Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-04-12, 20:18   #29
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ora Letrare e Dardanisė!

vijimi

Fragment nga novela “E madhe ėshtė gjėma e mėkatit”




Sytė e tij ishin tė njomur. Dhe as ay vetė nuk dinte pėrse.

Ajo i tha:

-Vėshtro lart, Tan, ē'janė ato?

-Lajmėtarėt e parverės: lelekėt.

-Qė ku vinė, Tan?

-Nga detet e Lindjes, Kali.

Njė re udhėtare i erri ballėn Kalisė. Po atėhere buzėt e tyre u takuan dhe reja u tret. Dhe kurmi i saj kish mbledhur gjithė erėrat e dheut, tė barit e drurėve tė Judhesė. Dhe buza e tij kish zjarrin e gjakut tė Ilirisė.

Tjatėr herė.

Rrinin ne pragu i shtėpisė. Ay i tha:

-Kali, qysh munt tė tė pėlqe, unė me mjekėr?...

-Edhe ati im kish mjekėr, edhe gjyshi mjekėr. Edhe nėna e ka dashur atin dhe gjyshja gjyshin. Qysh munt tė jetė i bukur njė burrė, pa mjekėr?

Dhe pas pak, si mendohej:

-Po mjekra jote ėshtė mė e bukur Tan. I afrohet ngjyrės sė gėshtenjės. Si do jesh ti nė pleqėri? I gjatė e mjekėr bardhė, si njė profit.

Ay s'fliste: e vėshtronte dhe mbyllte sytė ngadal.

-Tan!

Dora e saj e ftohtė i preku ballėn, u pėrpoq t'i hapė sytė.

-Tan, pėrse i mbyll sytė? Nuk do tė mė shėkosh.. Jam e shėmtuar, Tan?

Ay:

E bukurje, miqesha ime,

e bukur je.

Sytė e tu si tė pėllumbit...

-Dhe pėrse i mbyll sytė?

- Qė tė tė shoh mė mirė, zemra ime.

-Kėtu jam, Tan! Hapi sytė! Kam frikė kur jam vetėm!

Ay e pushtoj nė krahė edhe ashtu si ish me sy tė pulitur, pėshpėriti nė elenishte Kėngėn e kėngėve tė Sollomonit:

Sa tė ėmbėla janė pėrkėdheljet

e tua, o shoqeza motra ime;

Mė tė kėndėshme se vera janė

pėrkėdheljet e tua,

Dhe era e shtatit tėnt i kalon

tė gjitha aromat.

Si hoji i mjaltės janė buzėt

e tua, o shoqeza motra ime

Ti mjaltė ke ndėnė gjuhėn

tėnde

Dhe era e veshjes tėnde

si era e Libanit.

Njė krua kopshtije ti,

Njė krua me ujė tė gjallė

Qė derdhet nga Libani.

Zgjohu ti erė e veriut, ngrehu

ti erė e jugės

Dhe fryni nė kopshtin tim

qė tė mė vijnė aromat.

Dhe si mbaroj ay, vazhdoj ajo nė gjuhėn e Galilesė:

Le tė vijė i dashuri im

 nė kopshtin e tij.

Dhe le tė hajė nga pemėt

e drurėve tė tij.

Tanushi qeshi edhe e ngriti mė krahė:

Hyra nė kopshtin tim,

o shoqeza motra ime,

Dhe vola zmir e barėra

me erė,

Dhe hėngra hojin dhe mjaltin

tim

Dhe piva verėn dhe qumėshtin

tim

Dhe me Kalijen nė krah, kur hėna kish filluar tė ngrihet mi kodra, Tanushi hyri brenda nė shtėpinė e tij, dyke i pėshpėritur nė vesh:

Tė dy sisėt e tua si

dy zogj binjak tė gazelės.

Njė natė Tat Tanushi e pa ėndėr Kalijen tė vdekur. Trupi i saj ish nė mes tė kishės dhe ay rrinte mė gjunjė dhe e vėshtronte. Ēdo korė kish nga njė kandil pėrpara dhe ēdo kandil ish i ndezur.

Ish qetėsi.

Nga alltari vinte njė zė i ėmbėl qė kėndonte tė kėnduarat e vdekjes: "Cili gėzim i jeies mbetet i pa pėrzier me hidhėrim? Cila lavdi qėndron mbi dhe e paēvendosur? Tė gjitha janė mė tė dobėta se hieja. Tė gjitha janė mė tė reme se ėndėrat; njė ēast e tė gjitha keto i mė kėmbėson vdekja". Ay qe kėndonte nuk ish prift po vetė Krishti i veshur me tė shenjtat e meshės dhe me kurorė drite reth kryes. Pėrveē Krishtit, pėrveē Uratės edhe pėrveē Kalijes sė vdekur nuk kish tjatėr njeri nė kishė. Dhe zėri i Krishtit vazhdonte tė kėnduarat e vdekjes: "Si lule fishket dhe si ėndėr shkon e pėrndahet njeriu."

Tat Tanushi ndjente helm e gas bashkė: helm pėr vdekjen e sė shoqes, gas se vetė Krishti i kėndonte asaj. Dhe i pėshpėriti ngadal: "Dėgjon, zemra ime, zbriti vetė Ynėzot tė tė kėndojė - Gėzoju, Kali!"

U ngrit mė kėmbė me Kalijen mė krahė. Ajo ish e lehtė si penda dhe buzėqeshte me buzėqeshjen e tė lumturit. Tata ngriti kryet lart, ndaj kupa e kishės, dhe ja se ku ajo ish plot dritė dhe ngrihej ngrihej gjer sa u bė qjell. "Pa fjalė - tha ay - kėshtu duhet tė bėhet, mbasi Ynėzoti zbriti t'i kėndojė asaj. E drejtė ka qėnė nė jetė, nė tendat e tė drejtėve do prehet".

Zgjati ndaj alltari krahėt me trupin e Kalijes edhe u pregatit tė thotė: "Tė tuat nga tė tuat, o Zot..."

Po, befasisht, iu kujtua gjithė ėmbėlsija e jetės tokėsore me tė shoqen, errėsira e varrit ku do zbriste ajo, vetėmija e rėndė e sė arthmes edhe njė dhembje e madhe i ēau shpirtin. Qau me zhurmė sa kumbojti gjithė kisha.. Atėhere zėri i alltarit pushoj, kandilet e ulė dritėn dhe Kalija nuk ish mė nė krahėt e tija pėrveē se njė skelet. Sytė e saj tė bukur u bėnė dy vrima tė errėta, buzėt e holla gropė e ngrysur dhe sisėt e forta: rebra tė verdha. Binte erė dhė e vdekje si bjenė erė varret e vjetėr kur hapen. Tat Tanushi thirri me zė tė math: "Pėrse, o Zot, pėrse? Ē'tė bėra vallė qė mė ndjek me urrejtjen tėnde?" Zėri i tij i egėr u pėrpoq mur mė mur dhe shojti gjithė kandilet. Errėsirė katrani. Befas kisha u ēa mė dysh, u hapnė tė thellat e tokės dhe Tat Tanushi u shemb tatėpjetė. Zhurmė e madhe si zhurmė shumė ujrash kur bjenė nga malet. Ferra e gurė tė mprehtė i gjakosnin trupin, po dhembje mishi nuk ndjente. I dukej sikur ay, Tat Tanushi i Bubutimės ish ėngjėlli i zi i hedhur nga qjelli nė hadh. Kjo ish dhembja. Shpata e zjarrtė e Kryeėngjėjve e ndiqte prapa. Era e varrit i helmonte frymėn. "Gabova, - thesh, -gabova para Zotit". Njė ankth i math i shtrėngonte zemrėn.

Dyke u shembur greminė pas gremine, nėpėr natė, ja se ku sytė e tij ēquan pėrtej - sa lark, sa lark... - njė dritė tė zbehtė qė ngjiste me dritė kandile. U pėrpoq tė shkojė ndaj drita dhe nuk ecte dot. Ēdo gjė - drita, koha dhe ay vetė - kishin ngrirė si shtylla guri e nuk lėvisnin nga vėndi. Po zemra e tij kish jetė. Dhe jeta ish vuajtje. Dėgjoj, befas, prej sė thellash, njė zė qė fliste nė njė gjuhė tė lashtė: "Qetėsi, qetėsi.. Sepse tė fshehta e tė ēuditėshme fort janė rrugėt e Zotit. Si lumė i rreptė zemėrimi i tij, si det i thellė mėshira".

Dėgjoj pastaj njė zhurmė tė madhe si zhurmė deti edhe u zgjua.

Dirsė tė ftohta nė ballė.

Kalija flinte pranė tij; e qetė, e ėmbėl. (O lėēitės! Kam parė njerės qė shėmtohen kur flenė, po Kalija e bukur bėhej edhe mė e bukur..) Drita e kandilit i ndriēonte fytyrėn. Tata u ngrit, u fal pėrpara korės, u ul e puthi dorėn e sė shoqes dhe doli nė natė.

Errėt. Nata binte erė parverė: erė dheu tė ri, erė bari tė ri. Ndjehej rėgėtima e kronjve. Tata ra mė gjunjė edhe balli i tij preku tokėn e lagur nga vesa. U fal pa zė, pa fjalė, pa mendim.. Kur u ngrit, ēqoj yj nė qjell. Njė qetėsi e madhe i kish zbritur nė zernėr. Hyri nė kishė, ndezi njė qiri, hapi librat dhe nisi tė kėndojė troparet e shenjta. Dhe tropar pas tropari zėri I tij u ngroh, kėndimi u ėmbėlsua. Dyke kėnduar, nė ishullin e dritės qė bėnte qiriri, zemra e Tatit bashkohej me Zotin edhe i thesh: “Merr vite nga vitet qė me ke dhėnė dhe jepja shėrbėtores tėnde Kali- qė tė lavdėrohet emri yt pėrjetė”…

Vazhdoj tė kėnduarat gjer u gėdhi edhe kisha u mbush me dritė. Vuri atėhere qirinė nė shėndan edhe ra nė gjunjė nė mes tė kishės atje ku iu pat ėndėrsuar Kalija e vdekur. E zgjuan shpeshėt qė cicėrinin nė dritoret. U ngrit atėhere mė kėmbė dhe hyri nė altar.Krishti qė pat kėnduar natėn, nė ėndėr, nuk ish aty.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė