Tri krishtlindjet tona tė pėrgjakura, 1913, 1921, 1943
Shkencėrisht ėshtė vėrtetuar se pjesa absolute e shqiptarėve myslimanė nė periudhėn paraislame, i pėrkisnin ritit tė krishterė ortodoksė tė kishave bizantine- greke, shėnklimentiane bullgare dhe shėnsaviane serbe. Njė ndėr dėshmitė e fuqishme pėr kėtė fakt historik kulturor ėshtė tradita e shėnimit tė Natės sė Krishtlindjeve mė 6 janar, e njohur si Nata e Bozhiqeve.
Shėnimin dhe manifestimin e kėsaj tradite etnokulturore e kanė pėrcjellė, midis tė tjerave, kėto veprime: Pėr Bozhiqet kanė filluar pėrgatitjet nė vjeshtėn e hershme, me tė korrat e misrit dhe vjeljen e pemėve vjeshtore. Gjatė xhvoshjes janė ndarė tramakėt e misrit me kokrra tė shėndosha dhe janė lidhur nė varg, pėr ti ruajtur pėr zierje nė Natėn e Bozhiqeve.
Gjatė vjeljes sė ftonjve dhe tė dardhave nguravica, janė zgjedhur kalavesha, por edhe kokrra tė shėndetshme dhe janė ruajtur (tė varura nė mure dhe tavane tė dhomave ose nė fund tė arkave tė nusėrisė) pėr Natėn e Bozhiqeve. Nė Natėn e Bozhiqeve shqiptari mysliman e varte armėt nė ēengele dhe i pėrkushtohej aktivitetit qė kishte tė bėnte me ndjelljen e paqes e tė mirėqenien pėr motmotin midis dy Bozhiqeve. Dy ose mė shumė meshkuj tė rritur merrnin sėpatėn dhe i tutnin pemėt, rrėnjė pėr rrėnjė.