Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-08-12, 18:19   #4
murrizi
 
Avatari i murrizi
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,490
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nje vrasje ne Selanik-Hasan Prishtina

Si u vra Hasan Prishtina, botohen fotot e rralla
Transmetuar mė 12.08.2012 13:49

Faksimile e gazetės "Maqedonia e re". Nė foto trupi i pajetė i Hasan Prishtinės dhe vrasesi i tij Ibrahin Ēelos.






Tiranė, 12 gusht 2012, NOA - Arban Llalla/Gjatė viteve tė qėndrimit tim nė Selanik dhe duke kėrkuar nėpėr arkivat greke gjeta gazetėn greke “Μακεδονικα Νεα” (Maqedonia e Re) tė asaj kohe qė mbetet i vetmi dokument historik qė sjell njė foto tė Hasan Prishtinės i vdekur si dhe ngjarjen me imtėsi.
Nė gazetėn “Μακεδονικα Νεα” (Maqedonia e Re) e datės 14.8.1933, ėshtė botuar dhe fotografia e vrasėsit Ibrahin Ēelos. Gazeta shkruan pėr jetėn, veprimtarinė dhe pasurinė nė Selanik tė Hasan Prishtinės dhe na sjell njė fakt tė vėrtetė pėr datėn e vrasjes sė tij qė deri mė sot shumė historian shqiptar qė janė marrė me figurėn e tij e kanė gabuar duke shkruar si datė tė vrasjes 14 gushtin e 1933, por sipas gazetės sė kohės ėshtė data 13 gushti i 1933.
Afėr vendit ku ėshtė qėlluar Hasan Prishtina ndodhej vendi i punės ku unė punoja pėr disa vitesh nė Selanik, ndėrsa shtėpia e tij ishte afėrsisht 1 km larg, dhe mund tė kaloja disa herė nė ditė nė atė rrugė, por asnjėherė nuk do mė shkonte ndėrmend se ai vend do tė kishte lidhej me njė ngjarje tragjike pėr historinė e kombit tonė. Pėr fat tė keq nga shumė studiues dhe historian qė janė marrė me figurėn e Hasan Prishtinės anashkalohet data e vrasjes sė tij dhe shtėpia qė ndodhet nė qytetin e Selanikut.
Disa herė bėra pėrpjekje se mbase gjendej ndonjė dashamirės pėr tė financuar njė film dokumentare rreth viteve tė jetės sė kėtij burri tė shquar, por ndesha nė vesh tė shurdhėr.

Pėrshkrimi i atentatit nga gazeta greke e kohės “Μακεδονικα Νεα”

Gazeta greke “Μακεδονικα Νεα” (Maqedonia e Re) e datės 14 gusht 1933, njė ditė mbas vrasjes sė Hasan Prishtinės, shkruan pėr ngjarjen qė tronditi Selanikut mė 13 gusht tė vitit 1933. Gazeta e asaj kohe shėnonte se Hasan Prishtina ėshtė pronar i ndėrtesės sė sotme “Shkolla e tė Verbėrve”. Gazeta e kohės pėrshkruan vdekjen tragjike €tė atdhetarit, politikanit tė madh Hasan Prishtinės. Nė faqet e gazetės shkruhej: “Njė tjetėr vrasje qė u bė nė rrugėn Ēimisqi, tronditi Selanikun. Politikani shqiptar Hasan Prishtina u vra nė qoshen Ēimisqi nė Vogaxhiku, pėrpara bakallhanes “IVI”. Shqiptari Ibrahim Ēelo, 28 vjeēar, i papunė, qėlloi pesė herė ish-kryeministrin shqiptar Hasan bej Prishtinėn.

Vrasja u krye nė orėn 2 mbas dite mė datė 13 gusht 1933. Nė rrugėn Ēimisqi u pa njė zotėri i moshuar, i mbajtur mirė dhe me tipare simpatike, tė ecte pėrkrah e tė fjaloste me njė person tė veshur mirė, i gjallė, sa e tradhtonte dhe toni i zėrit. Arritėn nė kryqėzimin e rrugės Ēimisqi-Vogaxhiku dhe po drejtoheshin pėr tek bakallhane ’’IVI’’ dhe nė largėsi dy hapa nga kinkaleria e invalidit J.Janopullo. Njeriu me pamje tė zymtė nxori rrufeshėm revolverin e markės “SMITH” dhe shtiu kundrejt bashkėbiseduesit, i cili ishte Hasan bej Prishtina, qė ra nė trotuar. Kalimtarėt e mbledhur nga tė dy tė shtėnat, panė vrasėsin tė turret me mizori tė parrėfyer mbi viktimėn dhe t’i zbrazė edhe tre plumba tė tjerė, dy nė kraharor dhe tė tretėn nė kokė, si e shtėnė vdekjeprurėse, pėr tė qenė i sigurt pėr pėrfundimin e aktit tė vrasjes.

Fill pas krimit tė tij vrasėsi, qė ti ikė rrezikut prej turmės sė mbledhur qė u vu pėr ta kapur, ia dha vrapit nga rruga Vogaxhiku. Nga tronditja ai ra nė vitrinėn e tregtores “Beharnae” tė cilės ia dėmtoi tendėn, por rimori veten, pėr t’u turrur drejt rrugės “Paleon Patron” ku u rrethua nga turma, qė e ndiqte me synime tė errėta. Vrasėsi hyri nė banesėn e mjekut z.Dukidhis, ku dhe ju dorėzua rojės sė policisė. Por nuk mundi t’i ik egėrsimit tė turmės. Kalimtarėt qė e ndoqėn dhe banuesit fqinjė tė ēdo moshe, shtrese, pa ditur identitetin e tij dhe as motivet e vrasjes, tė indinjuar ndaj egėrsisė qė tregoi vrasėsi ndaj viktimės, sa panė tė vije skuadra e policisė, u turrėn dhe ata duke thirrur: - Shqyeni, shqyeni, vrasėsin. Ndėrsa polici mė kot pėrpiqej tė shpėtonte atentatorin, turmat u turrėn ndaj tij dhe nisėn ta grushtojnė, duke i shkaktuar mavijosje nė pjesė tė ndryshme tė trupit. Do ta kishin ēarė pėrgjysmė vėrtet, nėse nuk do ia mbėrrinte tė hynte nė njė tjetėr shtėpi, nė rrugėn ’’Paleon Patron’’, ku u strehua nga i zoti i shtėpisė, i cili nxitoi tu mbyllte derėn e jashtme turmave tė zemėruara.

Pas pak mbėrriti sekretari i policisė, nėntogeri z.Zografo, dhe vrasėsin e transferuan me motoēikletė nė Seksionin e tretė tė policisė. Hasan Prishtina, i mposhtur nga plagėt, u dėrgua ndėrkohė nė Spitalin Popullor, ku trupit tė tij iu bė autopsia.

Nė orėn 2.50 minuta pas dite oficeri Sotiriu nisi hetimet me pėrkthyes, pyeti vrasėsin nėse e njeh gjuhėn greke, ai u pėrgjigj se njeh gjuhėn shqipe, frėnge dhe gjuhėn turke.

Vrasėsi nėnvizoi se akti i tij u dedikohet motiveve politike. Ndėrkaq pretendoi se ish-kryeministri i atdheut tė tij ishte komit dhe bashkėpunonte me komitetin bullgaro-maqedonas me qėllim qė tė vrisnin mbretin e Shqipėrisė Ahmet Zogun. Planet, thotė atentatori, m’i tregoi Hasan Prishtina pėrpara pesėmbėdhjetė ditėve, kur po vinim prej Vjene (Austri) dhe mė bėnte presion qė tė bėhesha unė kryetar i bandės komite dhe tė shkoja nė Tiranė ku tė vrisja mbretin Ahmet Zogun.

Prishtina, vijon vrasėsi, mė premtoi shpėrblim mujor dhe njė shpėrblim dhuratė mbas aktit tė vrasjes, por unė i kundėrshtova kėto propozime tė tij, sepse jam pro regjimit te mbretit Ahmet Zogu dhe nuk dėshiroja tė bėhem vegėl e Hasan Prishtinės, tė cilin nė Shqipėri e quajnė tradhtar.

Ibrahim Ēelo jetonte nė Nikea tė Francės dhe ishte tregėtar frutash, ishte i martuar me njė spanjolle, me tė cilėn kishte dhe fėmijė. Atje u njoh pėrpara disa vitesh me Hasan Prishtinėn, qė ish shpėrngulur nė Nikea pėr hir tė ēlodhjes dhe kishin lidhur marrėdhėnie familjare. Gjatė njohjes midis tyre Hasan Prishtina i kish treguar pėr rininė, vėshtirėsitė qė kishte kaluar pas largimit nga Shqipėria nė Turqi dhe Bullgari. Nė Turqi pat gjetur miq tė vjetėr dhe bashkėluftėtarė kundėr xhonturqve. Morri pjesė nė njė shoqatė tė fshehtė me bashkatdhetarėt e vet pėr ēėshtjen shqiptare”.

noa/ina
__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė