Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-10-13, 12:11   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Xhihadi global; fe, politikė apo biznes?

Xhihadi Global: fe, politikė apo biznes?






Moskė, 22.10.2013

Tashmė qė prej kohėsh nuk ėshtė mė sekret pėr askėnd se nė vendet aleate lindore NATO-ja po krijon faktikisht plasdarmėn pėr militantėt e "Al-Qaeda", tregoi pėr Radiokompaninė "Zėri i Rusisė" eksperti rus pėr Lindjen e Mesme, Stanisllav Tarasov:- Turqia fillimisht e mohonte praninė e grupeve terroriste nė territorin e saj. Por gjatė zhvillimit tė ngjarjeve nė Siri shtypi amerikan, evropian, ndėrsa mė pas edhe ai turk, filluan tė pohojnė se zonat pranėkufitare janė vendosur kampet, nė tė cilat pėrgatiten militantėt, apo nėpėrmjet tė cilave realizohet transportimi i tyre prej vendeve tė ndryshme, veēanėrisht nga Libani.

Fakte, qė dėshmojnė pjesėmarrjen e drejtpėrdrejtė tė Ankarasė nė trajnimin e militantėve, arritėn tė gjejnė edhe aktivistėt e tė drejtave tė njeriut nga "Human Rights Watch". Organizata u bėn thirrje autoriteteve turke pėr tė marrė masa nga mė tė rreptat, i tregoi "Zėrit tė Rusisė" eksperti mbi Sirinė dhe Libanin, Lama Fakih:

- Ne kemi arritur tė zbulojmė se njė grup njerėzisht, tė pėrfshirė nė vrasjen e 190 banorėve paqėsorė, ishte i pėrbėrė nga militantė tė huaj (mercenarė), tė cilėt, sipas mendimit tonė, kanė depėrtuar nė Siri nėpėrmjet territorit tė Turqisė. Ne kemi evidentuar gjithashtu se disa persona, tė cilėt kanė financuar kėto operacione, e kanė bėrė kėtė nga vendet e Gjirit Persik.

Falė financimit bujar grupeve terroriste, tė pėrqendruara rreth "Al-Qaeda", nė kuptimin e plotė tė fjalės u ėshtė hapur njė frymėmarrje e dytė. Kurse Siria ėshtė shndėrruar nė poligon pėr trajnimin e rekrutėve nė kushte lufte, tha analisti politik tunizian Mohammed Yasin al-Djilas:

- Qė nga fillimi i krizės siriane nė disa vende kanė filluar tė organizojnė pikat e rekrutimit tė militantėve. Tė ashtuquajturat qendra, numri i tė cilave ėshtė mjaft i madh, kanė gjetur njė pėrhapje tė gjerė veēanėrisht nė Libi dhe Tunizi. Prej tyre militantėt e trajnuar i dėrgojnė nėpėrmjet Turqisė dhe Jordanisė nė Siri. Numri i militantėve nga Tunizia arrin nė disa mijėra vetė. Nė Libi janė ngritur baza me pajisje shumė tė mirė teknike, ku militantėt kryejnė kursin e plotė tė trajnimit. Instruktorė tė tyre janė anėtarėt e "Al-Qaeda" qė vijnė nga Algjeria fqinje.

"Financuesit" kryesorė tė xhihadit, me sa duket, nuk duan tė nxjerrin kurrfarė mėsimesh nga pėrvoja e hidhur e sė kaluarės. Le tė kujtojmė faktin se korparmata e parė islame e ekspeditės u formua me mbėshtetjen e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės qė gjatė kohės sė Luftės afgane tė viteve 1979-1989. Disa dhjetėra mijėra shtetas tė vendeve tė botės arabe, po ashtu si dhe pakistanezė, luftuan atėhere kundėr ushtrisė sovjetike me pėrkrahjen aktive tė shėrbimeve tė zbulimit tė shteteve tė Evropės Perėndimore dhe Lindjes sė Mesme. Kurse mė pas filloi pėrshkallėzimi i theksuar i valės sė dhunės: sulme terroriste filluan tė ndodhnin nė Arabinė Saudite, Egjipt, Algjeri, Maroko. Mė tej pasoi shtatori i "zi" i vitit 2001 nė Shtetet e Bashkuara, shpėrthimet nė Madrid, Londėr, ndėrsa kohėt e fundit sulmi terrorist nė Boston. E megjithatė, Perėndimi deri tani vazhdon tė ushqejė iluzionin se "muxhahidinėt e rinj" nuk janė gjė tjetėr veēse marioneta nė duart e tij. Dhe nuk arrin tė vėrė re se zinxhiri, me tė cilin i mbante lidhur ata, ėshtė kėputur tashmė qė prej kohėsh.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė