Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-06-06, 19:21   #10
Kalt
 
Anėtarėsuar: 02-11-05
Postime: 1,450
Kalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithėKalt i njohur pėr tė gjithė
Gabim Handke refuzon ēmimin Heinrich Heine

Handke refuzon ēmimin Heinrich Heine



Polemika rreth dhėnies sė ēmimit tė njohur Heinrich Heine tė qytetit tė Dyseldorfit shkrimtarit Peter Handke ka marrė fund. Pasi juria vendosi mė 23 maj t'i japė autorit austriak ēmimin e shoqėruar nga 50.000 euro, shpėrtheu njė diskutim i zjarrtė mes politikanėve dhe publicistėve rreth qėndrimit tė Handkes gjatė luftės nė ish Jugosllavi. Ai u kritikua nė mėnyrė pak a shumė direkte se kish qenė shumė pak kritik ndaj rregjimit tė Millosheviēit. U fol pėr pėrqeshje tė viktimave tė kėtij rregjimi nėse Handke do tė merrte ēmimin nė fjalė. Tė enjten Handke ka reaguar ndaj polemikave.
Shkrimtari austriak Peter Handke ka refuzuar ēmimin Heinrich Heine tė qytetit tė Dyseldorfit. Nuk dėshiroj ta lidh personin dhe veprėn time me fyerjet e politikanėve tė partive, ka shkruar Handke nė njė letėr drejtuar kryetari tė bashkisė sė Dyseldorfit, Joahim Ervin. Ervin ka shprehur keqardhje pėr refuzimin e Handkes: "Unė e kuptoj shumė mirė qė pas asaj ēfarė ka ndodhur ditėt e fundit procedura mori tipare gati aventureske. Nė letėrsi kanė filluar tė ndėrhyjnė papritmas edhe amatorė. Politikanė tė ndryshėm u pėrpoqėn tė hynin nė diskutim ndoshta pa e lexuar aspak Handken. Natyrisht bėhej fjalė pėr njė temė interesante. Unė besoj se Handke atėherė tha: pėrpara se emri im tė ndyhet mė tej mė mirė heq dorė nga ēmimi."
Nderimi pėr Handken i vendosur nga njė juri e pavarur dhe e vėnė nė pikėpyetje nga kėshilli bashkiak i qyetit tė Dyseldorfit u kritikua ashpėr pėr shkak tė angazhimit tė shkrimtarit nė mbrojtje tė politikės serbe nėn Sllobodan Millosheviēin si dhe pėr pjesėmarrjen e Handkes nė varrimin e ish pushtetarit tė Serbisė. Nė veēanti kėshilli bashkiak i Dyseldorfit nuk e vlerėsonte Peter Handken tė denjė pėr ēmimin dhe e refuzoi kandidaturėn e tij. Nė vijim shpėrtheu polemika. Nga njėra anė juria, e cila mbronte Handken dhe nga ana tjetėr kėshilli bashkiak kundėr poetit austriak. Refuzimi i Hankdes nuk ėshtė njė zgjidhje e vėrtetė mendon Anete Shteler nga kėshilli bashkiak: "Do tė kishte qenė me vlerė tė ēohej diskutimi deri nė fund: tė thuhej se kush e ka merituar ēmimin e kush jo. Kjo ndoshta do tė na kish lehtėsuar edhe vendime tė ardhshme. Ky konflikt mes njeriut politik dhe atij letrar ka egzistuar gjithmonė. Ndoshta ky do tė kish qenė rasti pėr tė sqaruar diēka."
Letra refuzuese e poetit prishi humorin e kėshillit bashkiak. Peter Handke i propozonte ndėr tė tjera kryetarit tė bashkisė shkarkimin e kėshillit. Njė mėnyrė e papranueshme sjellje mendon njėri prej anėtarėve tė tij, Gynter Karen Jungen: "Mėnyra se si ofendohet kėshilli bashkiak dhe supozimet qė ngrihen ndaj tij janė krej tė pakuptueshme. Sipas meje kėtu bėhet fjalė pėr tentativėn e heqjes sė njė pjese demokracie: njė kėshilli bashkiak tė zgjedhur nė mėnyrė demokratike kėrkohet t'i hiqet e drejta e fjalės pėr njė ēmim tė cilin e jep vetė ky kėshill. Po, dua tė rikujtoj edhe njėherė se ēmimin nuk e jep kryetari i bashkisė por kėshilli bashkiak i qytetit tė Dyseldorfit. Mėnyra si flitet nė letėr pėr kėtė kėshill ėshtė e papėrshkrueshme."
Ēmimi Heine i cili shoqėrohet me 50.000 euro ėshtė njė nga mė tė dotuarit nė letėrsinė gjermane. Ai i jepet qė prej vitit 1972 personave qė me krijimtarinė e tyre intelektuale kontribuojnė nė pėrparimin social dhe politik dhe i shėrbejnė mirėkuptimit mes popujve. Polemika pėr dhėnien e kėtij ēmimi e ka dėmtuar rėndė imazhin e tij dhe atė tė qytetit tė Dyseldorfit.

Waltraud Offermann
Deutsche Welle
__________________
Paraja e ben njeriun te pasur, ndersa edukata e ben ate zoteri!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Kalt : 10-06-06 nė 19:24
Kalt Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė