Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-11-13, 16:33   #8
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Thumbs down Titulli: Xhihadi global; fe, politikė apo biznes?

Xhihadi i kosovarėve nė Siri








Prishtinė, 06.11.2013

Lavdrimi, Mentori, Boletini, Fatoni, Bashkimi, Rafeti, Bujari, Jetoni, Osmani, Hamza pėrbėjnė njė skuadėr luftėtarėsh shqiptarė nė Siri. Ata janė dhjetė nga 150 kosovarėt qė kanė lėnė gjithēka nė Kosovė pėr tė luftuar kundėr regjimit tė diktatorit Bashar al-Assad.Kosovarėt atje tashmė janė pozicionuar se nė krah tė kujt tė luftojnė. Jo nė anėn e opozitės, por me organizatėn al-Nusra Front, njė degė e Al Kaidės qė udhėhiqet nga, Abu Mohammad al-Jawlan.

“Koha Ditore” ka bėrė njė hulumtim pėr shkuarjen e kosovarėve nė Siri. Ka mėsuar identitetin e shumicės prej tyre, mėnyrėn e rekrutimit, organizata qė besohet se merret me kėtė, si dhe rrugėt e shkuarjes. Gazeta ka kontaktuar me tė kthyer nga Siria dhe familjarė tė tyre, tė cilėt nuk kanė pranuar tė flasin shumė pėr luftėn nė Siri. Xhihad po e konsiderojnė atė luftė. Pėr tė tillė ka bėrė thirrje njėri prej tyre.

Lavdrim Muhaxheri, 24 vjeē, nga Kaēaniku, ėshtė njėri prej luftėtarėve tė parė kosovarė qė u ėshtė bashkuar aradheve tė luftėtarėve tė Sirisė. Lavdrimi ka shkuar sė bashku me Naman Demollin. Demolli ėshtė “shehiti” i parė siē cilėsohet nga pėrkrahės tė tij.

Nė tetor nė kanalin Youtube ėshtė publikuar njė video e njė kosovari qė bėn thirrje pėr xhihad. “Koha Ditore” ka zbuluar se ai ėshtė Lavdrim Muhaxheri nga Kaēaniku. 24-vjeēari qė po lufton nė Siri, pėrmes njė videoje tė postuar nė Youtube, u ka bėrė thirrje shqiptarėve myslimanė qė t'i bashkohen “luftės sė shenjtė, Xhihadit”. Kėsaj thirrjeje i janė pėrgjigjur disa kosovarė.

“Ju nuk e dini vėllezėr se ēfarė krenarie ėshtė tė jesh nė tokėn e shenjtė tė Xhihadit”, thotė ai. “Mos rrini asnjė minutė nė shtėpitė tuaja, por ejani kėtu”.

Nė Kosovė, Policia e njeh mirė Lavdrimin. I ka pėrcjellė veprimet e tij, por nuk ka mundur tė bėjė asgjė mė shumė pos vėzhgimit tė lėvizjeve, kontakteve dhe veprimeve. Asnjė prej veprimeve tė tij nė Kosovė nuk kanė bazė pėr hetim penal.

Ligjet nė fuqi nuk sanksionojnė pėrfshirjen e shtetasve kosovarė nė konflikte jashtė vendit.




__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė