Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-07-07, 14:44   #109
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Artisti

arton, me beso qe analizat e mia jane shume te forta hhahaaha, parat qe i ka marre nga meqi i asaj nate jane 1% e ato 99 % tjera, rrnofshin bastoret per kesi lloj sportistash.

Me beso se une ate nate nuk mund ta shihja ashtu, as dy dyshe nuk i ka be o arton, edhe zezaku nuk shkelmojke po me duar boksojke, e Luani nuk pate duar ate nate hiq, i kishe harrue te bastorja .

arton, nje gje duhet ta kemi pare te gjithe ate nate, mua personalisht nuk me hyne ne pune a e ka shit a jo, une e jap mendimin tim sipas analizes sime, ajo nate ishte nata e Luan Krasniqit, por ishte edhe nata e shqiptareve qe u dridhen nga zhgenjimi, ju dhimbte zemra artono duke e pare ashtu kinse te shtanguar.

Me mire do te kishte qene, qe ne rundin e pare apo te dyte te rrezohej dhe te perfundoje meqi sesa keshtu si ai beri, e ke pare se si ka boksuar, dy boksa i shkepte, pastaj i ngrinte duart kinse te koka dhe e ftonte Thompsonin te boksoj ne koken e tij, kjo forme eshte forme e shitur.

Nuk e kam ndermend te vajtoje, por dashurin qe e ka pasur nga ne, mund te kthehet ne zhgenjim e zhgenjimi i te gjithe shqiptareve artono, nuk paguhet me asnje monedhe bilionash.

Artisti duke te pershendetur ty, i sugjeron Luanit te ik nga skena e boksit.


.
Tani qe e dhe edhe arsyetimin per mendimin tend, u hap tema dhe secili mund te kontriboj ne te, qofte ne kuptim tendin, qofte ne nje tjeter.

Me shumicen e mendimeve tua pajtohem,vllacko. Teorine e shitjes se luftimit nuk e kam degjuar per here te pare ketu ne forum. Edhe nuk e kam degjuar nga njerez qe nuk jane ne rrjedha.

Pajtohem poashtu se Luani kunder Thompson nuk tregoi as minimumin e asaj, cka jemi mesuar ta shohim nga ai, ne te cilen edhe e kemi bazu shpresen, per tu deshpruar me vone. Sigurisht se kjo ka qene "disfata e pare sportive" e tij (citim i Luanit), dhe une vertete besoj qe ajo nate ka mundur te jete nje lloj black-out per te, sikur qe secili e kemi perjetuar ndonjehere, qofte si sportistź, qofte ne profesione.

Cka poashtu flet per ate, qe Luani ne mbremjen ne fjale e ka ndjekur nje qellim me te rendesishem per te sesa nje fitore sportive, eshte raporti i tij ne te kaluaren me promotorin K.-P. Kohl. Nuk e ka lehte nje boksier i promotuar nga Kohl, te marre ate cka i takon. Luani edhe publikisht ka qene ne keso lloj konfliktesh me Kohl, me te cilin dy Kliqkot te njejtat probleme paten, deri sa ceshtja u desht te vendoset nga gjyqi.

Pastaj edhe disa aspekte sportive pershtaten ne kete koncept ("shitje"). P.sh. luftimi i tij kunder Hoffmann, kunder te cilit Luani ishte ne te njejten situate, merrte goditje se paku te njejtit kaliber, mirepo nuk rezignoj, levizte, godiste mrapa.. Ka plot luftime tjera te Luanit, ku Luani vetem stimulohet, kur kundershari ne menyre aktive e reziston (Whitaker, Samil Sam).

Mirepo ajo cka nuk me pershtatet assesi, eshte luftimi i tij kunder Minto. Luftimi kunder Thompson eshte nje vazhdim i problemeve, ne te cilat u gjind kunder Mintos. I njejti Luan: pasiv, i fshehur pas gardit (cka kurre nuk e ka praktikuar me pare, dhe per ate nje gard shume i dobet), pa ndjenje per distance, pa levizje te kembeve, pa "jab", rezignativ, thjeshte i njejti. Pra, te dyja luftimet bashke flasin per nje humbje sportive kunder Thompson. Duke mos harruar ketu as atiduden e brendshme, qe kerkon ky sport ne kete nivel, ne te cilen Luani disi ende nuk gjeti hyrje.
Nuk e di. Aq edhe i bindur prej kesaj analizes time, nuk jam. Shpresoj qe ti per ate tenden, po. Vetem mos e le deshiren te jete prindi i mendimit.

Persa i perket distancimit te Luanit nga ky sport, nuk jam i mendimit tend. Mos harro se kemi sot kampion boteror, te cilit duke filluar prej menagjereve e deri tek trejneret i eshte propouzuar te distancohet..

Te pershendet vellezerisht,
fan-i i postimeve tua
arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė