Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-07-11, 17:45   #9
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lobimet pėr njohjen e Kosovės

Kosova ta njohe veten para se te kerkoje me shume njohje





Nga Brukseli, Agustin Palokaj

Kur me kohe kishim terhequr verejtjen se pranimi i Kosoves per te hyre ne dialog me Serbine pa pergatitje te duhura, pa nje konsensus kombetar dhe pa i sqaruar beneficionet eventuale dhe pasojat, do te kete ndikim negativ ne procesin e njohjeve te pavaresise se Kosoves perfaqesues te Qeverise mundoheshin te na bindnin ne te kunderten, se dialogu "do te ndihmoje ne shtimin e njohjeve“.

Kur me kohe kishim terhequr verejtjen se pranimi i Kosoves per te hyre ne dialog me Serbine pa pergatitje te duhura, pa nje konsensus kombetar dhe pa i sqaruar beneficionet eventuale dhe pasojat, do te kete ndikim negativ ne procesin e njohjeve te pavaresise se Kosoves perfaqesues te Qeverise mundoheshin te na bindnin ne te kunderten, se dialogu "do te ndihmoje ne shtimin e njohjeve“. Nuk ka qene ndonje veshtiresi te kuptohet se nisja e dialogut do te parandaloje nje varg njohjesh. Kete zyrtare te BE-se madje e kishin paralajmeruar ne nje menyre indirekte, duke shprehur kenaqesi per ndasite qe ekzistojne brenda Bashkimit Evropian rreth pavaresise se Kosoves. "Eshte shume mire qe kemi shumicen e vendeve, te cilat e kane njohur Kosoven, por kemi edhe te tilla qe nuk e kane njohur. Kjo na ben qe ne si BE te jemi edhe ndermjetesit me te mire te mundshem ne dialog“, pati thene nje zyrtar shume i larte i Bashkimit Evropian. Madje nga burimet diplomatike eshte mesuar se Serbise nga ana e BE-se i eshte premtuar se gjate dialogut nga ajo nuk do te kerkohet asgje qe do te vere ne pikepyetje qendrimin ndaj statusit te Kosoves. Njelloj eshte bere edhe me shtetet e BE-se, te cilat jane kunder pavaresise se Kosoves. Madje ketyre te fundit, ne vend te kritikave qe me mosnjohjen e Kosoves po e veshtiresojne politiken e jashtme te perbashket te BE-se, ketyre shteteve u jane shprehur levdata se me mosnjohje kane dhene kontribut te madh pozitiv ne politiken e Bashkimit Evropian ne rajonin e Ballkanit. Me kete mendohet se BE-ja eshte „mire me Beogradin e mire edhe me Prishtinen“ duke qene "neutrale ndaj statusit“. Por „neutrale ndaj statusit“ ne praktike do te thote kundershtare e statusit. Si rezultat kjo do te thote se BE-ja nuk mund ta trajtoje Kosoven si shtet. Kete ose nuk e kuptojne pjesetaret e Qeverise se Kosoves nga naiviteti dhe injoranca e tyre ose manipulojne opinionin me kinse dobi nga dialogu. Ndoshta dialogu ne fundit do te ndihmoje ne njohje, por vetem nese si rezultat i dialogut Serbia e njeh pavaresine e Kosoves. Keshtu, se paku ne kete pike, Kosova ka pranuar ta lidhe fatin e saj perseri me Beogradin dhe t’i jape Beogradit po vetem celesat e dyerve te integrimit te Kosoves ne BE, por edhe te procesit te njohjeve te reja.

Njerit prej hic me pak se 6 zevendeskryeministrave te Kosoves, ndonese te parit ne mesin e tyre, Behxhet Pacollit, i eshte dashur te shkoje ne Afrike per ta kuptuar se dialogu Edita Tahiri-Borko Stefanoviq, i ndermjetesuar nga Robert Cooper, pengon njohjet e Kosoves. Se ketu Pacolli e thote te verteten deshmojne shume diplomate te shteteve qe nuk jane kunder Kosoves, por ende hezitojne ta njohin. Shume prej tyre i kane thene kesaj gazete se nga Beogradi vjen nje „lutje e arsyeshme“ qe te mos kete ndonje hap te njohjes derisa zgjat dialogu, sepse kjo do te mund te ndikoje negativisht ne dialog“. Rasti konkret ishte paralajmerimi, ndonese duhej te merrej me rezerva, sepse vinte nga Ministria e Jashtme e Shqiperise, se Egjipti do ta njohe Kosoven. Ne ate lajm, sapo pame se „Egjipti do te konsultohej me BE-ne“ e kishim te qarte se njohje te shpejte nuk do te kete, sepse BE-ja askujt nuk i thote, dhe nuk mund t’i thote, qe ta njohin Kosoven, kur vete nuk e trajton si shtet dhe ka dialogun dhe dhenien e statusit te kandidatit Serbise si prioritet. Dialogu ka penguar edhe procese tjera sic jane veprimet me te rrepta te EULEX-it ne veri dhe avancimi i disa planeve te BE-se me Kosoven per te pritur se si Kosova do te sillet ne dialog. Por ketu po ndalemi vetem te njohja.

Dialogu dhe vendosja e tij si prioritet jo vetem kryesor, por i vetem per Kosoven i BE-se, ishte po ashtu edhe shkaktari kryesor pse u humb rasti ideal qe te shfrytezohej mendimi i Gjykates Nderkombetare te Drejtesise se shpallja e pavaresise se Kosoves nuk eshte ne kundershtim me te drejten nderkombetare. Ne vend qe te kerkohej menjehere dhe me ze qe te gjitha vendet e BE-se dhe te tjerat ta njohin tash Kosoven, duke ua perkujtuar se arsyet qe permendnin me heret se kjo nuk eshte ne perputhje me te drejten nderkombetare me nuk vlejne, dhe ne vend qe te kerkohej edhe, pse jo, nga vete Serbia qe ta njohe Kosoven, sepse GJND-ja pikerisht ne pyetjen e Serbise e dha pergjigjen qe dha, i tere debati u drejtua nga dialogu. Se pari Serbia e beri kete duke propozuar Rezolute ne OKB dhe duke kerkuar te mos kete njohje derisa te vendoset per Rezoluten. Pastaj BE-ja hyri ne dialog me Serbine per ta ndryshuar kete Rezolute dhe se fundi Rezoluta ftoi per dialog dhe teme u be dialogu. Njohjet u harruan dhe rasti i madhe shkoi dhe nuk do te kthehet me, se paku jo derisa e derguara e posacme e kryeministrit Thaci per dialog me Serbine, Edita Tahiri, te mos e bind Beogradin qe ta njohe pavaresine e Kosoves, apo t’u jape leje shteteve tjera qe ta bejne nje gje te tille. Pra ritmi i njohjeve pas GJND-se u ngadalesua ne vend qe te pershpejtohej.

Arsyeja tjeter per mungesen e njohjeve jane manipulimet ne zgjedhje dhe imazhi i keqesuar i lidereve te Kosoves. Kjo pengon njohjen jo per shkak se shtetet te cilat duhet te njohin Kosoven cajne shume koken per demokraci dhe sundim ligji, por per shkak se kjo ka ndikuar te miqte e Kosoves, shtetet demokratike perendimore, qe te humbin motivin per t’i ndihmuar Kosoves ne keto rrethana. Sot, pranojne shume diplomate te ketyre shteteve, nuk eshte shume e lehte te angazhohesh ne favor te Kosoves. Dhe fjalet qe vijne nga ambasadoret e disa vendeve ne Kosove, apo deklaratat pas ndonje takimi me perfaqesues te Kosoves per angazhim per njohje, nuk pasohen me vepra as nga vendet kryesore qe e kane njohur Kosoven. Ne BE per shembull Britania e Madhe ka mbetur pothuajse e vetmuar ne kerkesat qe te trajtohet Kosova me shume si shtet. Por edhe britaniket thone se „ketu mbrojme qendrimin tone e per ne Kosova eshte shtet“, ndersa zyrtare te BE-se thone se Kosova edhe vete dergon sinjale kontradiktore, perfshire edhe te tilla se mund te pranoje zgjidhje edhe ne kuader te Rezolutes 1244. „Kosova duhet ta njohe mire veten se pari e pastaj te kerkoje me shume njohje“, thoshte me ironi nje diplomat evropian.

Problem serioz me Kosoven eshte edhe politika e saj e jashtme, ose thene me mire degradimi total i Ministrise se Jashtme. Kjo ka bere qe te mos kete fare politike te koordinuar te jashtme dhe nuk mund te kete ne rrethana te tilla kur jane se paku gjashte „ministri paralele te jashtme“. Vlora Citaku merret me BE-ne, Edita Tahiri me Serbine, Behxhet Pacolli me Afriken, Hashim Thaci me Turqine, rol tash ka edhe presidentja Jahjaga, cfare i mbetet atehere ministrit te jashtem te beje. Dhe BE-ja eshte e kenaqur te takoje shume ministra te tjere dhe zevendeskryeministra vetem e vetem qe te kete sa me pake kontakte me Ministrine e Jashtme te Kosoves. Kjo sepse Ministria e Jashtme eshte ajo qe simbolizon shtetesine e Kosoves. Vetem shtetet kane ministri te jashtme, ndersa qeveri, zevendeskryeministra, ministri integrimesh, te bujqesise, ekologjise kane edhe rajonet qe nuk jane shtet.

Degradimi i Ministrise se Jashtme eshte bere per te krijuar vende pune per argatet partiake te partnereve te koalicionit. Kjo ka bere qe me Kosoven sot te tallen edhe ata qe mundohen ta ndihmojne, duke thene me ironi se „Hashim Thaci eshte njeriu me i pasur ne Evrope me zevendes“. Ne vend qe te zvogelohet numri i resoreve te qeverise, ato jane shtuar dukshem, me cka jane shtuar edhe shpenzimet, por jo edhe puna. Eshte krijuar me shume konfuzion se kush eshte pergjegjes per cka ne Kosove. E tash kur mbaroi procesi i punesimit te argateve ne postet ministrore dhe zevendesministrore ne Prishtine do te pasoje edhe punesimi i atyre qe kane mbetur neper ambasada. Dhe keshtu politika e jashtme e Kosoves, ne kohen kur ende nuk eshte krijuar si duhet, do te degradohet edhe me shume. Keshtu eshte kur lideret kosovare nuk e marrin seriozisht shtetin e tyre, kur krijohen ministri fiktive per te vendosur nje person ne ndonje post, kur ndarja e bizneseve eshte me e rendesishme sesa puna per vendosjen e sundimit te ligjit dhe funksionimit te shtetit, atehere eshte e pakuptimte te pritet qe te tjeret ta marrin seriozisht Kosoven kur lideret e saj nuk e marrin seriozisht shtetin e tyre. Ambasadoret e huaj shkojne e vijne, ata te sotem vazhdojne karrieren diku tjeter dhe te tjeret vijne, Kosova mbetet te vuaje ne te ardhmen pasojat e mosfunksionimit te sotem te shtetit.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė