Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-07-11, 13:12   #9
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: UĒK zanafilla

RILINDJA 5.07.1993
PAS PLAGOSJES SE POLICĖVE NĖ HYRJE TĖ VITOMIRICES SĖ PEJĖS AKSION BASTISJESH, RRAHJESH DHE ARRESTIMESH TĖ SHQIPTARĖVE

Pejė, 4 korrik

Mbrėmė, rreth mesnatės, nė udhėkryqin e rrugės pėr nė Mitrovicė dhe Radavc, nė tė hyrė tė Vitomiricės, u shkaktua njė eksplodim, me ē’rast pėsuan lėndime trupore milicėt Zharko Batkoviq, i cili u dėrgua menjėherė nė Prishtinė dhe Vladimir Nikēeviq, i cili ėshtė i shtrirė nė Spitalin e Pejės. Sipas mjeteve serbe tė informimit, milicėt u plagosėn nga bomba, tė cilėn persona tė panjohur e paskan hedhur nė afėrsi tė qoshkut kujdestar tė
milicisė.
Ky rast, pėr tė cilin ende nuk dihet se si ka ndodhur me tė vėrtetė, i shėrbeu milicisė serbe qė tė ndėrmarrė njė varg aksionesh ndėshkimore kundėr popullatės shqiptare dhe muslimane. Sot, qė nga orėt e hershme tė mengjesit, filluan bastisjet nė Vitomiricė, Pejė, Katundi i Ri, Nabėrgjan, Fushė tė Pejės, Qyshk etj. Derisa po raportojmė, forca tė mėdha tė policisė janė pėrqėndruar nė afėrsi tė shkollės dhe disa shtėpive qė ndodhėn aty afėr. Sipas tė dhėnave qė i mblodhėm deri mė tani, u bastis familja e Numan Baliqit, kryetar i PAD-it, i cili edhe u mor nė polici dhe u rrah, dhe e Hysen Prelukaj, nga Vitomirica veprimtar, tė cilit sot ditėn e dasmės ia rrahėn babanė dhe e morėn flamurin.
Ndėrkaq, nė katundin e Ri u bastis familja e Isė Muēollit, kurse nė Nabėrgjan ajo e Imer Dreshajt, tė cilit ia rrahėn djemtė, Hakiun, Muharremin, Hysenin, Hasanin dhe Xhavitin. Nė Pejė u bastisėn familjet e Hysen Kurtit, Ali Gashit, Din Grabocit, Selim Rugovės, tė ndjerit Mikel Markut, i cili pat vdekur nga tė rrahurat e policisė, me ē’rast ia kėrkuan djemtė Ludvikun dhe Kristėn. Poashtu u bastisėn familjet e mulla Ragip Dautajt, tė cilin e morėn sė bashku me dy djemtė. Pastaj, familja e Ymer Nezirit, tė cilin nuk e gjetėn nė shtėpi, por ia lanė porosinė qė tė paraqitet sė bashku me djalin e tij Albanin. Me kėtė rast, policia mori edhe kalimtarėt e rastit Sehit Turjakėn, Ramiz Pupovcin dhe Haki Locin, qė u mbajtėn rreth njė orė e mė vonė u liruan. Poashtu, nga shtėpia e vet u mor nė polici Faik Jasiqi, ishpunėtor i policisė, e nė rrugė u rrah Sadik Kastrati, si dhe kalimtarė tė shumtė tė tjerė qė qarkullonin nė drejtim tė vendit ku ka ndodhur rasti.


24.07.1993 RLINDJA

PAS PLAGOSJES NĖ RRETHANA MISTERIOZE TĖ TRE MILICĖVE DJE NĖ PRIZREN, U ARRESTUAN E U MALTRETUAN SHUMĖ QYTETARĖ SHQIPTARĖ

Prizren, 23 korrik

Prizreni sot gdhiu nė njė shtetrrethim tė hekurt. Forca tė shumta tė milicisė, tė armatosura deri nė dhėmbė, qė nė orėt e hershme tė mėngjesit rrethuan tėrė qytetin dhe kishin bllokuar tė gjitha hyrjedaljet. Sipas informacioneve qė arritėn sot nė KMDLNJ tė Prizrenit dhe Komisionin pėr informim tė LDK, sot rreth ores 2 pas mesnate, nė afėrsi tė SPB-sė janė dėgjuar tė shtėna armėsh dhe vetėm pas disa minutash krisma armėsh janė dėgjuar edhe nė afėrsi tė rrugės qė e lidh rrugėn “Bihaqi“ me pjesėn e djathtė tė qytetit, matane lumit Bistrica. Sipas asaj qė kanė parė sot qytetarėt dhe nė bazė tė deklaratave tė tyre nė kėtė pjesė tė qytetit, menjėherė pas kėsaj, u bllokuan tė gjitha
rrugėt me pretekst se nė kėtė pjesė ishin plagosur tre milicė, dy prej tė cilėve rėndė,
kurse njėri mė lehtė. Sipas informacioneve qė kanė arritur deri tash, nė rrethana misterioze u plagosėn milicėt Vukomir Vuksanoviq, i cili ėshtė i lėnduar nė pjesėn e epėrme tė gjurit dhe tė kėmbes, si dhe Bajram Gashi, me pėrkatėsi rome, tė cilėt gjenden tė shtrirė nė repartin Kirurgjik tė Spitalit tė Prizrenit. Ndėrkaq, milicin e tretė tė plagosur nuk dihet se nė ē’drejtim e kanė nisur.

Deri nė orėn 12 tė ditės nė pjesėn ku kishte ndodhur ky rast, i cili mbetet ende enigmatik, nuk ka punuar asnjė lokal privat dhe zyra e avoketėrve dhe lokalet e tjera, sepse milicia serbe i kishte bllokuar tė gjitha ato dhe kishte urdhėruar tė mbyllen. Nė kėtė pjesė qe ndaluar edhe qarkullimi i qytetarėve, kurse nė kohėn kur po raportojmė rreth ores 16 forcat e milicisė kanė filluar tė tėrhiqen nga kjo pjesė e qytetit mirėpo edhe mė tej kontrolli nė disa punkte tė qytetit po vazhdon.
Nė KMDLNJ edhe mė tej po vazhdojnė tė arrijnė informacione tė reja lidhur me valėn dhe dhunėn qė po ushtrohet mbi qytetarėt e pafajshėm pas kėtij rasti tė dyshimtė e misterioz qė ndodhi nė orėt e herėshme tė mėngjesit nė kėtė qytet.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė