Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-04-07, 12:24   #19
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim Vlera e dhikrit tė Allahut nė Kur'anin Fisnik

Vlera e dhikrit tė Allahut nė Kur'anin Fisnik

Shkruar nga Bahri Curri
e enjte , 21 korrik 2005

Vlera e dhikrit tė Allahut nė Kur'anin Fisnik


Allahu i Lartėsuar thotė: "Pra, ju mė kujtoni Mua (me adhurime), Unė ju kujtoj juve (me shpėrblim). Mė falėnderoni e mos mė mohoni." [Bekare, 152] Po ashtu thotė: "Pėr ata qė e pėrmendin Allahun me pėrkujtim kur janė nė kėmbė, kur janė ulur dhe kur janė tė shtrirė.." [Ali Imran, 191]
Po ashtu thotė: "Ti pėrmende shumė Zotin tėnd dhe madhėroje mbrėmje e mėngjes." [Ali Imran, 41] Po ashtu thotė: "Ti pėrmende Zotin tėnd nė vete (heshtas), me respekt e me dro." [A'rafė, 205] Poashtu thotė: "Po ti pėrmende Zotin tėnd dhe plotėsisht pėrkushtoju Atij." [Muzzemmil, 8]

Dobitė e dhikrit tė Allahut
1.E pėrzė shejtanin, e thyen dhe e shkatėrron.
2.Kėnaq Allahun azze ve xhel-le.
3.Eviton brengėn dhe pikėllimin nga zemra.
4.I jep zemrės gėzim, ngazėllim dhe kėnaqėsi.
5.Forcon zemrėn dhe trupin.
6.Shndrit fytyrėn dhe zemrėn.
7.Sjell rrizkun dhe tė mira.
8.Ėshtė fidanishte dhe kopsht i xhenetit. Transmeton Xhabiri ga Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i cili ka thėnė: "Kush thotė: "Subhanallahi ve bihamdihi" do tė mbillet pėr tė njė pemė (palme) nė xhenet."
9.Dhikri bėn qė Allahu dhe melaiket tė bėjnė dua dhe salavat mbi atė qė bėn dhikėr.

Vlera e salavatit mbi Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem nė Kur'anin Fisnik
Allahu i Madhėruar thotė: "Ėshtė e vėrtetė se Allahu dhe engjėjt e Tij me madhėrim e mėshirojnė Pejgamberin. O ju qė keni besuar, madhėronie pra atė (duke dėrguar salavate) dhe pėrshėndeteni me selam." [Ahzabė, 56] Poashtu thotė: "Ai ju mėshiron juve e edhe engjėjt e Tij pėr t'ju nxjerrur juve prej errėsirave nė dritė. Ai ėshtė shumė mėshirues ndaj besimtarėve." [Ahzabė, 43]

Dobitė e salavatit mbi Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem
1.Zbatimi i urdhėrit tė Allahut tė Lartėsuar.
2.Miratimi i Allahut pėr salavatin mbi Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
3.Miratimi i melaikeve nė kėtė.
4.Arritja e dhjetėfishit tė shpėrblimit dhe salavatit pėr njė herė qė bie salavat.
5.Ngritja pėr dhjetė shkallė.
6.I shkruhen dhjetė sevape dhe i fshihen dhjetė gjynahe.
7.Shpreson nė pėrmbushjen e lutjes sė tij kur e fillon falėnderimin e Allahut me tė (salavat).
8.Me kėtė fiton ndėrmjetėsimin (shefa'atin) e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
9.Robi me kėtė afrohet nė Ditėn e Kijametit afėr Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
10.Robi me kėtė pėrgėzohet me xhenet para vdekjes sė tij.
11.Me kėtė robi shpėton nga llahtaria dhe tmerri i Ditės sė Kijametit.
12.Me kėtė fiton mėshirėn e Allahut.

Rastet kur lexohen salavatet mbi Pejgamberin
1.Nė teshehudin (uljen) e parė, nė fund tė kunutit dhe nė fund tė namazit pas teshehudit.
2.Nė namazin e xhenazes pas tekbirit tė dytė.
3.Nė hutben e namazit tė xhumasė, tė namazit tė bajrameve dhe tė namazit tė shiut.
4.Pas pėrgjigjies sė muezinit, para ikametit dhe tek duaja.
5.Kur hyjmė nė xhami dhe kur dalim nga ajo.
6.Kur tė pėrmendet dhe kur tė shkruhet emri i tij.
7.Kur tė njohtohemi pėr ndonjė humbje apo pėr ndonjė nevojė, nė fillimin dhe mbarimin e ditės.
8.Pas pėrfundimit tė abdesit dhe hyrjes nė shtėpi.

Vlera e lutjes Allahun (duasė) nė Kur'anin Fisnik
Allahu i Lartėsuar thotė: "Zoti im, mė falė edhe mua nga ana Juaj njė pasardhės (fėmijė) tė mirė, vėrtet, Ti je dėgjues i lutjes." [Ali Imran, 38] Poashtu thotė: "O Zoti im! Mė bėn mua nga ata qė e falin namazin, e edhe prej pasardhėsve tė mi dhe pranoje lutjen time o Zot!" [Ibrahim, 40] Poashtu thotė: " Zoti juaj ka thėnė: Mė thirrni Mua, Unė ju pėrgjigjem, e ata qė nga mendjemadhėsia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do tė hyjnė tė nėnēmuar nė xhehenem." [Gafir, 60]

Dobitė e lutjes Allahun (duasė)
1.Ėshtė argument i imanit tė tij nė Allahun dhe tė mbėshtetjes nė Tė.
2.Kjo shkakton zbritjen e mėshirės dhe largimin e fatkeqėsive.
3.Duaja ėshtė e dashur te Allahu.
4.Ėshtė nėnshtrim ndaj Allahut dhe largim i hidhėrimit tė Allahut.
5.Hap gjoksin, zhduk brengėn e pikėllimin dhe i lehtėson punėt.

Kohė dhe vende, nė tė cilat Allahu i pėrgjigjet duasė-lutjes
1.Nata e Kadrit.
2.Dita e Arafatit.
3.Muaji Ramazan.
4.Nata e xhumasė, dita e xhumasė dhe ora e xhumasė.
5.Pjesa e fundit e natės.
6.Nė kohėn e syfyrit.
7.Takimi i rreshtave (grupeve) nė dyluftim nė luftė.
8.Mes ezanit dhe ikametit.
9.Nė sexhde.
10.Pas namazeve farze.
11.Nė syfyr.
12.Kur imami nė namaz thotė: Vel-led-dal-lin.
13.Kur pin ujė zem-zem.
14.Kur gjeli kėndon.
15.Kur muslimanėt mblidhen nė mexhlis tė pėrkujtimit.
16.Kur bjen shi.
17.Nė kohėn e iftarit.

Vendet, nė tė cilat Allahu pėrgjigjet nė lutje:
1.Me rastin e qėndrimit nė Safa dhe Merve, ngase Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka ardhur nė Safa, shikoi nė drejtim tė Qabes, i ngriti duart duke e falėnderuar Allahun dhe e luste Atė ēfarė dėshironte.
2.Me rastin e hedhjes sė guralecėve nė Mine, nė vendet e shenjta, vėrtetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem i ngriste duart tek xhemeratet (vendet ku hidhen guralecėt gjatė haxhit) dhe lutej.
3.Brenda Qabes, ngase Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem kur hynte nė tė lutej nė njė skaj tė tij.

Kushtet e duasė
1.Tė jesh i bindur se Allahu ėshtė i Vetmi qė mund tė tė pėrgjigjet nė lutje.
2.Falėnderimi ndaj Allahut dhe salavati mbi Pejgamberin.
3.Kėrkimi nga Allahu gjėrat e lejuara me kushtet e duasė.
4.Mendimi i mirė pėr Allahun.
5.Mosnxitimi.
6.Ushqimi, pija dhe veshja tė jenė hallall.

Rregullat e duasė
1.Dije se nevoja pėr Allahun dhe nėnshtrimi para Tij, kėrkesa e ndihmės prej Tij haptas dhe fshehtas janė prej kushteve tė rėndėsishme nė pėrgjigjien e duasė.
2.Nuk prish punė nėse ngriten duart me rastin e duasė, ngase Pejgamberisal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thėnė: "Kur robi i drejton duart kah Allahu, Allahu turpėrohet t'i kthejė ato bosh." [Hadith i vėrtetė]
3.Mos e fėrko fytyrėn me duar pas duasė, sepse kjo nuk ka ardhur nga Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, madje Izz bin Abduselam thotė: "Kėtė nuk e bėn pėrveē atij qė ėshtė injorant." [Nė librin e tij: "Sahihul edhkar min kelam hajril ebrar"]


http://www.fjalaebukur.com
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė