Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-07-11, 13:21   #10
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: UĒK zanafilla

27.07.1993 RILINDJA

QĖ NGA ORĖT E MĖNGJESIT NGA POLICIA SERBE SEKIRAQA U GJEND NĖ SHTETRRETHIM

Podujevė, 26 korrik

Sekiraqa, fshat nė afėrsi tė Podujevės, sot ishte nė shtetrrethim tė plotė nga forca tė mėdha tė policisė serbe. Shkak i kėtij shtetrrethimi, siē pohojnė qarqet zyrtare serbe nė mjetet e informacinit serb, na qenka njė eksces qė paska ndodhur mbrėmė nė orėt e vona tė natės, me ē’rast janė dėgjuar tė shtėna automatiku dhe se qenka plagosur njė polic serb. Ky ishte pretekst qė tė shtohet vala e dhunės dhe e represionit brutal mbi popullsinė fshatare dhe tė rrethohet Sekiraqa me disa lagje pėrreth, tė bastisen shumė familje shqiptare e tė futen nė arrest mbi 20 veta. Nė KMDLNJ thonė se shtetrrethimi u bė nė orėn 7,30 minuta, ku morėn pjesė mbi 100 policė dhe njė autoblindė dhe me kėtė rast u bėnė bastisje tė shtėpive dhe kontrollime tė rrepta… Nė Podujevė sot ėshtė gjendje tejet e tendosur. Nė udhėkryqin e parė nė afėrsi tė policisė ėshtė vendosur autoblinda. Po bėhen kontrollime nė lokalet hoteliere, dhe po frekuentojnė nė intervale tė shpeshta kohore pizgauerė tė mbushur me policė serbė. Sot u dukėn duke fluturuar ulėt edhe tre helikopterė. Nė tė gjitha nyjat rrugore tė Podujevės e tė rrethinės ėshtė shtuar kontrolli policor, kurse arrestimet edhe mė tutje po vazhdojnė. Derisa po raportojmė ende nuk kemi informata tė sakta se sa veta janė nė polici, sepse ky numėr nga ēasti nė ēast po oscilon.
J. S


27.07.1993 RILINDJA

PAS PLAGOSJES SĖ TRE POLICĖVE TĖ PREMTEN E SHKUAR NĖ PRIZREN, SHTOHET NUMRI I BASTISJEVE DHE I TĖ ARRESTUARVE

Prizren 26 korrik
Edhe katėr ditė pas plagosjes sė tre policėve tė premten e kaluar nė Prizren me ē’rast nė rrethana ende tė pandriquara, nė orėt e para tė mėngjesit, u plagosėn milicėt Mirolub Antonieviq, Bajram Gashi, rom, dhe Vekomir Vuksanoviqi, nė kėtė qytet po vazhdon dhuna e raprezaljet mbi qytetarėt e pafajshėm jo vetėm tė kėtij qyteti por edhe tė rrethines. Te premten e shkuar, ditėn kur ndodhi rasti, policia serbe me tėrė brutalitetin e vet cenoi edhe integritetin e institucioneve fetare. Kėshtu, nė mėngjes heret, derisa ishte bllokuar BL “Xhevdet Doda“ milicia pengoi edhe ritualin fetar tė faljes sė namazit dhe arrestoi tė gjithė besimtarėt e konfesionit mysliman tė cilėt ishin nisur pėr ta kryer kėtė ritual fetar. Prej kėtu, kėta besimtarė u arrestuan dhe u dėrguan nė organet e policisė serbe ku u mbajtėn pėr disa orė rresht.


27.07.1993 RILINDJA

INCIDENTI I KATĖRT I PANDRIĒUAR

Ngjarja nė afėrsi tė Podujevės ėshtė incidenti i katėrt i pandriēuar ende gjatė dy muajve tė fundit nė Kosovė, tė cilin polica serbe e shfrytėzon pėr fushatė tė ashpėr tė represionit dhe dhunės kundėr shqiptarėve, siē i shfrytėzoi ato mė parė nė Gllogovc, Pejė e Prizren.
Mė 23 maj 1993, nė afėrsi tė Gllogovcit, dy policė u vranė, kurse pesė tė tjerė u plagosėn - sipas policisė serbe nė njė pusi tė organizuar nga nje grup i armatosur. Sipas autoriteteve serbe dhe mjeteve serbe tė informimit, ky incident u cilėsua si akt terrorist, terrorist, kurse kryes tė kėtij akti ishin “terroristėt shqiptarė. Pasuan ekspedita tė ashpra tė policise serbe, ku qindra shqiptarė tė kėtyre rajoneve u burgosėn, u rrahėn, ndėrsa dhjetėra prej tyre iu shkaktuan lėndime tė rėnda trupore. “Borba“ e 25 majit tė kėtij viti, shkruante se lideri i partisė opozitare serbe, Livizja e Ripėrtėritjes Serbe, Vuk Drashkoviē, ka deklaruar se “Shesheli me muaj tė tėrė ėshtė duke bėrė pėrgatitje pėr luftė nė Kosovė. Njerėzve tė tij u janė dhėnė urdhėra tė kidnapojnė njerėz, tė ndėrmarrin akte terroriste dhe tė ndėrmarrin aksione kundėr vetė serbėve, policisė dhe ushtrisė serbe nė mėnyrė qė ta ndezin barutin“. Nė fillim tė kėtij muaji, natėn mes tre e katėr korrikut, ne Vitomiricė tė Pejės, u plagosėn dy policė serbė nė rrethana qė ende nuk janė ndriēuar. Mirėpo, sėrish ky rast u pėrdor si shkas qė policia tė ndėrmarrė njė aksion tė ashpėr kundėr shqiptarėve tė kėsaj ane. Policia serbe bastisi dhjetėra shtėpi, shumė banorė u rrahėn dhe u maltretuan. Posaēėrisht nė shėnjestėr tė policise serbe ishin ish-punėtoret shqiptarė. Javėn e kaluar, mė 23 korrik, nė rrethana ende tė pandriēuara u plagosėn tre policė serbė nė Prizren. Autoritetet serbe dhe mjetet e informimit nxituan qė kėtė rast ta cilesojnė si “akt terrorist“. “Jedinstvo“ (24 korrik) citon hetuesin e Gjykatės serbe tė Qarkut nė Prizren, Jugosllav Skenderin, i cili thote se “akti terrorist“ ėshtė kryer nga afėrsia dhe policia shtiu me zjarr nė sulmuesit tė cilėt arritėn tė ikin.
Me kėtė rast dhjetėra shqiptarė u rrahėn dhe u keqtrajtuan njofton Qendra pėr Informim e Kosovės.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė