Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-05-05, 13:48   #3
ARVANITI
meditues...
 
Avatari i ARVANITI
 
Anėtarėsuar: 25-12-04
Vendndodhja: **Tiranė**
Postime: 1,149
ARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėmARVANITI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

II. Fushat kryesore tė mėsimdhėnies dhe tė kėrkimit shkencor.



Gjuhėsi indoevropiane

Kjo fushė formon rrethin e traditės nė veprimtarinė mėsimore dhe kėrkimore tė Institutit tė Gjuhėsisė nė Insbruk. Indoevropianistika ka tė bėjė me rreth 20 gjuhė tė mėdha dhe grupe gjuhėsh. Ajo studion lidhjet (marrėdhėniet, raportet) e prejardhjes dhe tė afėrsisė sė kėtyre gjuhėve, qė janė tė afėrta gjenetikisht me njėra-tjetrėn, domethėnė, rrjedhin prej njė gjuhe "nėnė" tė pėrbashkėt, tė ashtuquajturės gjuhė bazė indoevropiane, e cila nuk ėshtė e trashėguar si e tillė, porse mund tė ndėrtohet nga ngjashmėria e gjuhėve bija. Detyra e indoevropianistikės ėshtė, nga njėra anė, trajtimi filologjik, gramatikor dhe historiko-gjuhėsor i kėtyre gjuhėve tė veēanta indoevropiane, nė anėn tjetėr, rindėrtimi i vetė indoevropianishtes. Si degė mėsimore-shkencore, indoevropianistika konsiderohet si njė degė "elite", qė ndiqet nga pak studentė tė pėrzgjedhur dhe qė nuk mund tė matet me normat e njė dege tjetėr me pjesėmarrje tė gjėrė tė studentėve.


A-Albanologjia si njė drejtim i veēantė kėrkimor

Brenda kėrkimit gjuhėsor indoevropian, nė Insbruk ka disa fusha tė rėndėsishme qė kanė marrė me kohė pėrkujdesjen e njė trajtimi tė veēantė. Disa prej gjuhėve indoevropiane apo grupe gjuhėsh kanė pėrparėsinė e gjuhėtarėve tė veēantė dhe pėrkujdesjen e pak specialistėve. Njė rast i tillė special dhe i veēantė ėshtė trajtimi qė i bėhet gjuhės sonė, shqipes, pėr tė cilėn qė nga vitet '60 e deri mė sot, siē e pėrmendėm nė fillim, pėrkujdeset Prof. Dr. Hermann M.Ölberg, qė ka bėrė punime tė shumta nga kjo fushė. Indoevropianist i njohur, filozof i gjuhės, esperantist, onomastolog, etimolog, historian i gjuhės dhe albanolog, ky burrė i shquar, njohės i shkėlqyer i gjuhėve tė huaja, tė vjetra, klasike dhe moderne, ka pėrfshirė prej kohėsh nė rrethin e gjerė tė interesave tė tij akademike, tė mėsimit dhe kėrkimit shkencor, edhe albanologjinė. Duke u marrė me gjuhėt e vjetra tė Evropės, Ölbergu iu pėrkushtua qė herėt studimit tė shqipes, e cila edhe sot shihet me interes tė madh nga ana indoevropiane, pasi, sipas studiuesve, bėhet fjalė pėr ekzistencėn te kjo gjuhė tė njė shtrese tė vjetėr gjuhėsore ballkanike, qė gjithashtu ka rrezatuar edhe nė gjuhė tė tjera tė Ballkanit. Deri me vdekjen e Norbert Joklit (1942), Austria, e mė konkretisht Vjena, siē dihet, ishte qendra e studimeve albanologjike dhe nė kėtė drejtim edhe pėr studimet mbi gjuhėn shqipe. Pas Luftės II Botėrore, Vjena nuk e kishte mė shkėlqimin e mėparshėm, sepse qendra e kėtyre studimeve, pėr kushtet dhe rrethanat e reja qė u krijuan, u zhvendos nė Tiranė dhe padyshim njė rol mjaft tė rėndėsishėm pėr konsolidimin e kėtyre studimeve ka luajtur njė nga shkencėtarėt mė tė shquar shqiptarė, Eqrem Ēabej.


Interesimi i Ölberg-ut pėr shqipen filloi nė vitet '50, gjatė formimit tė tij nė fushėn e indoevropianistikės. Njė rol nxitės pėr kėtė, luajti mėsuesi i tij, Hermann Ammann, i cili nė vitet e para tė Pasluftės i orientonte studentėt nė fushėn e shqipes, nė kuadrin e krahasimit indoevropian, ku njė student shqiptar, me emrin Ethem Fazliu nga Shkupi, luante atėherė njė rol tė rėndėsishėm nė orėt e ushtrimeve dhe tė seminareve. Njė nxitje e re ishte mė pas pėr Ölberg-un nė vitin 1963, kur pėr herė tė parė u takua me E.Ēabejn dhe A.Kostallarin nė Kongresin VII tė Toponomastikės nė Amsterdam tė Holandės. Qė atėherė Ölberg-u vijoi me studimin autodidakt tė shqipes dhe nė vitin 1972 paraqiti nė Institut punimin e tij tė habilitimit me titull "Untersuchungen zum indogermanischen Wortschatz des Albanischen und zur diachronen Phonologie auf Grund des Vokalsystems" (Hulumtime pėr leksikun indoevropian tė shqipes dhe fonologjinė diakronike nė bazė tė sistemit tingullor), qė pėrbėn njė kontribut tė shquar nė studimin e shqipes nė planin e zhvillimit historik tė saj. Me nxitjen e tij, u bė e mundur qė Instituti i Gjuhėsisė sė Insbrukut nėpėrmjet lidhjeve me Universitetin e Tiranės, tė krijonte njė bibliotekė albanologjike, e cila nė pikėpamje gjuhėsore ėshtė aq e pasur, saqė mjaft individė apo institucione tė ndryshme i drejtohen asaj pėr realizimin e planeve tė tyre tė punės nė fushėn albanologjike. Nė punimet e Ölberg-ut pėr shqipen, fushat mė me interes pėr tė janė etimologjia, historia e gjuhės, fonetika historike dhe historia e gjuhėsisė. Nga punimet e tij pėr shqipen, mund tė pėrmendim disa prej tyre, si: "Fragen der albanischen Sprachgeschichte. Grundsätzliches zur Nasalierung" (1972) (Ēėshtje tė historisė sė gjuhės shqipe. Parimisht pėr hundorėsinė); "Einige Überlegungen zur Laryngaltheorie. An Hand des Albanischen" (1972) (Disa mendime pėr teorinė laringale. Nė bazė tė shqipes); "Griechisch-albanische Sprachbeziehungen I : Untersuchungen zum altgriechischen Wortgut im Albanischen" (1972) (Lidhjet gjuhėsore midis greqishtes dhe shqipes I : Hulumtime pėr leksikun e greqishtes sė vjetėr nė shqipe); "Zwei oder drei Gutturalreihen? Vom Albanischen aus gesehen" (1976) (Dy apo tri radhė guturalesh? Vėshtruar prej shqipes); "Einige Überlegungen zur Autochthonie der Albaner auf der Balkanhalbinsel" (1977) (Disa mendime mbi autoktoninė e shqiptarėve nė Gadishullin e Ballkanit); "Kontributi i gjuhėsisė pėr ēėshtjen e atdheut ballkanik tė shqiptarėve" (1982); "Die Entwicklung eines Paradigmas. Zu Entstehung der Albanologie" (1982) (Zhvillimi i njė paradigme. Pėr lindjen e albanologjisė) etj.


Si indoevropianist, Ölberg-ut i ka interesuar rindėrtimi i shqipes sė vjetėr qė nga koha antike dhe kėtė ai ėshtė pėrpjekur ta bėjė me anėn e analizės sė huazimeve tė greqishtes sė vjetėr dhe tė latinishtes qė kanė depėrtuar nė gjuhėn shqipe. Nė mėnyrė tė veēantė, ėshtė marrė me raportet fonetike tė shqipes sė vjetėr. Ai mbėshtet nė kėtė drejtim E. Ēabejn, qė ka vėnė nė dukje mjaft dukuri gramatikore, si dhe mjaft veēori nga fusha e leksikut, qė shėrbejnė pėr shtresimin diakronik tė fondit tė huazuar latin nė shqipe. Tė gjitha kėto, sipas Ölberg-ut, kontribuojnė pėr tė konstatuar faktin qė shqiptarėt kanė pasur kontakte tė forta me romakėt dhe prandaj duhet tė kenė qenė pa asnjė dyshim shumė herėt nė trevat e trojeve tė sotme. Ai pohon tezėn e Ēabejt qė shqiptarėt janė banorė tė hershėm autoktonė nė trojet e tyre, qė bregdeti banohej qė herėt prej tyre, tė paktėn prej epokės greko-romake. Pėr tė pėrforcuar kėtė tezė, ai sjell dėshmi nga huazimet e greqishtes sė vjetėr dhe tė latinishtes nė shqipe, duke theksuar edhe faktin se tė parat i pėrkasin njė shtrese mė tė vjetėr. Ölberg-u i pėrmbahet gjithashtu tezės sė vazhdimėsisė sė shqipes nga ilirishtja dhe shqiptarėt i quan vazhdues tė fiseve ilire.


Zhvillimi i albanologjisė si njė drejtim i veēantė kėrkimor nė Insbruk, siē shihet pra, lidhet me emrin e Hermann M.Ölberg-ut, qė jo vetėm personalisht u interesua dhe kontribuoi nė studimin e shqipes nė kuadrin e studimeve indoevropiane, por edhe institucionalizoi hapjen e kursit tė shqipes qė nga viti 1972 e nė vazhdimėsi, gjithnjė nė kuadrin e veprimtarive mėsimore dhe shkencore tė Institutit tė Gjuhėsisė tė Insbrukut. Ai ėshtė gjithashtu edhe frymėzuesi dhe organizatori i Kolokuiumit Ndėrkombėtar Albanologjik tė vitit 1972, qė u zhvillua nė Insbruk, me rastin e 30-vjetorit tė vdekjes sė Norbert Joklit. Nė kėtė tubim tė rėndėsishėm shkencor, qė ėshtė quajtur me tė drejtė njė "Kongres shkencor", u mblodhėn pėr herė tė parė studiues shqiptarė dhe albanologė tė huaj nga lindja dhe perėndimi, nė njė vend neutral, siē ėshtė Austria. Ölberg-u ėshtė njėkohėsisht edhe botuesi i punimeve tė kėtij tubimi, nė njė vėllim voluminoz prej rreth 800 faqesh* , qė pėrbėn njė nga botimet mė autoritare albanologjike tė botuara jashtė vendit tonė.
__________________
Krejt miqėsisht....nga Arvaniti
ARVANITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė