Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-01-10, 23:52   #5
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: pensione per te burgosurit politik

Astrit Lulushi

Kanė kaluar 20 vjet, dhe dėmshpėrblimi a kompensimi i ish-tė pėrndjekurve politikė vazhdon tė mbetet njė ndėr cėshtjet mė tė vėshtira. Shtresat e sotme tė pėrfituesve tė djeshėm materialė, politikė, e moralė - qė i blenė kėto pėrfitime me heshtjen a bėmat e veta - nuk kanė hedhur asnjė hap pėr t'ia kthyer nė forma tė ndryshme shtetit tė sotėm ose drejtpėrdrejt viktimės, njė pjesė tė pėrfitimeve tė atyre viteve. Kėshtu edhe qeveritė e sotme do tė ndihmoheshin, nxiteshin, angazhoheshin e pėrgjegjėsoheshin pėr tė dėmshpėrblyer viktimat e komunizmit dhe kjo cėshtje, megjithėse plagėhapur, tė mbyllej..
Sa e madhe do tė ishte humbja e sotme e "ishėve", nė krahasim mė vuajtjet e tė pėrndjekurve tė djeshėm? Asgjė, ose as qė mund tė llogaritet. Tė zhbėsh njė padrejtėsi nuk ėshtė kurre vonė - mbetet gjithmonė aktuale - por nuk ėshtė as edhe herėt, sepse koha ikėn, bashkė me 'tė edhe ata qė vuajtėn, duke lėnė tė rėnduar qiellin e brezit tjetėr.

Dihet se shembja e "kullės" a kupolės komuniste nė Shqipėri ishte mė shumė rrjedhojė e vetėshkatėrimit, sesa e ndonjė sulmi tė llojit "9/11" nga jashtė saj. Ishte thjesht dėshtim i njė sistemi ekonomik qė me kokėfortėsi qėndroi deri nė falimentim politik e moral. Nė raste tė tilla, nė ekonomi, sipas ligjeve, tė paktėn nė perėndim, njė person a kompani qė falimenton nuk ka tė drejtė tė zotėrojė pronė a pasuri pa paguar mė parė borxhet, shpenzimet a humbjet si rezultat i shpėrdorimeve, qė cuan nė dėshtim. “Qė tė zotėrosh, mė parė nuk duhet tė zotėrosh”.(T.S. Eliot, East Coker)
Cuditėrisht, menjėherė pas dėshtimit tė shtetit komunist, nė Shqipėri mbinė tė pasurit e rinj. Dhe nga kush pėrbėhej shumica e kėsaj shtrese? - nga funksionarėt e djeshėm a tė afėrmit e tyre. Ligjet qė parandalojnė shpėrdoruesit nė ekonominė kapitaliste pėr tė bėre shpėrdorime tė tjera, nuk ekzistonin a nuk njiheshin nė atė kohė, por kjo s'do tė thotė qė s'duhen njohur e ndoshta ushtruar ndaj pėrfituesve tė djeshėm pėr tė dėmshpėrblyer a rimėkėmbur pjesėn mė tė rrėnuar nga regjimi i kaluar; ish-pėrndjekurit.
Fushata ndėrmerren pėr tė ndihmuar viktimat e fatkeqėsive natyrore, dhe me tė drejtė, por asnjė hap zgjimi ndjeshmėrie nuk ėshtė bėrė pėr tė ndihmuar viktimat e gabimeve tė qėllimshme njerėzore. Kjo ndoshta sepse, njeriu si qenie, rrallė i pranon gabimet e veta.

Komente nga lexuesitKoment nga GUEST mė 2010-01-25 16:26:17
Ish te perndjekurit jane shtresa me e diskriminuar e popullit shqiptar.Me keqardhje shrehem keshtu por ky eshte nje realitet .Nuk me vjen keq me asnje qeveritar shqiptar (ata meqe kaluan ylberin nuk mund te beheshin demokrate,pa nje kulture perendimore nuk mund te ndjejne kenaqesine qe te jep dliresia dhe zbatimi i drejtesise),por indinjohem nga gjithe ato organizata nderkombetare,nga gjithe ata specialiste vezhgues qe me misjonin e pellumbave te paqes u derguan per te ndihmuar kete vend.
Me pyeti dikush:Do ta marresh shperblimin qe te kane llogaritur? Pergjigja ime:Ah moj Shqiperi te qofsha fale !


me pelqeu ky koment i kti personi dhe evendosa ktu ne dardani

por me keqardhje them nuk jan vetem te burgosurit politik

por qevrite shqiptare kan kaluar qdo kufij njerzore me lenjen e shtresave njerzore pas dore ne nje varfri ekstreme

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga lirik : 25-01-10 nė 23:53
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė