Shiko Postimin Tek
Vjetër 27-05-11, 15:32   #46
valiii
 
Anëtarësuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Illuminati! Kulti i syrit që sheh çdo gjë

KC: Po kjo qe po flisni eshte Illuminati apo jo?

BF: Mund ta quani Illuminati ose mund ta quani Oborri Mbreteror. Fillova te kerkoja ne mennyren sesi shoqeria e Sumerise se Lashte ishte e drejtuar dhe zbulon se eshte tejet e ngjashme me USA-n moderne. Ne Japoni me pare Ministrine e Financave e quanin 'Magazina e Madhe'. Dhe mos harroni, nese kontrollon burimin e ushqimeve atehere mund te rekrutosh luftetare e intelektuale dhe te kontrollosh shoqerine - te kontrollosh menyren e tyre te te menduarit, te kontrollosh ushqimin e tyre dhe te kontrollosh ata dhe nepermjet dhunes nese eshte e nevojshme. Ne kete menyre funksionon dhe tani. Ja pse eshte e rendesishme te kuptohet qe financa eshte kontroll mbi burimin ushqimor...


BR: Kontroll dhe mbi burimin energjitik po ashtu.


BF: Po, burimin energjitik. Por kam parasysh qe ne fund te fundit ushqimi ka me shume rendesi. Pa te je i vdekur.


KC: Pra ne thelb i mban njerezit te zene me pune duke i cuar ata ne lufte?


BF: Ne dukje, ajo qe ndodhi ishte qe ne vitin 1812 Republika Amerikane vendosi qe te mos rinovonte licencen bankare ndaj Rothschild dhe amerikanet moren kontrollin e parave te tyre. Kjo eshte arsyeja pse Rothschild pushtuan Ameriken dhe kjo ishte arsyeja e vertete e luftes se vitit 1812. Gjate gjithe shekullit te ardhshem Rothschilds komplotuan dhe skematizuan marrjen mbrapsht te kontrollit te burimeve te parave amerikane dhe si rezultat dhe kontrollin ndaj popullit amerikan... John Rockefeller I i ishte kushtuar nxjerrjes se naftes dhe bleu cdo rrafineri. Shkonte tek ndonje pronar rrafinerie dhe i ofronte para te thata si dhe cmim te ulet. Nese personi kundershtonte atehere Rockefeller i shkaktonte probleme me puntoret ose i sabotonte dhe rrafinerine, pra cdo gje qe ti sherbente qellimit te tij. Dhe Rothschilds e vune re kete Rockefeller e vendosen ta ndihmonin. I lejuan te transportonte naften e tij me nje cmim shume here me te ulet sesa konkurrenca. Dhe ne kete menyre ai fitoi monopolin e naftes. Me ne fund ne vitin 1913 Rockefeller, Harrimans, Warburgs...ky grup familjesh, ishin ne gjendje te merrnin kontrollin e Bordit drejtues te Rezerves Federale (supozohet per llogari te Rothschilds). Por kam besimin personal qe Rockefeller planifikuan nje grusht shteti. Ai tha: "Hej, kontrolloj ushtrine amerikane dhe ekonomine amerikane pra mund te bashkepunoj me ju por jam une ai qe drejtoj ketu." Dhe ne kete menyre ai mori kontrollin e Amerikes. pra besoj se Amerika u be nje prone e Rockefeller dhe jo e Rothschild. Ata vetem takohen dhe bashkepunojne.
KC: Sakte. Pra mendon se edhe sot e kesaj dite ka nje bashkepunim e tille?

BF: Besoj se ka nje lloj bashkepunimi. Po ashtu mendoj se ka dhe konflikt. Nese shikon vijshmerine e votimit Europe kunder Amerike ne Kombet e Bashkuara mund te dallosh ndryshimin midis dy paleve.


KC: Dakort. Po ku hyn Japonia ne kete mes?


BF: Ajo qe ndodhi ne Japoni... mbas ardhjes se Admiralit Perry, Lordi Rothschild dergoi nje flote e cila sulmoi klanet Satsuma dhe Choshu ne jug. Ata vrane perandorin Kinmu dhe vune ne pushtet nje djale 16 vjecar i quajtur Toranosuke Omura si Perandorin Meiji. Ata financuan modernizimin e Japonise. Pra vendosen ne fuqi familjen mbreterore dhe e ndihmuan ne modernizmin e Japonise. Ata luftuan kunder Rusise. Mendoj se japonzet ishin shume mirenjohes per kete fakt. Ne vitin 1903, mbas fitores, perandoret Japoneze u bene te barabarte me mbreterit Britanik. Cdo perandor shkon per te studiuar ne Oxford. Por mbas luftes se dyte boterore mendoj se japonezet filluan te ndihen te zhgenjyer pasi mendonin se nuk po trajtoheshin si te barabarte. Atyre nuk po i jepej ajo qe ata e mendonin si dicka te arsyeshme. Ndjenin se kishte rracizem. Ne vitin 1930 japonezet u perpoqen per pavaresi. Ata donin te krijonin nje [Lindja e Madhe] grup te quajtur Asia Co-Prosperity Sphere. Ata donin te modernizonin cdo vend te 'verdhe' ne menyre qe te frenonin kolonizmin nga te bardhet. Pra arsyeja pse japonezet ishin ne gjendje te merrnin pjesen me te madhe te Kines dhe u ndaluan vetem prej USA ishte sepse aktualisht shumica e kinezeve i mirepriten ata. Kjo eshte dicka qe nuk e lexon neper librat tona te historise. Pati nje perpjekje nga aziatiket qe te ndalonin kolonizimin. Ata i shikonin europianet me nje njejten menyre sic shihet Borg ne filmin Star Trek: vetem nje menyre te menduari eshte e sakte. A mund ta imagjinoni kete piramide gjigande te shoqerise me ate syrin ne maje te saj: "Do asimilohesh. Rezistenca eshte e kote." Kjo eshte menyra qe ata e shihnin kete gje dhe ne fakt ka dicka te vertete. Ka nje ndjesi te menduari qe nese nuk eshte behet sipas menyren perendimore atehere eshte gabim...

Amerikanet jane diku tek 4 % e popullates boterore por me me shume se 20 % te GDP boteore, 50 % te avokateve dhe 50 % te gjithe shpenzimit ushtarak ne bote. Pra sipas aziatikeve, shume kohe eshte shpenzuar me konflikte dhe luftra. Ki parasysh qe ata i shohin gjerat ne menyre tjeter dhe duhet shume kohe te kuptosh perspektiven e tyre.
valiii Nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Nyje Interesante