Tema: Xhubleta
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-01-13, 16:25   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Xhubleta




Xhubleta nė UNESCO?

"Atje kemi njė tingėllimė tė kohėrave, bluza e kuqe, mėngėza, brezi i qėndisur me rruaza nga tė gjitha ngjyrat qė udhėtari hungarez i shekullit tė 18-tė Daniel Kordinez, ka thėnė: as palloi, as ylberi nuk kanė aq ngjyra sa xhubleta e shqiptarėve, se kjo veshje ka tė gjitha ngjyrat e gėzuara tė mėmės natyrė..."

Vetėm njė orė nė Galerinė Kombėtare tė Arteve pėr veshjen mė tė vjetėr nė botė e mbetur gjallė. Nė prani tė ambasadorit amerikan, ministrit tė Kulturės i kėrkohet vėmendje pėr ta anėtarėsuar veshjen kombėtare nė UNESCO

Shenjat nė veshjen e malėsores shqiptare, nė njė veshje tipike siē ėshtė xhubleta kanė pėrcaktuar dhe rrugulluar statusin e saj familjar dhe farefinsor. Si kulturė e tillė tek e cila janė trashėguar dija e shenjave, e mėnyrės sė tė jetuarit dhe tė menduarit qė nga kohėrat mė tė lashta e deri nė vitet 70 tė shekullit tė XX, njė grup njerėzish tė ftuar nga poetja koleksioniste, Luljeta Dano, kanė qenė prezentė kur ajo ka kėrkuar njė shans pėr "anėtarėsimin" nė UNESCO tė veshjes mė tė vjetėr nė botė e mbetur gjallė.

Kjo ndodhi dje, nė Galerinė Kombėtare tė Arteve ku Dano pėr njė orė ka ekspozuar njė pjesė tė koleksionit tė saj tė jashtėzakontė, 12 xhubleta, tallaganė dhe aksesorė tė ēmuar tė veshjes sė gruas sė veriut, gati 150-vjeēare. Ajo ka botuar sė fundi "Perėndesha Athina dhe simbole tė tjera kozmogonike", njė studim mbi shenjat e qėndismave mbi veshjet mashkullore dhe sidomos femėrore duke i pėrkufizuar ato si kultura e "shkrimeve tė fshehta nė ornamentikėn mijėravjeēare tė Malėsisė sė Madhe, Dukagjinit, Mirditės e Pukės" si njė territor mitesh antike i ruajtur nė trashėgiminė etnokulturore.

Nė "Expo-Xhubleta" e organizuar nga "Miqtė e Galerisė" ishte i pranishėm dhe ambasadori amerikan nė Tiranė John Ėithers i cili ka duartrokitur lutjen e poetes: "Do tė lusja ministrin e Kulturės, z. Ylli Pango, tė kryejė veprimet e duhura qė kėto dy veshje (xhubleta dhe xhokeja), kudo ku janė shpėtuar nga koleksionistėt shqiptarė dhe tė huaj, tė merren nė mbrojtje nga UNESCO si pasuri botėrore."

Ēfarė tipologjish paraqesin 12 xhubletat e koleksionit?

Jam pėrpjekur tė pėrfshihen gjithė tipologjitė, megjithėse nuk kisha mundėsi tė vendosja xhubletėn qė rri nė kėmbė. Nė koleksionin tim prej 100 xhubletash, kam 3 tė tilla. Gratė malėsore, kur mbaronin ndėrtimin e xhubletės, thurjen, bėnin gara midis tyre dhe xhubleta qė qėndronte nė kėmbė ishte padiskutim mė e mira.

Kjo ėshtė njė ekspozitė thjesht etnografike apo mitike ku vihen nė dukje shenjat e qėndisura mbi veshjet pėr tė cilat ke ndėrtuar njė alfabet leximi?

Para disa vitesh, kam dėgjuar nė Vermosh njė legjendė pėr Macolen e bukur, njė nuse e re qė ka qenė e fundit qė mė 1970 ka mbajtur xhubletė dhe nuk e hiqte. Macolja kishte ikur nė Amerikė nė kėto vitet e fundit.

Mendohet qė xhubleta, asėll-asėll, ka rreth 70 vjet qė nuk prodhohet mė, sepse janė pėrdorur ato qė kanė qenė xhubletat e pajave. Gruaja malėsore merrte 5-7 xhubleta nė pajė. Nuk ėshtė prodhuar mė, sepse ndėrtimi i xhubletės ėshtė mjaft i sofistikuar. Gruaja malėsore duhet tė ketė njė "tabelė logaritmesh" nė kokėn e saj qė ta thurė kokėrr pėr kokėrr sythi dhe ta montojė nė njė mėnyrė tė tillė qė tė marrė formėn e duhur tė kambanės dhe tė rrijė nė kėmbė.

Do tė thuash qė tė gjitha figurat janė mirė tė menduara?

Ēfarė ėshtė mė e rėndėsishmja janė tė trashėguara sepse xhubleta bėhej besnikėrisht nė vijė familjare dhe ēdo vajzė mbart statusin familjar, farefisnor etj. Veshja ėshtė si veshja e ushtarakėve, pėrfaqėson gradat e jetės civile.

Nė lidhje me kėtė ide ti pėrmende brezin e njėrės xhubletė qė ėshtė realizuar nga dhjetė mijė thumba.

Po, me dhjetė mijė thumba plumbi. Ėshtė njė brez qė bėhej tek zanatēinjtė e pazarit tė Shkodrės. Ēiraku numėronte 10 mijė thumba plumbi. Ai ka yllin e Davidit, ka simbolin e lashtė tė ilirėve, hėnėn me yll qė do ta shohim nė stoli tė tjera.

Nė krye tė radhės ėshtė xhubleta e bardhė. Nga kush vishej ajo?

Ėshtė xhubleta e ēikave, nė veshje e jashtėzakonshme, mrekullisht e bukur, pėr cilėsitė e punimit dhe tė qėndisjes. Dallohet nga simbolet e fertilitetit. Ėshtė njė nga kopjet mė tė rralla, sepse xhubletat e bardha janė vėrtet tė rralla. Vajza e vishte deri nė momentin qė martohej.

Dhe vijmė tek brezi i rrallė qė e vishte jo ēdo lloj nuse.

E vishnin nuse qė vinin nga familje tė para, qė ishin familje tė pasura dhe me njė status tė privilegjuar shoqėror. Ishte simbol i forcės, bukurisė dhe pasurisė, tre nocionet e pėrjetshme.

Gjithēka e universit tė xhubletave tregon njė alta modė,pra ēdo element, qė nga ēorapja ēizme, pėrparėset e mbivendosura, grykashkat, pa folur pėr trungun e veshjes qė ėshtė mrekullia arkaike.

Xhubleta e manekinit me shpinė nga tė tjerat, ka ndonjė histori?

Ėshtė xhubleta e "thakut tė premė", e gruas sė divorcuar. Ajo ėshtė xhubletė e Dukagjinit dhe nė bajrakėt e Mirditės apo tė Dukagjinit, ka qenė ligji qė kur burri divorconte gruan, i priste thekėt ose tė xhubletės ose tė xhokes sė bardhė tė Mirditės. Mendohet qė ėshtė e fillimit tė shekullit XX.

Interesant ėshtė qė krejt fundi i xhubletės ėshtė qėndisur me simbolin e gjarpėrit siē thua ti. Cila ėshtė domethėnia?

Kur gruaja e ka qėndisur atė simbol nuk e mendonte qė do tė bėhej njė grua e divorcuar. Por zakonisht nė rreshtin e fundit tė kėmbanės, tė kordonit tė bardhė, gjithmonė gjen njė rresht tė tillė qė ėshtė o gjarpėr, o ėshtė shumė i ngjashėm me zinxhirin e ADN-sė ose me diēka si fetus, embrion fėmije. Por kėto janė ēudirat qė i pėrkasin kėsaj bote.

Cili ėshtė simboli mė shumė i hasur nė kostume?

Ėshtė shqiponja me dy kokė, me tipare dragoi dhe shumė herė e gjejmė me flakėn qė dragoi nxjerr nga goja.

A mund tė varrosej njė grua me xhubletė?

Gruaja varrosej me xhubletėn qė martohej. Xhubleta mė e mirė i shėrbente asaj nė kėto dy momente tė rėndėsishme tė ndėrrimit tė statusit civil tė saj, nga vajzė nė grua e martuar dhe kalimin nė jetėn tjetėr ku ajo duhej tė shkonte me kėtė xhubletė qė bart pėr mua kode tė vjetra, qė dmth ato duhen lexuar, qė nuk janė thjesht tė bukura, por kanė njė rregullsi, njė alfabet leximi. Dihet nga studiues shqiptarė dhe tė huaj qė vijnė nga qytetėrimi kreto-mikenas. Xhubleta identifikohet me veshje tė gjetura nė pallatin e Knosit nė Kretė, para 4000 vjetėsh. Por kjo s'do tė thotė qė nuk zbulohet njė objekt tjetėr i lashtė dhe xhubleta befas nga festa e 4000 mijė vjetorit tė saj mund tė festojė 10 mijė vjetorin e saj. Sido qė tė jetė, ngelet veshja mė e vjetėr tė botė ende e gjallė dhe misioni i kėsaj ekspozite, mendoj se ėshtė tėrheqja e opinionit publik dhe institucioneve pėrkatėse qė kjo veshje tė merret nė mbrojtje nga UNESCO si veshja mė e vjetėr nė botė ende e gjallė.

Vetėm nė Shqipėri e ke fjalėn?

Xhubleta jeton nė Shqipėri, nė Malėsinė e Madhe, nė Rrafshin e Dukagjinit tė Kosovės, nė Malin e Zi, mendohet dhe nė njė fshat tė Bullgarisė ku janė me origjinė shqiptarė dhe nė Norvegji.

Atėherė UNESkO veshjen kombėtare tė kujt do tė mbrojė?

Do tė mbrojė pikėrisht kėtė tip veshjeje dhe qė nė Shqipėri ne e kemi simbol tė Nėnės Shqipėri nė artet figurative ose nė psiqikėn tonė, simbol tė Rozafės legjendare.

Ngjyrat duken se janė ngjyra tė zhdukura sot nė veri, e kuqe gjaku, e gjelbėr e thellė.

Mendohet qė xhubleta ka qenė e bardhė dhe u bė e zezė. Madje ka pasur njė kėngė popullore pėr kėtė.

Atje kemi njė tingėllimė tė kohėrave, bluza e kuqe, mėngėza, brezi i qėndisur me rruaza nga tė gjitha ngjyrat qė udhėtari hungarez i shekullit tė 18-tė Daniel Kordinez, ka thėnė: as palloi, as ylberi nuk kanė aq ngjyra sa xhubleta e shqiptarėve, se kjo veshje ka tė gjitha ngjyrat e gėzuara tė mėmės natyrė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė