Tema: Tregime
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-02-13, 18:57   #103
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tregime

Ah…, Ah..., ofshani thellė gjyshja. E shikova gjatė nė sytė e saj tė pėrlotur dhe e pyeta:

Ē“ke gjyshe?

Dėshiroja tė mė tregonte...tė mė ritregonte brengėn e saj qindvjeēare. Prapė ofshani theeellė , pa lėshuar kurrfarė zėri dhe sytė iu mbushen lotė. Ishin lotė shkrumbi... lotė malli, qė dendur i pėrshkuan faqet e saj tė vyshkura. Nė fillim me pika tė vogla, por pastaj u rriten pikat duke u shndėrruar nė vrushkuj lotėsh, qė ia vijėzuan faqet rrudhake. Dhe hopa, mė sillet nė mend njė mot i shkuar, kur me tė vėrtetė faqet e gjyshės sime kanė qenė tė ēara prej vuajtjesh, prej dhimbjes e lotėve tė shkrumbit, si gjethet nėn shiun vjeshtak.

Sikur e shikoj edhe sot pamjen e pėrlotur tė gjyshes sime, me faqet e saja plotė rrudha... e ēuditem. Po, ēdo kush ēuditet varėsisht prej ndjenjės qė ka brenda... ndėrsa mua ēudia me kthehet nė tronditje, nė pėrhumbje, nė ndėrgjegjje tė vrarė ndaj atyre lotėve... ndaj atyre vrushkuj lotėsh, qė derdhėn tė parėt tanė. Ah, lotė pėrvėlues!

Dhe?!

Midis nesh mbretėroi heshtje varri, heshtje gjakuese. Heshtje dhe mendim i heshtur, pėrvėlimtar. Dhe pėrsėri mendime, pėrsiatje, tė dridhura e rrėqethje mė kaplonin, me mbanin, kur shihja faqet e ēara tė gjyshes sime. Pėrsėri pyetje... pyetjedhe nė fund heshtje dhe lot. Ndėrkohė, mė kaplonin tė dridhura dhe lotoja bashkė me gjyshen, edhe pse nuk e dija mirė shkakun e vajit tė saj. E lusja tė mė pėrgjigjej. Tė fliste, sepse e dija, qė kur njeriu flet, heq nga trupi barrėt e rėnda tė kohės. Ēlirohet. Tė mendosh,ta kujtosh tė ligėn e pėrjetuar e tė mos flasėsh, do tė thotė: njė dekik e mė parė ta palosėsh vetėn nė tokėn e zezė! Dhe i kthehem gjyshės, e lus tė flas, tė m“i tregoj brengat, vuajtjet e dhimbjet qė i mban tė mbyllura nė shpirtin e saj tė bardhė.
Gjyshja nisi tė flas me atė zėrin e saj tė mekur nga pesha e viteve:

Po nipi im, linde nė mesin e jetės pakėz mė tė re, nė agimin pranveror pėrpopujt tjerė…, qė erdhi sė bashku me gjakun e lotėt tanė. Dhe nė truallin tonė dimri pėrsėri po vazhdon, vetėm me acar tjetėr lloj. Po, linde pas kafshatės sė bylmyer me lot e gjak. Linde pas njė mijė gjinjsh nėnash duarthata. Linde pas furtunės me ujq tė uritur tė motit tė keq. Linde…, qė tė kėndosh me zemėr tė pėrtėrirė, pėr lulet e pėrgjakura nė njomėsinė e parė. Dhe tė kėndosh vetėdijshėm, pėr gjakun e derdhur nė dimrin e parė dhe pėr jetėn njėmijė ngjyrėshe qė shkoi, ėshtė, e do tė vijė. Tė kėndosh me gjuhė tė zjarrtė:

Kopshtin e Lulėzimit tė Artė, qė ėshtė kėrkuar, e pritur,dhe qė ėshtė dashur ta ketė sot kjo Tokė, Toka Jonė, Toka e Kosovės Martire. Tė kėndosh, pėr tė vėnė nė fund tė zemrės porositė e motit tė keq. Bėhu njeri i mirė , kėndo pėr jetėn e mbarė dhe mos harro se… linde nėn hijen e mjegullave tė dendura tė kohės, qė na i vrau edhe fėmijėt nė djep... njėherė e njė kohė, dikush... njė zė gruaje kishte thirrur nė derė tė oborrit.

Kishte dalė plaku:
“Si je bre fisnike?...” erdha, erdha he medet pėr ne... jam e shoqja e Fetah Gjelės, jemi kumtėr, erdha... ika... mezi shpėtova... na dogjėn, na poqėn, na plaēkitėn gjithė ēka kishim... edhe gjėnė e gjallė – tha me gjysmė zėri dhe e mbushur frymė. “Po kush breee…!” – e kishte pyetur plaku i egėrsuar. Hajdutėt... ēetnikėt! Eh! E rrahėn keq Hamitin! Ah, vakt o vakt ! – ishte dėgjuar ofshama e rėnduar e plakut. S“deshi t“ua lejojė lopėt – kishte vazhduar gruaja me zėrin e trazuar.

Nė shtėpinė tonė, nė bukėn tonė... s“po na lanė rehat ēetnikėt... Nuk ka gajle pasi e lanė tė gjallė... s“po mėrzitem shumė besa – tha nė fund me zė ngushėllues dhe iku duke psherėtitė vet me vete... ndoshta duke u lutur… e plaku mbeti me kokė ndėr duar. Sillej vėrdallė duke turfulluar... duke mallkuar hajdutėt, ēetnikėt , kusarėt , dhelpėraket, qė ua kishin grabitur lopėn e kosit fėmijėve buzė shkrumbuar. “Burrat kacafyten me burra e jo me gra a fėmijė” fliste gjyshi yt si nė kllapi.

“Tė poshtėrit, tė marrėt, fėlliqanėt, tė tillėt duhet… Ah medet, nuk na mbeti tjetėr vetėm tė vdesim pėr truallin tonė, pėr nderin tonė... mė mirė tė vdesim se sa tė poshtėrohemi botėrisht. Heeej, iuuuuu, pooooshtė hajdutė, tradhtarė, ēetnikė, gjakatarė!!! “– briti deri nė ēmendi gjyshi yt atėbotė. “Tė ruajmė nderė, fytyrė , virtyte e emrin tonė. Nuk durojmė pėrbuzje... pėrēmim por as tradhėti, tė ēoroditur me lloj lloj ofiqesh. Jemi njerėz dhe duam jetėn, nderin, burrėrinė e bujarinė! Eheheheeeeeej, pėrgatituni... bashkohuni… zemrat t“i bėjmė njė, sepse vetėm kėshtu mund t“u thyemė dhėmbėt tė gjithė atyre, qė vėrsulen si ujqit e uritur mbi delet e mbetura jashtė vathės... e kishte dhėnė kushtrimin gjyshi yt at botė, jehona e tė cilit sillet vėrdallė edhe sot e kėsaj dite!
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė