, janė pėrsosur nė botė 2 gra dhe 2 vajza.

Merjemja (a.s) ishte e plotėsuar si grua nė intelekt, durim, brishtėsi e nė tė gjitha. Po ashtu Allahu e zgjodhi atė tė jetė shkak i njė mrekullie. Pėrse ishte Merjemja (a.s) mė e preferuara nga tė gjitha?

Sė pari duhet qartėsuar se ēdo grupmoshe ka karakteristika tė veēanta. Tek njė burrė 40 vjeē, cilėsia e tij dominuese ėshtė menēuria. Tek njė fėmijė 7 vjeē, cilėsitė dominuese janė argėtimi, loja, humori. Njė vajzė 15-22 vjeē ka brishtėsi dhe emocione tė shumta, ndjenja tė pakufishme. Nėse ne themi qė secili prej nesh ka 100 njėsi emocione, ndjenja, njė vajzė gjatė kėsaj moshe ka 1000 njėsi ndjenja. Kėto ndjenja dhe emocione kanė nevojė tė konsumohen dhe ku do tė pėrfundojnė ato?

Disa nėna i pėrshkruajnė vajzat e tyre si tė qeta dhe jo aktive, sikur te tjerėt tė thonė se njė fėmijė 7 vjeē nuk luan. Ajo nuk ėshtė e mundur. Si do t\'i pėrdorė ndjenjat dhe emocionet e saj?

Kėtu shfaqet Merjemja, njė vajzė me emocione, e pamartuar, nuk ka fėmijė ku t\'i drejtojė emocionet e saj. Kėshtu ajo bėri dy gjera:

1- Ajo do t\'i zbrazė emocionet e saj nė adhurim, duke u falur, duke menduar pėr Allahun. Dashuria pėr Allahun ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė konsumuar emocionet. Provoje atė nė Ramazan. Eshtė njė rast i volitshėm pėr tu falur, pėr tė qarė, pėr tė bėrė dua, pėr tė kėrkuar atė qė dėshiron ēdo vajzė: pėr tu martuar me njė burrė qė do ta dojė dhe do ta bėjė tė lumtur. Fol me Allahun, afrohu me Tė.

2- Puna bamirėse dhe vullnetare qė pėrfshin jetimėt, tė sėmurėt, gratė e veja. Puna bamirėse pėr Merjemen (a.s) u pėrqendrua rreth Jeruzalemit, duke i shėrbyer xhamisė sė shenjtė, duke ndihmuar njerėzit dhe duke u shėrbyer besimtarėve. Ēfarė kėrkohet prej vajzave? Tė jenė si Merjemja (a.s). Ti vajzė ke njė det me emocione, ndjenja, dashuri. Kam frikė se kėto mund t\'i zbrazėsh mbi njė djalė qė mund t\'i shpėrdorojė ato dhe tė tė ēojė drejt njė fundi tė hidhur. Ki kujdes, nėse plagosesh njėherė, do tė vuash shumė, nėse lėndohesh pėr sė dyti, do tė vuash edhe mė shumė, dhe nėse njė djalė tė lėndon pėr sė treti, do t\'i humbasėsh tė gjitha. Pas martese mund t\'i kesh humbur tė gjitha emocionet.

Prandaj ndiq rrugen e Merjemes (a.s), zbrazi ndjenjat e tua tek Ai qė nuk t\'i plagos. Duaje Allahun, adhuroje Atė shumė, bėhu si Merjemja (a.s), kėrko njė jetimore ku mund t\'i zbrazėsh emocionet e tua sepse ti duhet t\'i pėrdorėsh ato nė njė mėnyrė a nė njė tjetėr. Ki kujdes nga lidhjet e gabuara, se mos njė djalė tallet me ty. Nėse martesa vonohet, shkarkoi kėto emocione mbi tė varfėrit, nė adhurim pėr Zotin.


Njė fjalė pėr prindėrit


Orientojini vajzat drejt punės bamirėse. Do tė tė vijė keq nėse vajza jote nuk bėn asgjė nė shtėpi gjithė kohės. Ku do t\'i shkarkojė ajo emocionet e saj? Mos pretendo se ajo ėshtė mė e sigurtė kėshtu. Shejtani harliset mė mirė nė njė ambjent ku ka kohė tė lirė. Le tė mėsojnė njė zanat ose njė gjuhė tė huaj, tė lexojnė ose punojnė, por mos ju dorėzoni kohės sė lirė.

Le tė shohim karakteristikėn e parė tė Merjemes (a.s) si adhuruese. Zoti thotė nė Kur\'an:

"E, pėrmendju nė kėtė libėr Merjemen kur ajo u largua prej familjes sė saj nė njė vend nė lindje." (Merjem: 16)

Pėrse drejt lindjes? Me qėllim qė tė vėshtrojė gjithmonė lindjen e diellit. Kėshtu adhurimi i Merjemes (a.s) filloi duke medituar mbi krijesat e Zotit. A njeh ndonjė vajzė romantike qė pėlqen tė ulet pėrballė detit dhe ta vėshtrojė atė? Pėrse e bėn ajo atė? Me qėllim qė tė pėrjetojė njė romancė. Merjemja (a.s) ėshtė e tillė, pėrveē se ajo e pėrjeton romancėn duke dashur Zotin dhe duke medituar. Merjemja (a.s) kishte tė njėjtat emocione si ēdo vajzė tjetėr, po ajo zgjodhi t\'i kanalizojė ato nė kėtė mėnyrė. Merjemja (a.s) shpesh veēohej nga familja e saj pėr tė qėndruar nė vetmi me Zotin e saj.

Meditimi ėshtė njė nga llojet e bukura tė adhurimit, por qė ka humbur kohėt e fundit edhe pse dikush u bė profet kur ishte duke medituar nė shpellėn Hira. Ibrahimi (a.s) shikon madhėshtinė e qiejve dhe tė tokės. Njė orė meditim ėshtė mė i mirė se njė vit namaz nate. Shokėt e profetit (a.s) thonin: Meditimi ėshtė drita e besimit.

"Oj Merjeme vazhdoje adhurimin ndaj Zotit tėnd, bėn sexhde dhe falu pėr Zotin bashkė me ata qė falen." (Ali Imran: 43) Kur ajo filloi ta adhurojė Allahun nė kėtė mėnyrė, asaj i ndodhėn njė varg bekimesh, keramete prej Zotit.

"Saherė qė Zekerija hynte nė mihrabin (dhomėn) e saj gjente tek ajo furnizim" (Ali Imran: 37), ushqim tė bollshėm, pa dalė Merjemja (a.s) nga dhoma, pasi ajo u bė shumė e afėrt me Allahun. Ajo falej natėn kur njerėzit flinin, dhe Allahu i dhuroi bekime si shenjė kėnaqėsie prej Tij.

Tani, pėrse furnizimi nėnkupton vetėm ushqimin? Furnizimi mund tė jetė shpirtėror, gjendje e lartė shpirtėrore, nivel i lartė besimi, lotė qė rrjedhin duke iu pėrgjėruar Zotit. Kėshtu, pėrse pėrmendet kėtu furnizimi material? Sepse kur Zekerija (a.s) pa me sytė e tij se mirėsia e Zotit vjen andej nga nuk e pret, aty ai e luti Zotin e tij qe ti dhurojė njė fėmijė.

"Saherė qė Zekerija hynte nė mihrabin (dhomėn) e saj gjente ushqim e thonte: \'Oj Merjeme, prej nga ky ushqim?\' Ajo i thonte: \'Ai ėshtė nga Allahu, se Allahu atė qė do, pa masė e furnizon.\' Aty nė atė moment Zekerija e lut Zotin e tij e thotė: \'Zoti im, mė fal dhe mua nga ana Juaj njė pasardhės tė mirė, vėrtet, Ti je dėgjues i lutjes!" (Ali Imran: 37-38)

Thekso "nė atė moment". Si rezultat i lutjes "nė atė moment", Allahu i dhuroi atij Jahjanė (a.s). Kur ai pa njė shenjė apo argument prej Allahut dhe besnikėrinė e Merjemes(a.s) ndaj Allahut, ai ndjeu qė Allahu do ta pranonte lutjen e tij. Kėshtu sa herė qė tė shikoni ndonjė prej shenjave tė Allahut, atėherė luteni Allahun nė atė moment, shfrytėzojeni atė moment. Pėr shembull, kur dėgjoni qė dikush ėshtė bėrė me fėmijė pas 10 vjetėsh, kur po pėrjetoni dashuri tė madhe pėr madhėshtinė e Allahut, gjatė muajit tė Ramazanit.







VAZHDON >
__________________
La ilahe il-lall-llah - Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut !

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Makresh : 22-03-10 nė 14:26
Makresh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė