Tema: Lajme - risi
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-07-11, 11:51   #20
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme - risi

Gabimi kompjuterik i anulon 22 mijė ”Green Card”-a





Njė gabim kompjuterik ėshtė fajėsuar pėr anulimin e 22 mijė vendimeve pėr tė zgjedhurit pėr fitimin e ”Green Card”-ės sė Shteteve tė Bashkuara.

Gabimi kompjuterik u ka sjellė dėshpėrim shumė personave, qė mė herėt e kishin marrė informatėn se ata e kishin fituar statusin pėr qėndrim nė Shtetet e Bashkuara dhe, praktikisht, i kishin nisur pėrgatitjet pėr vendosje nė Amerikė.

I riu 26-vjeēar, Ilija Smirnov, i lindur nė Siberi, mė 1 maj mėsoi se ishte ndėr personat e lumtur, pasi i ishte dhėnė ”Green Card”-a amerikane.

Ilija Smirnov dhe gruaja e tij Olga Ai qėndronte nė Shtetet e Bashkuara me vizė tė pėrkohshme dhe kishte konkurruar pėr programin ”Green Card” nė Departamentin Amerikan tė Shtetit, program ky qė 50 mijė njerėzve u mundėson tė jetojnė nė Shtetet e Bashkuara.

Ishte gėzim i jashtėzakonshėm pėr Ilija Smirnovin dhe gruan e tij 20-vjeēare nga Ukraina, Olga Leonova, kur mėsuan se ishin ndėr tė zgjedhurit.

”Ne ishim shumė tė gėzuar, nuk kemi fjetur tėrė natėn. Nė mėngjes shkova nė punė me sy tė skuqur, por shumė i lumtur. E njėjta situatė ishte edhe me gruan time. Ne ishim shumė tė lumtur dhe nuk kemi mundur tė flemė dy net”, tha Ilija Smirnov.

Ai kishte ėndėrruar tė vendosej nė Amerikė pėrgjithmonė. Ai e kishte thirrur nėnėn e tij nė Rusi, qė ta shiste automobilin dhe banesėn e tij nė Moskė.

Por, gėzimi i tij nuk zgjati shumė. Dy javė pasi e mori lajmin e mirė, nė faqen e Departamentit Amerikan tė Shtetit, u paraqit ky mesazh: ”Me keqardhje ju informojmė ju se pėr shkak tė njė gabimi programues nė kompjuter, rezultatet e programit Diversity Lottery 2012, janė tė pavlefshme”.

Ilija Smirnov nuk ishte i vetėm nė dėshpėrimin e papritur. Ai ishte vetėm njė nga 22 mijė njerėzit, qė ishin informuar se ata e kishin fituar ‘Green card”-ėn, e pastaj u ishte tėrhequr vėrejtja se ky ishte njė gabim kompjuterik.

Ilija Smirnov ishte personi i parė qė e kishte paditur Departamentin Amerikan tė Shtetit, nė njė gjykatė federale nė Uashington, mė 16 qershor, nė emėr tė tij dhe tė 35 personave tė tjerė, qė kishin kandiduar pėr ”Green Card”, e tė cilėve ajo pastaj u ishte anuluar.

Avokati Kenet Uajt, nga firma White&Associates, qė ka pėrvojė tė gjatė nė ligjin pėr imigracion, po e udhėheq kėtė rast.

”Janė 36 paditės nga 20 vende tė ndryshme. Ne do tė bėjmė kėrkesė nė gjykatė pėr miratimin e aksionit tė pėrbashkėt dhe atje janė 22 mijė paditės potencialė. Pra, nėse gjykata thotė - nė rregull, ne e konsiderojmė kėtė veprim tė pėrbashkėt - atėherė tė gjithė 22 mijė individėt, do tė jenė pjesė e procesit gjyqėsor”, tha avokati Kenet Uajt.

Departamenti Amerikan i Shtetit, qė planifikon mbajtjen e lotarisė sė re mė 15 korrik, refuzoi tė komentojė, por tha se po zhvillohen ”hetime” pėr atė qė ka ndodhur.

Ilija Smirnovi ishte detyruar qė ta tėrheqė banesėn e tij nė Moskė nga shitja, por automobilin e kishte shitur me ēmim tė ulėt.

Irina Voropaeva, 33-vjeēare nga Moska, qė e kishte vizituar Bregun Perėndimor tė Shteteve tė Bashkuara dhe menjėherė kishte rėnė nė dashuri me kėtė shtet, tha se ishte e shokuar kur dėgjoi pėr anulimin.

Irina Voropaeva me familje
”Tė premten, mė 13 maj, nė mbrėmje ne mėsuam se rezultatet ishin anuluar. Ky ishte shok. Mora pushim mjekėsor nga puna, pasi nuk isha nė gjendje tė mendoja pėr asgjė".


"Mė ndodh edhe tė qaj, pasi nuk e di se si do tė pėrfundojė e gjithė kjo. Kam frikė se mund tė mbyllet edhe mė keq pėr ne. Duke i plotėsuar letrat e aplikimit, ne i kemi zbuluar synimet tona pėr imigrim dhe tash, me gjasė, nuk do tė kualifikohemi as pėr viza turistike”, u shpreh Irina Voropaeva.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė