Tema: Lajme - risi
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-07-11, 16:14   #28
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme - risi

Gruaja qe ben te zihet Google dhe Facebook



Punon ne hije, por eshte nje nga grate me te pasura ne Amerike dhe padyshim nje nga me te fuqishmet.





Sheryl Sandberg, Chief Operating Officer (drejtore operative) e Facebook, qe eshte mendja e vertete operative e rrjetit social te themeluar nga Mark Zuckerberg.

Por Sandberg, eshte mbi te gjitha, nje nga guret e skandalit, qe prej vitesh shef Facebook duke u perplasur, edhe ligjerisht, kunder kolosit Google.

Sepse me pare, sic tregon New Yorker, ajo punonte per ta.

Historia nis ne 2007, kur Mark Zuckerberg, kupton se krijimi i tij po i shpetone nga duart dhe qe do te kishte nevojen e dikujt, ekspert per te rritur Facebook ne drejtimin e duhur.

Cfare mundesie me e mire se ajo e festes se Krishtlindjeve ne Silicon Valley, do te ishte per te gjetur personin e duhur?

Dhe ketu takon Sheryl Sandberg, qe ne ate kohe ishte zevendespresidente e shitjeve online dhe per veprimet ne Google.

Sandberg, 38 vjece ka bere nje karriere te shpejte dhe tashme(ne 2007) deshiron dicka ndryshe.

Ajo dhe Zuckerberg kane biseduar gjate gjithe nates dhe vendosin te takohen perseri. Takimet behen shume me te shpeshta, gjithmone ne shtepine e Sandberg dhe vazhdojne deri vone, saqe bashkeshorti i saj, Dave Goldberg, nje tjeter guru teknologjie, ben shaka duke i quajtur “takime te nxehta”.

Keshtu vijme ne vitin 2008 dhe Zuckerberg vendos: Sheryl Sandberg, eshte personi i duhur per te.

Ketu lind kapitulli i fundit i luftes mes Facebook dhe Google.

Mountain View (Google), fillimisht kerkoi te mbaje Sandberg, por kerkesat e menaxheres bien ndesh me vullnetin e krereve te Google, ne moszgjerimin e metejshem te kabines se pilotimit, ku ulen themeluesit Larry Page, Sergey Brin dhe CEO Eric Schmidt.

Madje disa i kujtuan Sandberg se as Facebook nuk do te kishte ne dore komanden e operimeve, po pergjigjja e saj ishte “Facebook eshte i shtyre nga mardhenie njerezore dhe jo nga pushteti”. Nje fraze qe nenkupton se per Google mardheniet njerezore nuk jane prioritet.

Po kur Sheryl u be operative ne rrjetin social konfrontimi behet i eger.

“Menaxherja”, nuk ka asnje problem te peshkoje ne kompanine e saj te vjeter, persona qe mund te ndihmojne ne aventuren e saj te re.

Gjate muajve dhe viteve, ka kaq shume mendje te ndryshme qe nga Google kalojne ne Facebook, duke sjelle me vete nje pervoje te cmuar te akumuluar ne Mountain View.

Ne pak kohe, ai qe ishte nje site i suksesshem, por qe nuk sillte fitime, kthehet ne nje web gjigand.

Facebook, edhe ne saje te punes se Sheryl Sandberg, behet me te vertete global dhe fillon te prodhoje fitime. Sandberg eshte nje vendimtare, por i pelqen te konfrontohet me koleget. P.sh vendimi per te mos u paguar nje abonin per perdoruesit dhe te perqendrohet tek reklamat vjen nga propozimi i saj, por eshte miratuar ne menyre kolegjiale.

Suksesi i Facebook, nuk i pelqen Google, qe tani e sheh Sheryl si “person i padeshiruar”.

Sic u permend “menaxherja”, ka mbushur duart plot me punojesit e Google, por mbi te gjitha (kjo akuze vjen nga Mountain View) ka shfrytezuar njohurite e saj mbi metodat e punes te Google per te perfituar Facebook.

Nje akuze mjaftueshem qesharake, sepse kushdo qe kalon nga nje kompani tek nje tjeter sjell me vete nje pervoje te jetuar dhe shpesh zgjidhet per faktin se ata “e njohin armikun”.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė